Palestine

Mahmud Abbas: Jerusalemi (el-Kuds) , çelësi për Paqë

Kreu i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas, e quajti Jerusalemin (El-Kuds) zemra e Qeverisë Palestineze dhe kryeqyteti i saj historik dhe i  përjetshëm.  


     Sipas  agjensisë të Shërbimit Botëror (IRIB World Service) duke cituar Agjensinë News Tasnim, në Sesionin e 20-të të Komisionit el-Kuds të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në Marok, Mahmud Abbas paralajmëroi eskalimin e situates, për shkak se regjimi pushtues Cionist ka qëllim prishjen e pamjeve, imazhit arabo-islamik dhe të krishterë të Jerusalemit.  


    Ai përsëriti se Jerusalemi duhet të njihet zyrtarisht si kryeqytet i Palestinës në marrëdhëniet e shteteve muslimane, arabe  dhe me botën.
    Mahmud Abbas iu referua kërcënimeve të rrezikshme të subjektit Cionist kundër Jerusalemit dhe Xhamisë el-Aksa dhe tha: Mbrojtja e Jerusalemit (el-Kuds) është detyrë e të gjitha shteteve muslimane