Nuk kemi zgjedhje tjetër veçse të fitojmë
Presidenti i Sirisë, Beshshar Esad ka bërë deklarata rreth zhvillimeve të fundit të jetuara në Siri.
Presidenti Beshshar Esad, në deklaratën e tij, të trasmetuar drejtpërdrejtë nga televizioni Siri u shpreh se, Sirisë më vete, Arabia Saudite dhe Turqia nuk janë të afta të marrin vetë vendimin të dërgojnë trupa ushtarake në Siri.
Disa nga pjesët që prevalojnë në fjalimin e Presidentit Esad janë këto:
Një person ka të drejtën të jetë kundër qeverisë dhe politikave të saj, mund të bëjë thirrje për ndryshimin e qeverisë, apo të politikave të saj. Por askush nuk mund të ndryshojë shtetin, të gjithë kemi nevojë për shtetin.
Një tjetër pikë e ndryshme është shteti dhe regjimi.
Për fat të keq, deri më tani, medja mështetëse e shtetit dhe media mështetëse e qeverisë kanë folur vetëm nën termin e regjimit, dhe kjo është një çështje e rrezikshme. Përdorimi i termit regjim është një sulm, por jo vetëm ndaj qeverisë, edhe një sulm ndaj popullit.
Në protestat në territorin e Sirisë, numri i pjesëmarrësve, në shkallën më të lartë nuk i kalon 150 mijë persona. Dhe shumica e tyre janë të paguar. Nuk është e vërtetë, por le të supozojmë se numri i tyre ka arritur 1 milion. Atëherë, 1 milion është i papërfllshëm në 14 milionë. Në fillime, kur dështonin i ktheheshin Nusras, më pas ISIS-it dhe mbërritëm në gjendjen e sotme.
Pika ku kemi arritur pas pesë viteve, shkatërrimi i themelit dhe dëmtimi serioz i ekonomisë kanë vërtetuar diçka: Perëndimi është gjithmonë i aftë për të shkatërruar, por jo për të rindërtuar në rrugëtimin e saj.
Vendet Perëndimore u fokusuan në mbështetjen e terrorizmit. Në të njëjtën kohë, loja kryesore është politike. E kanë prezantuar veten në Siri si, shtete paqësore që ndjekin politika paqësore.
Së dyti, për agjentët e tyre në Siri krijuan mbulesën e punëve politike. I treguan ata si, politikanët paqësor, të cilët duan ta shpëtojnë Sirinë nga shtypja, vdekja dhe mungesa e demokracisë.
Sugjerimet e tyre për “zgjidhje politike” kishin nënkuptimin e krijimit të konfundimit në mendjet e njerëzve normalë.
Duke qënë në dijeni plotësisht të qëllimeve të tyre dashakeqëse, pranuam të gjitha zhvillimet politike.
Më e rrezikshmja është se dhanë përshtypjen se lufta në Siri nuk ishte e jashme por luftë e brendshme, dhe e përdorën këtë. Lufta në Siri nuk është një luftë e brendshme. Është një luftë botërore që shtrihet deri në detin kinez. Ngjarjet në Siri janë një luftë e jashmte, e cila vijon nga rrogat e armiqve.
Politika e ndjekur në vitet e fundit u përkufizua sidomos me qeverinë e ndërruar të udhëheqjes pas Gjenevës së 2012-s. I gjithë ky formësim është bërë për një sulm të një lufte të brendshme për të paralizuar të gjithë rendin social ku ka penetruar shteti.
Formësimet më themeltare të këtij tranzicioni le me një zgjidhje, veçanërisht forcat e armatosura: kushtetutë copëzuar . kjo do të nxiste pjesëmarrjen e copëzuesv . Nëse ndodh kështu, copëzuesit do t’i dalin kundër njëri-tjetrit. Çdo copëzues do të mundohet të përforcojë pozicionin e tij me mbështetjen e fuqive të jashtme. Derisa, atdheu ynë të varet nga fuqitë e jashtme...
Pas Gjenevë 2, ndodhën shpërthimet ushtarake dhe iu shtua mështetja terroristëve. U mbrojt fuqishëm fakti që ata të merrnin pjesë si brenda edhe jashtë Sirisë, në zgjedhje. Populli sirian vërtetoi se mbështet kushtetutën dhe konceptin e shtetit civil.
Pas këtij hapi, kaluan në në epiqendrimin e çështjes së ISIS. Ai doli në pah në periudhat kur Ushtria Siriane po përparonte qëndrueshëm në rajonet veriore dhe lindore. E gjithë bota do të luftojë ISIS-in në Siri; por sillen një sy qorr, me shtetet që mbështesin në financiomin dhe logjistikën e këtij grupi.
Me fillimin e ndërhyrjes së Rusisë, jemi në këtë gjendje me grupimin terrorist, dhe me deklaratat e Vjenës dhe vendimet 2253 dhe 2254 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB, të cilat i hapën rrugë Gjenevë 3, ndodhemi në këtë situatë.
