Siria

Bisedimet e paqes për Sirinë rifillojnë në Gjenevë

Bisedimet për një zgjidhje paqësore të konfliktit gati tre-vjeçar në Siri do të  rifillojnë në Gjenevë, Zvicër.


     Sipas Press TV,  bisedimet e së hënës në mes të përfaqësuesve të qeverisë siriane dhe opozitës janë bllokuar rreth çështjes së  transferimit të pushtetit nga kryetari Bashar el-Assad.


    Megjithatë, ndërmjetësi i OKB-së Lakhdar Brahimi tha se ai do të sjellë të dy palët në tryezën e bisedimeve për një përpjekje tjetër në diskutimet politike. Dita e martë shënon ditën e katërt të bisedimeve.     Por ndërmjetësit kanë shprehur pak shpresa për një zgjidhje.


    Opozita thotë se Assadi duhet lënë pushtetin, duke i hapur udhën e  formimit të një qeverie kalimtare. Por qeveria thotë se roli i Assadit nuk diskutohet në bisedimet e Gjenevës dhe se roli i tij i ardhshëm është i pa diskutueshëm, është një vijë e kuqe.