Izrael

Hezbollahu është kërcënim më serioz për Izraelin

Gjenerali Gadi Eizenkot ka fol për rreziqet e cila sjell marrëveshjanukleare iraniane , duke theksuar se Republika Islamike e Iranit nëpërmjet Hezbollahut dhe grupeve tjera udhëheq luftën kundër Izraelit.Marrëveshja nukleare irianiane me vete sjell shumë rreziqe por edhe mundësi. Që nga viti 2005 kërcënimi kryesor për Izrealin është Irani.Marrëveshja në mënyrë të theksuar ka ndryshuar raportet e forcave dhe ushtria izraelite(IDF) pas arritjes së saj do të duhet të sjell vlerësimet e reja, duke potencuar se Irani në pesë vitet e ardhshme do të punoj për mbajtjen e marrëveshjes nukleare, por në 15 vitet tjera do të vazhdojë të punojë në programin e vet të prodhimit të armatimit nukleaer. Iranit i nevojitet arma nukleaer për shkak të ambiciesë së tij të bëhet edhe forca më e madhe rajonale.

Irani ka udhëheq luftën kundër Izraelit nëpërmjet Hezbollahut në Liban, i cili sot paraqet kërcënim më serioz për Izraelin. Poashtu  kemi parë përpjekje të ndikimit në Arabët në Izrael dhe Gazë. Vlerësohet se Irani do të përmirësojë gjendjen ekonomike, dhe në afat prej një ose dy vite do të drejtojë më shumë mjete për këtë kampanjë, ka thënë gjeneral Eizenkot. Ka fol për krizën në Siri, por jo si kërcënim e cila do të mund të shpërthej në kufijtë verior të shtetit hebre, por ka cek se radikalizimi i të ashtuquatur ISIS-it godet edhe shoqërinë palestineze. “Në rast se ekziston vendi ku ISIS-i mund të pësoj disfatë në afat prej një viti, ai është Sinaji. Në Siri do të zgjas me vite”, ka theksuar gjenerali Eizenkoti dhe shtoi “ekziston depërtimi mjaft i lartë në shoqërinë palestineze, posaqërisht në Gazë”. “Gjatë dy muajve të funidt kemi parë ndryshime në Siri dhe ISIS-i është ndaluar, por konflikti sunito-shiit do të zgjas me vite. Fuqitë botërore janë gjend në vështërësi dhe vështir që do të arrijnë diq”, ka përfunudar gjenerali Eizenkoti, ka transmetuar agjencioni izraelit INN.

Burimi: altermainstreaminfo.hr