Arroganca globale, Islamofobia, Burimet kryesore të krizave rajonale
Zëvendës Sekretari i Hizbullahut, Shejh Naim Kassem i Libanit tha se arroganca globale dhe përhapja e islamofobisë në botë, janë dy burimet kryesore të krizave në rajon.
Duke iu drejtuar Konferencës së 29-të Ndërkombëtare të Unitetit Islamik në Teheran të dielën, Shejh Naim Kassem tha se fuqitë hegjemoniste kanë luajtur një rol të madh në ruajtjen e pushtimit dhe mbështetjen e regjimit të korruptuar në rajon.
Ai shtoi se përhapja e një imazhi negativ dhe të shtrembëruar të Islamit është një tjetër shkaktar i krizave, të cilat duhet të trajtohen.
Qindra musliman shiitë dhe studiues musliman sunni kanë ardhur në Teheran për të marrë pjesë në Konferencën e 29-të Ndërkombëtare të Unitetit islamik.
Kriza e tanishme me të cilat përballet Bota Islame janë subjektet kryesore që do të diskutohen në këtë ngjarje ndërkombëtare, e cila do të zgjasë deri të martën.
Pjesëmarrësit në konferencë janë figura të arsimuara muslimanë, ministrat e vendeve islamike, autoritete fetare, studiues dhe përfaqësues të qarqeve shkencore dhe kulturore nga Irani dhe nga gjithë bota.
Në vende të tjera në fjalën e tij, Shejh Kassemi iu referua rezistencës së Hizbullahut kundër regjimit sionist të Izraelit dhe luftën e tij kundër terroristëve tekfiristë, si një e rrugë e drejtë që duhet vazhduar.
Disa thonë se lufta kundër grupeve tekfiriste mund të parandalojë Hizbullahun nga luftimi i regjimit sionist, ka thënë ai, duke shtuar se kjo nuk është e vërtetë, sepse lufta kundër terroristëve tekfiristë është pjesë e luftës kundër armiqve.
Shejh Naim Kassem foli edhe për vrasjen e fundit të figures së Hizbullahut Samir Kantar nga regjimi i Tel Aviv-it dhe tha se sionistët do të paguajnë për këtë krim.
Samir Kantar u vra javën e kaluar gjatë një sulmi izraelit i cili kishte në shënjestër shtëpinë e tij në qytetin sirian të Jaramana, që ndodhet 10 kilometra nga kryeqyteti, Damask.
Ai ishte liruar nga një burg izraelit gjatë një shkëmbimi të të burgosurve mes Hizbullahut dhe Izraelit në vitin 2008, pasi ka shërbyer 29 vjet në burg.
Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut, Sejjid Hassan Nasrallah ka theksuar se Hizbullahu rezervon të drejtën për të reaguar ndaj këtij atentati.
Burimi: IQNA News