Liban

ISIS-i nuk nuk më aq i frikshëm në fushë-beteja

Shteti Islamik nuk është më aq i frikshëm në fushë- beteja. Elita e forcave të shërbimit kundër terrorizmit e Irakut lëvizë drejt një zonë në lindje të qytetit Ramadi, kryeqyteti i provincës Anbar
Shteti Islamik nuk është më aq i frikshëm në fushë- beteja. Elita e forcave të shërbimit kundër terrorizmit e Irakut lëvizë drejt një zonë në lindje të qytetit Ramadi, kryeqyteti i provincës Anbar

Bejrut –

Humbjet e fundit  të shtetit Islamik në fushë- beteja janë një sinjal se ushtria e tij  ka çaluar nga përkeqësimi dhe ka probleme me para, dezertorë dhe është duke u pakësuar me luftëtarë,  sipas analistëve dhe grupeve monitories.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke mbështetur forcat kurde dhe forcat arabe kanë çliruar pjesë të konsiderueshme të territorit nga grupi ekstremist në pjesë të Irakut dhe Sirisë, ku ajo pati deklaroi një kalifat në vitin 2014. Këto humbje janë të lidhur me mospagesën nga ana e grupit për   luftëtarët dhe rekrutimin e luftëtarëve të rinj për të zëvendësuar ata të të cilët e kanë braktisur, dezertuar me grupet e tjera militante apo të vdekur në fushën e betejës, thonë analistët. 

Këto çështje tregojnë se si një entitet që është i vendosur për të mbajtur, Shteti Islam nuk është i qëndrueshme, tha Jakob Shapiro, ekspert për shtetin islamik i cili jep shkencat  politikë në Universitetin Princeton.

 

Shteti Islamik godet përsëri në Siri pas humbjes së teritorit

 

Vetëm një vit më parë, shteti islam u pa si një forcë e madhe, e pasur, e organizuar, me mijëra luftëtarë të motivuar që mposhtën forcat rivale në Irak dhe Siri me shpejtësi të habitshme dhe brutalitet.

Por në muajt e fundit, vrulli i tij është i kundërt.  

Zyrtarët ushtarakë  të Shteteve të Bashkuara të Amerikës vlerësojnë se grupi ka humbur më shumë që 40 për qind të territorit të pushtuar në Irak dhe më shumë që 20 për qind në Siri. Forcat kurde dhe arabe, duke përfshirë edhe ushtrinë gjithnjë e më kompetente të Irakut, kanë avancuar ndaj grupit me ndihmën e sulmeve ajrore nga një koalicion i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuar të Amerikës.

Sulmet ajrore kanë dëmtuar infrastrukturën e naftës të Shtetit Islamik,   burimi  kryesor i të ardhurave, si dhe pengesat territoriale kanë zhveshur grupin nga mundësia e vjeljes, thonë analistët. E gjithë kjo, thonë ata, duket se ka detyruar grupin për të reduktuar pagat dhe përfitimet tjera për luftëtarët. 

Pakëz kanë pritur humbje të papritur të grupit konservator sunnit, i njohur për elasticitetin e tij dhe aftësinë për të befasuar kundërshtarët e tij. Gjithashtu ndoshta do vazhdoi shfrytëzimi i pakënaqësitë sektare që ka ndihmuar të fitojë besnikërinë, edhe pse nganjëherë i parëndësishëm, nga popullsia kryesisht muslimane sunite nën kontrollin e tij, një çështje që e ka bërë të vështirë për të mposhtur grupin.

Për më tepër, pezullimi i bisedimeve për paqe në Gjenevë të mërkurën të mbështetura nga Kombet e Bashkuara, për t'i dhënë fund luftës  në Siri  mund të komplikojë përpjekjet ndërkombëtare për të luftuar Shtetin Islamik, i njohur gjithashtu si ISIL dhe ISIS. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia përkrahin palet e kundërta në konflikt, por megjithatë kanë mbështetur bisedimet për shkak të shqetësimit se luftimet, të cilat kanë vrarë më shumë se 250.000 njerëz dhe miliona të tjerë janë zhvendosur, i japin mundësi të fuqizohet Shteti  Islamik.

