Imami i Namazit të Xhumasë në Londër: Xhamia e Shenjtë e Imam Rizait, baza më e mirë për Promovimin e Unitetit Islamik
Imami i Namazit të Xhumasë në Londër ka thënë:
Xhamia e Shenjtë e Imam Rizait është baza më e mirë për Promovimin e Unitetit Islamik.
Huxhat al-Islam Shejh Hussein Turki i cili ndodhet në Iran për të marrë pjesë në Konferencën e Unitetit Islamik, mori pjesë në Xhaminë e Shenjtë të Imam Rizait (a.s.).
Ai e përshkroi Xhaminë e Shenjtë të Imam Rizait (a.s.), si burim i të gjitha bekimeve dhe tha: Xhamia e Shenjtë e Imam Rizait ka realizuar shumë aktivitete kulturore dhe konstruktive për mirëqenien e vizitorëve dhe për përhapjen e njohurive të Ehl-i Bejtit (a.s.) që janë me të vërtetë të mrekullueshme.
Duke vënë në dukje se një numër i madh i vizitorëve për çdo vit udhëtojnë në këtë vend të shenjtë, Shejh Hussein Turki tha:
Xhamia e Imam Rizait ka arritur të mbajë programe tërheqëse për vizitorët që janë të veçanta .
Ky vend i shenjtë ka botuar broshura mbi jetën e Imam Rizait (a.s.) në gjuhë të ndryshme, album me fotografi të vjetra dhe të reja të Xhamisë së Shenjtë të Imam Rizait dhe CD-, portikët dhe oborret e Xhamisë së Shenjtë për t’u paraqitur para njerëzve entuziastë , vazhdoi ai.
Duke iu referuar vizitës së tij në muzetë e Xhamisë së Imam Rizait, shtoi ai, Fatkeqësisht, shumë vizitorë në Xhaminë e Shenjtë të Imam Rizai (a.s.) nuk janë në dijeni të muzeve të tilla; kështu, Xhamia ka nevojë për përpjekje më të mëdha se më parë për të paraqitur këto muzeume, pasi që këto muze paraqesin shumë mirë historinë Islame.
Xhamia e Shenjtë e Imam Rizait (a.s.) është baza kryesore për promovimin e unitetit në mesin e muslimanëve të botës, ka thënë Imami i Namazit të Xhumasë në Londër.
Vlenë të shënohet se Huxhat el-Islam Shejh Hussein Turki mori pjesë në portikun e Dar al-Rahmah të Mauzoleut të Shenjtë dhe pastaj ndoqi programet e përgatitura me përkushtimin ngaMenaxhmenti i Vizitorëve jo iranianë.
Burimi: AQR