Liban

Mansour – El-Manarit : Unë përfaqësoi Libanin në Zvicër, mbrojë interesat e tij

Ministri i Jashtëm i Libanit, Adnan Mansour tha të enjten, më 23 janar 2014, në një intervistë me  TV El - Manar se pjesëmarrja e tij në Zvicër, pjesëmarrës në Konferencën e Gjenevës - II do të thotë se ai e  përfaqëson Libanin dhe mbronë interesat e vendit.


     Adnan Mansour, ndërkohë, duke prekur kritikën  e Bllokut 14 Marsi, në fjalimin e tij në Montreo, të mërkurën dhe e ka përshkruar atë si Ministër i Jashtëm të Sirisë.


Për fat të keq , ne jemi mësuar me një ton të tillë të shpeshtë. Kjo s’do  të na pengojë e as të na bëjë që të tërhiqemi nga pozita libaneze , tha ai.


    Duke folur për Al –Manar,  zyrtari libanez theksoi prania e tij ishte e mbrojtur edhe me deklaratën ministrore të qeverisë aktuale e cila përfshihet në formulën Populli, Ushtria dhe i Qëndresa.


     Ne nuk mund të heshtim ose të mbyllim sytë, kur shumë nga folësit, sidomos nga opozita siriane, flasin dhe e përshkruajnë Hizbullahun si një parti terroriste , tha Mansour.


    Rezistenca e ka hijeshuar Libanin dhe të gjithë kombin, e ka  nderuar popullin e Libanit me luftën e saj kundër pushtimit Izraelit , tha ministri, duke theksuar se është e papranueshme që të përshkruhet Hizbullahu si terroriste ose të akuzohet partia si  kryesja e masakrave.


     Sa herë që ne e mbrojmë Rezistencën, ne jemi duke mbrojtur pozitën e Libanit dhe popullin libanez. Nuk duhet të mbyllim sytë ndaj terrorizmit dhe të akuzojmë rezistencën. Kjo është krejtësisht e papranueshme , tha Ministri i Jashtëm i Libanit në fjalën e tij në Konferencën e Gjenevës II, në Zvicër.