Izraeli thotë se ISIS- i është financuar me paratë turke
Ministri i Mbrotjes i Izraelit, Moshe Ya'alon zbuloi se Turqia kishte blerë naftë nga ISIS-i, kështu financonte aktivitetet e militantëve.
Siç e dini, Daesh (ISIS-i) pëlqente parat turke për naftë për një periudhë shumë, shumë të gjatë kohore. Unë shpresoj se do të jetë fundi, tha Moshe Ya'alon për gazetarë në Athinë pas takimit me homologun e tij grek, Panos Kamenos, raportoi RT.
Është në dorën e Turqisë, qeverisë turke, udhëheqjës turke, për të vendosur nëse ata duan të jenë pjesë e çdo lloj bashkëpunimi për të luftuar terrorizmin, tha ai.
Homologu Yaalon, ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos, bëri deklarata të ngjashme, duke thënë se një pjesë e madhe e tregtisë së naftës të ISIL-së, si dhe financimi i terrorizmit, po kalon nëpër Turqi.
Më herët, Rusia kishte akuzuar Turqinë për marrëveshjet e dyshimta me ISIS-in. Në dhjetor, Ministria Ruse e Mbrojtjes publikoi hartat dhe imazhet satelitore që thuhet se vërtetojnë se Turqia ishte konsumatori kryesor i naftës së kontrabanduar jashtë Sirisë dhe Irakut nga terroristët. Ministria gjithashtu pohoi se kryetari i Turqisë dhe familja e tij ishin të përfshirë në veprimtari penale.
Irani gjithashtu ka thënë se posedon fotografi dhe video që dëshmojnë se kamionet me naftë të ISIS-it hyjnë në Turqi.
Në dhjetor, i përfaqësuesi i Sirisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Bashar al-Xha'afari akuzoi gjithashtu Turqinë për mbështetjen e grupeve terroriste. Diplomati i bëri thirrje OKB-së, duke i bërë thirrje për t'i dhënë fund Ankara-ja shkeljeve dhe krimeve.
Turqia i ka mohuar akuzat, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës muajin e kaluar hodhën poshtë pretendimet e Rusisë se udhëheqja turke ishte e lidhur me kontrabandën e naftës të ISIS-it.
Turqia ka lejuar xhihadistët për të lëvizur nga Evropa në Siri dhe Irak dhe mbrapa, si pjesë e Daesh, (ISIS) rrjetit terrorist, dhe unë shpresoj se kjo do të ndalet, gjithashtu, shtoi Ya'alon, sipas një transkripti të komenteve të ministrit izraelit dhënë nga Ministria Greke e Mbrojtjes.
Një tjetër forcë që lufton kundër ISIS-it, një milici e muslimanëve shiitë të Irakut, ka pretenduar gjithashtu se terroristët kalojnë lirshëm përgjatë kufirit turk, Ankaraja i siguron militantët me mbështetje logjistike. Duke përmendur faktet e mbledhura nga të burgosurit dhe në fushën e betejës, një zëdhënës ushtarak për Organizatën Fronti Popullor i Bedrit tha se të dhënat që ata kanë mbledhur drejtpërdrejt implikon përfshirjen e Turqisë me Shtetin Islamik të Irakut dhe Levant. (ISIS apo ISIL)
Komentet nga vendet fqinje të Turqisë vijnë ndërsa Ankaraja dhe Tel Avivi janë duke u përpjekur për të përmirësuar lidhjet dhe të bisedojnë për importet e gazit. Zyrtarë të lartë izraelitë dhe turq u takuan në dhjetor për të vazhduar bisedimet për eksportimin e gazit natyror të Izraelit në Turqi.