Liban

Hizbullahu dënon sulmet terroriste në Irak, Turqi

Lëvizja e Rezistencës në Liban, Hizbullah të martën dënoi sulmet e vazhdueshme terroriste që godasin qytetet arabe dhe muslimane  dhe që pretendohet që ka dhjetëra viktima të pafajshme, që paten në shënjestër këto ditë, Stambollin dhe Bagdadin.

Në një deklaratë, lëvizja ofroi ngushëllimet për familjet e viktimave, duke shpresuar shërim të shpejtë për të plagosurit. 

Deklarata konsideruar se terrorizmi i cili godet kudo pa kufizime kërkon që të gjitha shtetet, organizatat dhe anëtarë të bashkëpunojnë për t'u përballur me rrezqet e tij sepse terrorizmi kërcënon të gjithë botën, jo një vend të veçantë, raportoi Al-Manar TV.

Hizbullahu theksoi se përballja me terrorizmin kërkon përkushtim, përpjekje drejt zhdukjes së tij, që ka shkaktuar kriza të cilat hapin rrugën për grupet terroriste për t’u zgjeruar.

Hizbullahu gjithashtu dënoi ata që financojnë dhe mbështesin grupet terroriste ushtarakisht dhe politikisht dhe, rrjedhimisht ata mbajnë përgjegjësi direkte dhe indirekte për aktet monstruoze të këtyre grupeve.

Shpërthimet terroriste në kryeqytetin e Irakut, në Bagdad, të hënën, vranë  më shumë se 50 njerëz.

Të martën, një shpërthim bombe në Stamboll ka lënë të paktën dhjetë të vdekur dhe 15 të tjerë u plagosën.

Grupi tekfirist, terrorist ISIL besohet të jetë pas sulmeve.

Burimi: IQNA News