Amerika nuk tërhiqet nga bota
Sekretari shtetëror amerikan Xhon Kerri ka mbajt fjalimin në Davos të Zvicrës, në kuadër të Forumit Botëror Ekonomik.
“Jam i befasuar me pohimet që kohë pas kohe i dëgjoj, se Amerika po tërhiqet nga bota, ky është mit, që Amerika po tërhiqet, heq dorë apo dorëzohet. Kjo aspak nuk është e vërtetë” ka deklaruar Xhon Kerri dhe ka numëruar shumë lokacione në të cilat SHBA-ja është aktor kryesor, që nga Lindja e Afërt, Lindja e Largët, Afrikë e Evropë. Kjo deklaratë e tij është përgjigje në kritikat e zyrtarit saudit i cili ka mbajt fjalimin para tij në Davos. Princi saudit Turki al Faisal, ish shefi i shërbimeve sekrete, ka thënë:
“ bota është e zhgënjyer me ndjenjën se politika e jashtme amerikane nuk ka drejtim të duhur”. Është e sigurt se çfarë ka dash të thotë princi saudit. Riadi është thellësisht i zhgënjyer dhe i tërbuar, nga fakti se SHBA-ja nuk ka intervenuar ushtarakisht kundër Sirisë, në konfliktin e të cilit thellë është e përfshirë vet Arabia Saudite, e cila me çdo çmim do ta rrëzojë pushtetin në Damask.
“Është i gabuar supozimi se ushtria është e vetmja levë e ndikimit të SHBA-ve, dhe në rast se nuk e kemi praninë e madhe ushtarake dhe nuk kërcënojmë me përdorim force, do të thotë që jemi në një mënyrë të përjashtuar nga rajoni”, ka deklaruar Xhon Kerri.”Nuk mund të gjeni asnjë shtet tjetër në botë, asnjë, në të cilin SHBA-ja nuk është aktive dhe e përfshirë në aq shumë shtete të Lindjes së Afërt”, ka deklaruar Xhon Kerri.
Me të vërtetë, SHBA-ja është e përfshirë jo vetëm në çështjet kryesore të të gjitha shteteve të Lindjes së Afërt, porse nuk është konstatimi i tepërt të thuhet, në të vërtetë në të gjitha shtetet në botë, ku më shumë e ku më pak, SHBA-ja është prezent, pasi që interesi i saj është global.
Sigurisht, “kritikat” nga ana e Arabisë Saudite janë të fokusuara ndaj veprimeve konkrete të politikës së jashtme amerikane, tërheqja nga sulmi ushtarak mbi Sirinë, është vetëm një detaj i cili ka shkaktuar reagimet e forta në Riad. Përafrimi diplomatik në mes SHBA-ve dhe Iranit, të paktën edhe pse po kryhet me hapa të vogla, të kujdesshme dhe të dyshimta, është arsye e mjaftueshme që paniku i ka përshirë pushtetarët saudit.
Burimi: Advance, Reuters