Kosova

Stojanoviq: Thaçi është zotuar t’iu përmbahet nënshkrimeve në Bruksel

Sipas tij, më nuk ka arsye që këto dy marrëveshje të shmangen edhe më gjatë.

Stojanoviqi me guxim të madh kërkon nga presidenti i ri i Kosovës Hashim Thaqi  që të merr përgjegjsit e punës së filluar në Bruksel, lidhur me asociacionin e komunave serbe në Kosovë

Zëvendëskryeministri i Kosovës Branimir Stojanoviq për RTS-në ka thënë se tani, pas zgjedhjes president, është koha që Hashim Thaçi të marrë përgjegjësi dhe të realizohen ato marrëveshje që janë arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, përfshirë Bashkësinë e komunave serbe, si dhe funksionalizimin e Gjykatës Speciale, që ai thotë se Thaçi si bartës i proceseve në Bruksel është zotuar t’iu përmbahet.

Sipas tij, më nuk ka arsye që këto marrëveshje të shmangën edhe më gjatë.

Ne presim që të zbatojë atë që është pjesë e marrëveshjes të koalicionit rreth përfaqësimit tonë në pozitat kyçe. Ne kemi marrë garanci dhe ne presim që ajo të bëhet, tha Stojanoviq.

Po ashtu, Stojanoviq tha se është e një rëndësie të veçantë që tani partitë politike shqiptare të zgjidhin konfliktet mes vete dhe të marrin përgjegjësi.