Ministri i naftës i Iranit takon kryeministrin e Turqisë
Ministri i naftës i Iranit, Bixhan Namdar Zanganeh dhe Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan u takuan në Ankara të hënën, më 20 janar 2014, dhe diskutuan rrugët për të rritur tregtinë dypalëshe.
Zanganeh u takua, gjithashtu, me
ministrin turk të Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Taner Yildiz, kështu
raportoi IRIB të martën.
Bixhan Namdar Zanganeh njoftoi se
Kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdogan do të vizitojë Iranin javën e ardhshme.
Të dy palët shpresojnë për të
nënshkruar një numër marrëveshjesh, gjatë udhëtimit të z.Erdogan në Teheran,
shtoi Zanganeh.
Irani dhe Turqia kanë vendosur një
objektiv afat-gjatë prej 100 miliard dollarë për transaksionet vjetore të
tregtisë, tha Ambasadori turk në Teheran Umit Yardim në dhjetor zë vitit 2013.
Ai shtoi se në qoftë se të dy vendet themelojnë një qendër rajonale të
energjisë së bashku, ata mund të përshpejtojnë zhvillimin.