Megjithatë, duket se ka një rritje të numrit të luftëtarëve të Shtetit Islamik të cilët kanë braktisur ose, në rastin e konfliktit sirian, dezertojnë në grupet  tjera militante, tha Vera Mironova, eksperte e grupeve të armatosura në Siri dhe Irak në Universitetit e Harvardit. Shkurtimet e pagave dhe të përfitimeve tjera kanë shkaktuar tek militantët  jofitimprurësnë Siri  po mendojnë për ndonjë marrëveshje më të mirë, me grupet e tjera të armatosura, tha ajo. 

Grupi, shtoi ajo, gjithashtu, është duke luftuar për të rimbushur radhët e luftëtarëve të saj të huaj, të cilët janë frymëzuar ideologjikisht, por edhe për shkak se një numër relativisht i madh i luftëtarëve që janë vrarë në fushë-beteja. Kufizime të ashpra kufitare të vendosura nga Turqia kanë ngadalësuar rrjedhën e luftëtarëve në Sirinë fqinje, tha Vera Mironova, hulumtimi i së cilës ka përfshirë qindra intervista me militantët të cilët janë duke luftuar në Siri dhe Irak. 

Ata janë në telashe të mëdha, tha Vera Mironova, duke iu referuar aftësisë së Shtetit Islamik për të luftuar.

Irakianët mendojnë se SHBA-ja është i lidhur me shtetin Islamik

Anëtarët e grupit në Rakka, i cili monitoron Shtetin Islamik, thonë se një numër në rritje i anëtarëve të huaj të grupit militant kanë kërkuar ndihmë për të ikur nga Siria. Kërkesat janë bërë në fshehtësi për shkak se Shteti Islamik rregullisht ekzekuton huajt të cilët përpiqen për të shpëtuar, tha një bashkë-themelues i grupit monitorues sirian, Muhammed Saleh, i cili ashtu si anëtarët e tjerë përdor një nofkë luftarake, për shkak të kërcënimeve nga militantët.

Ka shumë nga këta njerëz të cilët janë duke u përpjekur dëshpërimisht për të ikur, dhe jo vetëm nga Rakka, tha ai, duke iu referuar qytetit në lindje të Sirisë, që është kryeqyteti vetë-deklaruar i Shtetit Islamik.

Pjesë e kësaj është se këta njerëz janë duke lëvizur gjallë nëpër qytete si  Londra apo Parisi. Pas një viti  banimi në një qytet si Rakka, ata janë lodhur së jetuari pa energji elektrike dhe duke u bombarduan gjatë gjithë kohës. Ata janë mërzitur, ose ata e kuptojnë se i ashtuquajturi  kalifat nuk është ai që u tha se ishte.

Analistët spekulojnë se problemet e kanë detyruar grupin të miratojnë taktika të reja, të tilla si kryerja e sulmeve jashtë vendit. Kjo përfshin sulmet në Paris në nëntor të vitit që kaloi ku vranë 130 njerëz.

Sulmet jashtë vendit mund të jenë një përpjekje për të mbështetur rrëfimin e grupit kinse si gjithmonë është në sulm – të cilat ka qenë kyç për tërheqjen e militantëve të mundshëm.

Ata  e kanë përdorur këtë kartë të tyre që në fillim duke  i përshkruar fitoret e tyre si një shenjë nga Zoti, një shpërblim për besimin e tyre, tha ajo.

Në muajin tetor, 2015, Shteti Islamik shpalli një amnisti-mujore për dezertorët, sipas dokumenteve të siguruara dhe të përkthyera nga Ajmenn al-Tamimi, një ekspert  i Shtetit Islamik. Ai e quajti amnistinë shenja më e qartë e keqe e Shtetit Islamik në këtë luftë.

Sipas aktivistëve të monitotimit në Rakka, Shteti Islamik është duke bërë rekrutime me forcë ndaj shumë djemëve adoleshentë  në Siri për të luftuar për grupin e ISIS-it.

Analistët dhe grupet e monitorimit thonë se kanë vërejtur më shumë raporte të ekzekutimin e luftëtarëve të Shtetit Islamik të cilët ikën nga betejat e fundit kundër luftëtarëve kurdë Peshmerga në veri  Irakut  dhe ikën nga  lufta përball forcave të Irakut në qytetin Ramadi.

Marrja e masave të tilla ekstreme është një shenjë e sigurt e kohezionit të ulët dhe një forcë ushtarake që po digjet, , tha Shapiro i Princeton-it.