Ideologjia Vehabiste është origjina e grupeve tekfiriste
Zëvendës Sekretari i Hizbullahut, Shejh Naim Kassem në Liban tha se ideologjia Vehabiste është burimi i shfaqjes së grupeve tekfiriste në rajon.
Duke folur për Agjencinë e Lajmeve IQNA në margjinat e Konferencës së 29-të Ndërkombëtare të Unitetit Islamik në Teheran, Shejh Naim Qassem tha se rrymat tekfiriste filluan të dalin me mbështetjen e Vehabive në reagim ndaj pushtimit të Afganistanit nga ana e ish-Bashkimit Sovjetik.
Ai tha se grupet tekfiriste pastaj janë përhapur në pjesë të tjera të botës me mbështetjen e Arabisë Saudite.
Zyrtari i lartë i Hizbullahut vuri në dukje se ideologjia tekfiriste refuzon të gjitha grupet muslimane dhe shkollat e mendimit islamik, duke përfshirë shkollat sunnite, dhe nuk e konsideron asnjë grup tjetër përveç veten e tyre, si musliman.
Ai tha se grupet tekfiriste përbëjnë kërcënim më të madh për muslimanët sunnitë se për muslimanëve shiitë dhe pasuesit e shkollave të tjera të mendimit.
I pyetur mbi mënyrat për t'iu kundërvënë tekfiristëve, Shejh Naim Kassem tha se kjo mund të bëhet përmes promovimit të vërtetë Islamit të Muhammedit (a.s.) dhe rritjen unitetin mes dijetarëve muslimanë shiitë dhe dijetarëve të muslimanëve sunnitë.
Ai iu referua ajetit 103 të sures Ali Imran,në Kur’an, (3):
“Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur’anin) e All-llahut, e mos u përçani! Përkujtomie nimetin e All-llahut ndaj jush, kur ju(para se ta pranonit fenë Islame) ishit të armiqësuar, e Ai bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntitë e Tij aguat të jeni vëllezër. Madje ishit në buzë të greminës së Xhehennemit, e Ai ju shpëtoi prej tij. Po kështu All-llahu ua shqaron juve argumentet e veta që ju të gjeni të vërtetën e lumtur.” Dhe tha se uniteti musliman do të ndihmojë për të luftuar grupet tekfiriste.
Ai gjithashtu iu referua fitoreve të fundit në luftën kundër terroristëve tekfiristë në rajon dhe shprehu shpresën se me Vullnetin e Allahut, këto fitore do të vazhdojnë.
Konferenca e 29-të Ndërkombëtare e Unitetit Islamik nisi në Teheran të dielën me pjesëmarrjen e qindra mendimtarëve, studiuesve muslimanë shi’a dhe muslimanëve sunni nga mbi 70 vende.
Kriza e tanishme me të cilat përballet Bota Islame ishin subjektet kryesore të diskutuara në këtë ngjarje ndërkombëtare, i cila përfundoi të martën pasdite.
Burimi: IQNA News