Liban

Sejjid Hassan Nasrallah: Ekzekutimi i Shejh Nimr tregoi naturën tekfiriste të regjimit të Arabisë Saudite

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes së Rezistencës ‘Hizbullah’ Sejjid Hassan Nasrallah
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes së Rezistencës ‘Hizbullah’ Sejjid Hassan Nasrallah

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes së Rezistencës ‘Hizbullah’ tha se ekzekutimi i autoritetit të shquar fetar musliman shia, Shejh Nimr Bakir al-Nimr zbuloi fytyrën e vërtetë të regjimit saudit në botë.

Ky ekzekutim më shumë se kurrë ka treguar imazhin  kriminal dhe tekfirist të sistemit saudit në botë, tha të dielën Sejjid Hassan Nasrallah.

Ai e përshkroi lëvizjen në situatën aktuale të ndjeshme në rajon si tronditëse, duke thënë se ajo tregon se regjimi i Rijadit  nuk toleron asnjë kritikë.

Kur një regjim humb mendjen e tij, kjo do të thotë se ka arritur humnerë, shtoi ai.

Shenjat e përfundimit të këtij regjimi të korruptuar kriminal, të padrejtë, tekfirist, terrorist kanë filluar të shfaqen, deklaroi Nasrallah, duke thënë:      Vrasja e vëllezërve tonë, derdhja e gjakut tonë nuk do të shkojë kotë, sepse   ata duhet të frikësohen, ata duhet të fshihen.

Arabia Saudite të shtunën  kreu dënimin me vdekje padrejtësisht për Shejh Nimr. 

Autoriteti i lartë fetar, musliman shia, ishte në mesin e 47 individëve të cilët ishin vrarë të shtunën.

Shejh Nimr ishte arrestuar në vitin 2012 në rajonin Katif, në Provincën Lindore të Arabisë Saudite, ku shumica janë musliman shi’itë,  e cila ishte skena e demonstratave paqësore kundër regjimit në atë kohë.

Ai ishte akuzuar për nxitjen e trazirave dhe minimin e sigurisë të Mbretërisë Saudite. Ai i kishte refuzuar akuzat si të pabaza.

Burimi: IQNA News