Ata filluan të flisnin për armëpushim kur filluan të mundeshin grupimet e armatosura. Ata nuk flasin për domosdoshmërinë e luftës me terrorizmin. Përparësia e tyre tani është armëpushimi. Dhe kjo është një shenjë që tregon se gjendja në fushëbetejë ka ndryshuar.
Përparësia e popullit sirian është lufta me terrorizmin. E vetmja gjë e rëndësishme është vendimi i popullit sirian, sovraniteti dhe njëshmëria. Kjo është e qartë dhe e padiskutueshme. Por, sipas tyre, këto tema duhen lënë mënjanë dhe duhet diskutuar për qeverinë e përkohshme. Kjo është një kundërthënie, veçanërisht për të gjitha vendimet mes dy akseve dhe se kjo është një rezultat i marrëveshjes ndërkombëtare të konfliktit. Një aks, duke u mbështetur në Kushtin e OKB mundohet të vërtetojë ligjshmërinë e tij ndërkombëtare. Aks tjetër do të jetë përcaktuar, sigurisht ky është Perëndimi që injoron të gjitha kushtet.
Mund të ketë një dialog me sirianët, për të arritur në zgjidhjen e diçkaje mes sirianëve; por nëse qëllimi është të dëmtohet kushtetuta dhe qeveria të kalojë kompetencat, nevojitet referendumi. Në këtë mënyrë, çdo shtetas sirian do të japë kontributin e tij.
Kemi nevojë për reforma në politikë, ekonomi dhe rregulin social; por në në njëjtën kohë kemi nevojë për qëndrueshmëri. Kjo është më e rëndësishme se çdo periudhë tranzitore. Edhe kjo duhet të jetë tematikë e kushtetuës së pranishme.
Kur Prenëdimi flet për armëpushim, mendoj se përgjigja është e qartë: kur të munden të armatosurit, armëpushimi bëhet mes ushtrive dhe shteteve; por jo mes shtetit dhe terroristëve. Për këtë arye, ky term është i gabuar, mund të pakësohen operacionet; por armëpushimi ka kuptimin e ndalimit të përparimit të terroristëve. Dhe kjo ka kuptimin e lejimit të furnizimit me armë dhe municione. Këto nuk mund të pranohen.
Ka shumë pyetje se kush është terrorist. Ata flasin për ISIS, Nusra, Ahrar el Sham apo Ushtrisë Islame. Si një shtet, terrorist i thuhet atij që ngre armën kundër shtetit dhe popullit të tij. Kjo është një situatë e qartë dhe e qashtër.
Kur diskutojmë nëse, Turqia, apo Arabia Saudite do të sulmojnë, apo nuk do të sulmojnë, apo nëse ato mund të marrin një vendim të tillë, apo kur i shohim si dy shtete që mund të ndryshojnë hartat i kemi kushtuar atyre më shumë rëndësi ngasa mbartin. Ata janë disa urdhëra të parëndësishëm.
Hyrja në Siri dhe luftimi në Sirir duhet të shihen në kornizat ndërkombëtare. Kjo nuk është një temë e thjeshtë sikur Sauditët do të hunë në Siri të bëjnë një piknik dhe të ndryshojnë gjithçka. Për këtë arsye duhet ngritur shqetësimi; gjithesi të mos injorojmë idiotësitë e tyre.
Nëse flasim për rrugët politike, pa marrë parasysh sugjerimet, kush është ortaku? Kjo është pyetja reale. Kush është ortak në këtë zgjidhje politike? Për mendimin tim, kjo pyetje është shumë e vështirë. Delegacioni i formuar në Riad, përbëhet nga terroristë dhe nga tradhëtarë. Kur flasim për sirianët dhe dialogun me sirianët, e kemi fjalën që do të negociojmë më sirianët që i përkasin popullit sirian. Jo ata që i kanë rrënjët diku tjetër, ata që janë këtu...
Nëse do të negocionim me delegacionin e Riadit, do të kishim negociuar me Sauditët. Nuk do ta diskutojmë m ta kushtetutën e Sirisë; por mund të diskutojmë kushtetutën e Saudisë. Mund të diskutojmë të drejtat e njeriut në Arabinë Saudite.
Kur Republika Arabe e Sirisë shkon për dialog, përfaqëson çdo shtetas sirian të ndershëm, çdo ushtar që lufton në rresht të parë, çdo dëshmorë dhe familjen e tij.
Zgjidhja e vërtetë, e luftimit të rerrorizmit dhe realizimit të një marrëveshjeje është vërtetuar se është ndjekja e pajtimit kombëtar dhe kushtetutës.
Ne nuk kemi zgjedhje tjetër veçse të fitojmë. Do të merret haku; por edhe çmimi do të jetë tepër i rëndë.
Burimi: Yakın Doğu Haber