Shtetet islame duhet të qëndrojnë në krah të Iranit
Zëvendës i kryetarit të Këshillit të lartë islamik të qytetarëve të Libanit, shejh Abdul emir Kabalani ka theksuar: “Të gjithë neve dhe vendet islame në të mirë dhe në të keq, duhet të qëndrojmë pran Republikës Islame të Iranit pasi që ajo është mbrojtëse dhe i streh të gjithë popujve të kërcënuar në botë”.”
Gjatë takimit me ambasadorin e Republikës Islame të Iranit në Bejrut Muhamed Fathalin, shejh Abdyl emir Kabalani ka thënë:” Republika Islame e Iranit është boshti dhe forca e botës islame dhe neve gjithnjë alokojmë forcimin, prosperitetin, nderin dhe zhvillimin e popullit iranian”. Ai më tutje shtoi:”Irani sot është nga faktorët themelor të umetit islam. Irani në mënyrë të drejtë është sjell ndaj të gjitha goditjeve nga jashtë, ka treguar rezistencë dhe qëndrueshmëri në luftë kundër imperialistëve dhe luftën e vet e vazhdon gjer te fitorja përfundimtare”. Kabalani ka shtuar më tutje:” Ne kërkojmë nga Allahu i madhëruar që të jetë në krah të Iranit që edhe më tutje të mbetet streh e popujve të kërcënuar në botë”.
Ambasadori iranian Muhamed Fathali pas takimit me shejh Kabalanin në Bejrut ka uruar ditëlindjen e Muhamedit a.s, hazreti Isës dhe të imamit Xhafer Sadikut. Ai ka thënë se me shejh Kabalanin ka biseduar për ngjarjet aktuale në rajon, posaqërisht për situatën politike në Liban.Njashtu ka theksuar se kjo bisedë”ishte shumë e frytshme dhe pozitive” dhe shtoi:”Ne konsiderojmë se pas paraqitjes të grupit tekfirist terrorist ISIS në rajon ka ardhur në shprehje roli dhe rëndësia e ylemasë fetare dhe autoritetit të saj në ballafaqim me këtë devijim të tanishëm aktual. Ne duhet të jemi aktiv në forcimin e radhëve të popujve mysliman në luftën e tyre kundër tekfiristëve të ISIS-it, rrënjët e së cilës janë të themeluara nga regjimi cionist izraelit. Grupi terrorist tekfirist i ISIS-it është kërcënim për të gjitha vendet e rajonit dhe botës”, përfundoi ambasadori i Iranit në Liban Muhamed Fathali.