Vështrim i një fenomeni aktual (Diplomimet)
Jemi dëshmitarë , se kohëve të fundit , për të mos thënë viteve të fundit, bisedohet, diskutohet, debatohet , deri sa edhe në forma të talljeve, nëpër portale , rrjete të ndryshme sociale, madje edhe ndokush çpik barcoleta apo anekdota rreth çështjes së diplomimeve tek ne shqiptarët. Do të thoja që kjo dukuri është tmerruese në mesin tonë, për shum arsye. Në shumicën e rasteve këtë pluhur e ngrisin persona të cilët jo që kanë diplomuar në ndonjë profil, por as që kanë arritur ndonjë sukses në jetën e tyre, pamvarësisht në çfar aspekti. Disa të tjerë të cilët vet kanë diplomuar, por diplomimin e tyre e barazvlerësojnë me diplomimet e të të gjithë atyre që nuk kanë diplomuar si ky (me pasul , ose në kafene ), por janë vërtetë të diplomuar ndershmërisht, si dhe shum arsye tjera.
Mendoj që kjo gjendje tallëse, ndaj të shum diplomuarëve, në mendjet e shum shqiptarëve, sikur ka një karkater tendencioz, ose nxjerret nga qarqe të zymta qëllimëkëqija, e që disa njerëz me pavetëdije I promovojnë këto artikuj të gatuar në ato qarqe të zeza. Unë kam informacion që: prej se është themeluar universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” për çdo vjet kanëdiplomuar qytetarë maqedonas , sa kanë diplomuar 40 vite me radhe, qytetarë shqiptarë. Gjithmonë kemi biseduar se Maqedonasit janë shum më te arsimuar dhe më të shkolluarë se shqiptarët, ata janë të diplomuar, ata kanë kryer fakultete e magjistratura e doktoratura, por kurr askush nga shqiptarët nuk ka thënë që ato diplomime janë bërë nëpër kafene ose tëngjashme, por përkundrazi është krijuar ndjenja e nënshtrimit ndaj tyre , tek shqiptaret… Nga kjo mundë të del që , ne siduket nuk jemi mësuar që t’I shohim gjithandej njerëzit tanë të diplomuar, më rrallë të magjistruar, e tek tuk , me doktoratura. E tani kur iu është dhënë mundësia që fëmijët tanë , të rinjët tanë, të kanë mundësi t’i frekuentojnë dyert e fakultetve më me lehtësi, dhe natyrisht të kryejnë fakultete , natyrisht me sukses relativisht të ndryshëm, e normalishtë njënumër jo i vogël as qëhynë në garë të studimeve, disa të tjerë nuk ia dalin në krye, që të diplomojnë, etj. Jo gjithmonë tëgjith të diplomuarit janë kapacitet në profesionet e tyre, por nuk don të thot që tëmos studiohet apo të mos diplomohet. Tek e fundit Kryerja e studimeve është shkalla bazë për t’u profilizuar një student, por ajo që është më se e nevojshmë aq edhe e kohës që diplomës duhet të I bashkangjiten shum faktorë tjerë të mëtutjeshëm, deri në fundë të jetës së një të diplomuari profesionist. Për të mos u zgjatur tepër, do të thoja që , student tanë t’ i stimulojmë, të i mbeshtesim moralisht dhe finansiarisht (ata që nuk kanë mundësi studimi për shkaqe finansiare) t’ua hapim rrugët e mundshme studioze etj. E kursesi nuk më pëlqen tallja me kategorinë më të mirë dhe më shpresdhënëse të ardhmërisë së shoqërisë sonë. (cikli i parë)