İran

Irani dënon sulmet terroriste vdekjepruese në Bejrutin jugor

Irani ka dënuar sulmet terroriste dhe çnjerëzore me bombë në jug të kryeqytetit libanez, në Bejrut, ku u vranë disa njerëz dhe janë  plagosur dhjetra të tjerë.


     Sipas Press TV, Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Iranit, Marzieh Afkham të martën ka thënë: Republika Islamike e Iranit dënon fuqishëm sulmin terrorist të sotëm i cili vrau dhe plagosi një numër të pafajshëm të civilëve libanez në Bejrut, viktimave, familjeve u shprehu keqardhje, ngushëllime, për këtë incident dëshprues, kurse të plagosurve u dëshiron shërim të shpejtë.


    Ajo shtoi : Pa dyshim, ky akt terrorist dhe lëvizjet tjera të ngjashme me grupet  tekfiriste në Liban dhe në rajon janë në përputhje me interesat e regjimit cionist  dhe kanë për qëllim të minojnë Bashkimin  Kombëtar të Libanit, stabilitetin dhe sigurinë.


    Zyrtarja e lartë iraniane më tej vuri në dukje se kombi libanez dhe liderët politikë janë shumë vigjilentë ndaj këtyre komploteve nga armiqtë e vendit, por ne nuk do të lejojmë që pasiguria të mbizotërojë në këtë vend.


     Të martën, më 21 janar 2014, të paktën katër persona u vranë dhe 46 të tjerë u plagosën kur dy makina bombë shpërthyen në lagjen jugore të quajtur Haret Hriek, e cila konsiderohet si një bastion i Lëvizjes Libaneze të Rezistencës Hizbullah në Bejrut.