Pse Izraeli e ka aktivizuar fushë betejën në Kuneitër
Një gazetë libaneze ka analizuar arsyet e aktivizimit izraelit në fushëbetejën e Kuneitrës në jug të Sirisë, por edhe forcimin e përkrahjes së regjimit cionist grupeve lokale teroriste dhe tekfiriste në jug të Sirisë. Gazeta libaneze ditoreEl Akhbar ka publikuar shkrimin analitik të Firas el Shukit me titull”Pse Izraeli e ka aktivizuar fushëbetejën në Kuneitër?” në të cilin ka rikujtuar në përkrahjen dhe ndihmën ushtarake, financiare, operacionale dhe medicinale të regjimit cionist teroristëve dhe tekfiristëve në jug të Sirisë, posaqërisht në periudhën e fillimit të konfliktit të armatosur në Siri gjatë vitit 2011. Në këtë artikull autori shkruan:”Izraeli duke përkrahur grupet tekfiriste në jug të Sirisë disa herë edhe drejtëpërdrejtë është kyçur në konfliktin e armatosur me ç’rast ka ndërrmarr sulme me artileri dhe sulme ajrore pozitat e forcave qeveritare siriane. Forcat ushtarake izraelite në shtator të vitit 2014 kanë rrëzuar një avion ushtarak sirian në rajonin e Kuneitrës në jug të Sirisë.
Sipas shkrimit të kësaj gazete, ndihma më e madhe izraelite për grupet teroriste dhe tekfiriste në jug të Sirisë janë shënuar gjatë vitit 2013 dhe 2014 me ç’rast pjesëtarët e grupi terorist”Lehad a Siria” kanë dhënë goditje të caktuara forcave qeevritare siriane në Kuneitër, në zonat lindore të Darës në jug të Sirisë. Gjatë vitit 2015 ky grup terorist nën kontroll të vet ka vendosur rajonin kufitar në rrafshnaltën e Golanit si dhe të gjitha kalimet kufitare përball teritorit të okupuar palestinez. Analisti i gazetës libaneze El Akhbar ka theksuar se në shkurt të vitit 2015 forcat qeveritare siriane me mbështetjen e aleatëve të saj kanë shkaktuar humbje të rënda teroristëve në jug të vendit, ndërsa gjatë çerekut të katërt të vitit 2015 është shkaktuar humbje të mëdha grupeve tekfiriste në operacionin”Stuhia jugore” kur forcat qeveritare siriane kanë rikthyer të gjitha pozitat e mëparshme të humbura dhe kanë rivendosur kontrollin mbi pjesën më të madhe në jug të vendit.
Burimi: İRİB