Izrael

Izraeli kërkon ndarjen e Sirisë

Zyrtarët e lartë ushtarak dhe të sigurisë të regjimit cionist të cilët i përkrahin grupet teroriste kanë kërkuar ndarjen e Sirisë. Ram bin Barak, drejtori i përgjithshëm i organizatës së shërbimit sekret Mosad, ka thënë se ndarja e Sirisë është zgjidhja e vetme e krizës në këtë vend.Moshe Jalon, ministri i luftës së regjimit cionist gjatë takimit me zyrtarët evropian dhe mbretin e Jordanit në margjinat e konferencës së Minhenit, ka përsërit deklaratat e Barakut.Gjat pesë viteve të kaluara, prej kurr zgjasin konfliktet në Siri, shumë media botërore kanë shkruar se lufta në Siri që më parë është planifikuar nga ana e Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të implementohet plani i madh për copëtimin e Lindjes së Afërtë.

 Organizata cioniste sekrete në raport ka publikuar :” Sirinë të cilin e njohim në ardhmërinë e afërt nuk do të jetë unike , grupet të cilët veprojnë brenda vendit, gradualisht do të coptojnë Sirinë”. Nga ana tjetër, projekti izraelit gjendet në vet zemrën e rajonit dhe idetë e tilla veç janë provuar.Një pjesë e saj me sukses është implementuar në teren, ndërsa pjesa tjetër po realizohet në qetësi dhe larg shikimit. Nga pika izraelite e vështrimit, rajoni arab nuk paraqet një tërësi civilizuese kulturore, sikurse konsiderojnë arabët, por kjo është përzierja kulturore, gjuhësore, religjioze dhe nacionale.Izraeli shfrytëzon çdo rast të tregojë rajonin si mozaik i përbërë nga rrjeta e grupacioneve të ndryshme. Për këtë shkak, ky rajon nuk është kurrgjë më shumë se sa sintezë e popujve pakicë pa historinë e tyre të përbashkët e cila i bashkon. Historinë e vërtet e paraqet historia e çdo grupe veç e veç. Kjo analizë peshon drejt realizimit të dy qëllimeve.Qëllimi i parë do të ishte refuzimi i konceptit të nacionalizmit arab dhe rezistenca ndaj idesë së unitetit arab, pasi që sipas perceptimit izraelit, nacionalizmi arab paraqet idenë e rrethuar me mister, në rast se mund të flitet për këtë temë.Ky trend në mendimin izraelit cek në miratimin e strategjisë së nxitjes së rajoneve pakicë në rajon, si dhe duke marrë kohë pas kohe, idetë në formimin e shteteve të vogla druze dhe maronite në kufi me Izraelin të cilët do të paraqitnin diç rreth zonave të sigurisë.Kësi shtete të vogla Izraelit do të ofronin sigurinë dhe të formonin kufijtë material dhe moral në ndarjen  në mes tyre dhe shteteve arabe.