Liban

Sejjid Nasrallah: Përkujtimi i Ashures na afron tek Allahu

Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut, Sejjid Hasan Nasrallah, ka thënë se armiku i myslimanëve është duke filluar një luftë kundër nesh, duke theksuar se ceremonitë përkujtimore të Ashures janë seanca ku ne adhurojnë Allahun dhe për të trajtuar çështjet e këtij kombi.
    Në natën e parë të muajit Muharrem, Sejjid Nasrallah në kompleksin Al- Shuhada, në periferinë jugore të Bejrutit, tha se Ummeti Islam ka dëshmuar gjatë viteve të fundit, në kushte të vështira, se tensionet po përshkallëzohen dhe kryengritje sektare po kërcënojnë muslimanët.
     Duke iu përgjigjur disa Takfiristëve, të cilët konsiderojnë se ceremonitë përkujtimore të Ashures janë seancat e politeizmit, Sejjid Nasrallah theksoi se tezat e ceremonive të vajtimi janë seancat ku Allahu madhërohet dhe ku çështja e kombit diskutohet. 
     Këto tubimet, sesione, janë për namaz, vende ku këndohet  Kur'ani i Shenjtë, ku përmbushen udhëzimet e pejgambereve,  ne  konsiderojmë se këto seanca na sjellin më afër tek Allahu .
      Ndërkohë,  Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut, Sejjid Hasan Nasrallah, bëri thirrje që njerëzit të bashkëpunojnë me forcat e sigurisë , ushtrisë libaneze dhe të gjithë atyre të cilët ruajnë këto ceremoni.
    Situata e sigurisë në vendin tonë dhe në rajone kërkon nga ne që të marrim masa të tilla .

     Duke folur rreth Islamit, Sejjid Hasan Nasrallah i bëri thirrje botës që të mos gjykojnë fenë tonë përmes sjelljeve të këqija të disa njerëzve, të cilët pretendojnë se janë muslimanë dhe kryejnë krime, ne pyesim:

     A e kemi gjykuar ne Krishterimin nëpërmjet sjelljeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës?
       Duke i kritikuar sulmet amerikane me drona në Pakistan dhe Afganistan, kreu i rezistencës tha:

    Çdo vit, forcat ajrore amerikane vrasin mijëra njerëz me sulmet raketore nga dronat.  Megjithatë, askush nuk i përshkruan këto sulme si krime lufte.