Ekzekutimi nga Sauditët i një udhëheqës fetar i papranueshëm
Kryetari i Iranit, Hassan Ruhani ka kritikuar politikat rajonale dhe vendore të Arabisë Saudite, duke thënë se Rijadi ka marrë një rrugë të gabuar.
Duke folur në një konferencë shtypi të dielën për zbatimin e kohëve të fundit të një marrëveshje bërthamore midis Iranit dhe fuqive botërore, presidenti iu referua ekzekutimit të autoritetit të shquar fetar musliman shiit, Shejh Nimr Bakir al-Nimr nga regjimi saudit dhe e përshkroi atë si të papranueshëm.
Nëse dikush ka kritika për mungesën e drejtësisë sociale në një vend, përgjigjja e tij nuk është ekzekutimi, tha Hassan Ruhani.
Vrasja e një dijetar fetar dhe mosrespektimi i një pjese të konsiderueshme të shoqërisë nuk është diçka e pranueshme, shtoi ai.
Arabia Saudite më 2 janar 2016 ekzekutoi Shejh Nimr, në mesin e dhjetra të tjerëve. Ekzekutimi u dënua gjerësisht në përmasa ndërkombëtare, nga figurat politike dhe fetare.
Kryetari Hassan Ruhani kritikoi edhe trajtimin e katastrofës në Mina nga regjimi Saudit, në muajin shtator 2015, në të cilën u mbytën mijëra haxhinj gjatë Haxhit, si dhe agresionin Saudit në Jemen që ka lënë shumë jemenas të vdekur, të cilët ishin civil të pafajshëm.
Arabia Saudite ka filluar një rrugë të gabuar dhe është e nevojshme që ajo të ndërpresë këtë rrugë, Hassan Ruuhani vazhdoi duke thënë.
Në vende të tjera në fjalën e tij, kryetari iu referua zgjidhjes së çështjes bërthamore përmes bisedimeve si një model i mirë për zgjidhjen e çështjeve rajonale.
Irani dhe gjashtë fuqitë botërore (Rusia, Kina, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania, Franca dhe Gjermania) më 14 korrik 2015 finalizuan një marrëveshje për programin bërthamor të Teheranit, e njohur si Plani Gjithëpërfshirës i Përbashkët i Veprimit (JCPOA).
Të shtunën, më 17 janar 2016, Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhammed Xhevad Zarif dhe shefja e politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, njoftoi në një deklaratë të përbashkët se zbatimi i marrëveshjes bërthamore ka filluar zyrtarisht.
Burimi: IQNA News