Ajetullah Khamenei mbron negociatorët, paralajmëron për armiq “të buzëqeshur”.
Lideri suprem Ajetullah Khamenei tha fjalën e tij të fundit në lidhje me çështjen e programit bërthamor të Iranit, duke shprehur në fjalimin e tij, mbështetjen e qartë ndaj grupit të punës për negociata të programit bërthamor, mbajtur me rastin e Dita Kombëtare të Rezistencës Kundër Arrogancës Botërore. Ai gjithashtu paralajmëroi se shqetësimi i SHBA-së në lidhje me programin bërthamor të Iranit është një justifikim, dhe armiqësitë midis dy vendeve do të vazhdojë edhe në qoftë se negociatat bërthamore nuk arrijnë në një marrëveshje.
Ata janë bijtë e revolucionit dhe zyrtarë të Republikës Islamike, ju drejtua Ajetullah Khamenei Ministrit të Jashtëm Zarif Xhevad Muhamed, i cili është duke udhëhequr negociatat me pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së plus Gjermaninë (P5 +1) dhe ekipin negociues. “Ata janë të angazhuar, me përpjekje të mëdha, në një mision të vështirë, vazhdoi ai, duke theksuar se askush nuk duhet t’i pengojë ata, t’i fyejë ose t’i përçajë.
Ai gjithashtu paralajmërojë negociatorët për besueshmërinë ndaj Amerikës: “Ju nuk mund t’i besoni një armiku që buzëqesh. Këshilla ime është që të keni kujdes dhe kurrë mos lejoni buzëqeshjet mashtruese të armikut t’ju çojnë në një humbje të sigurtë. ”
Zyrtarët duhet t’i kushtojnë vëmendje deklaratave dhe veprimeve të palës kundërshtare. Nga njëra anë, ata buzëqeshin dhe bëjnë deklarata në favor të negociatave, por nga ana tjetër ata menjëherë të thonë se të gjitha opsionet në tryezë. Mediat iraniane reaguan ashpër ndaj komenteve të residentit amerikan Barak Obama se të gjitha opsionet janë në tryezë duke folur për Iranin, në një takim me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahun, menjëherë pas telefonatës historike mes presidentëve të Iranit dhe SHBA-së.
Pa përmendur emra, Ajetullah Khamenei gjithashtu iu përgjigj deklaratave të mega-donatorit republikan Sheldon Adelson, i cili gabimisht është quajtur një politikan amerikan në mediat iraniane. Në një ngjarje në Yeshiva University, Adelson tha se Obama duhet të hedhë një armë bërthamore në një shkretëtirë në Iran si një paralajmërim për të ndaluar programin e tyre bërthamor, dhe të hedhë një të dytë në Teheran, nëse ato nuk do ndalen.
Ajetullah Khamenei ju përgjigj, Nëse amerikanët janë duke thënë të vërtetën dhe e kanë seriozisht në lidhje me negociatat, atëherë duhet t’a rrahin këtë njeri që nxjerrë fjalë të kota nga goja. Një qeveri që ka këto iluzione, e cila ka një përgjegjësi globale në punët bërthamore, duhet të jetë i ndërgjegjshëm që është një gjë e gabuar të kërcënosh një vend tjetër “ duke përdorur një shprehje që më të saktë mund të përkthehet në për dreq që do ja arrijmë.
Në negociatat e mëparshme të programit bërthamor në të cilin Iranit ju pezullua kërkesa për pasurim, Ajetullah Khamenei tha: Në dashtë Zoti ne nuk do të shohim dëm nga këto negociata, sepse do të jetë një përvojë e fituar nga kombi, ashtu si përvoja e pezullimit të përkohshëm të pasurimit gjatë vitit 2003 dhe 2004, kapaciteti i të menduarit dhe të analizuarit tek njerëzit mund të shkojnë dhe më tej. Në tetor 2003, në negociata me Francën, Evropën dhe Gjermaninë (EU-3), Irani ra dakord të pezullojë pasurimin dhe aktivitete të tjera të përpunimit. Ai rifilloi pasurimin në vitin 2005, pak para se presidenti Mahmud Ahmedinexhat të merrte detyrën.
Në lidhje me negociatat e EU -3 të cilat i udhëhoqi presidenti Hassan Rouhani kur ishte kreu i Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Lartë, Ajetullah Khamenei tha: Një dekadë më parë në negociata me Evropën, ne u tërhoqëm në një farë mënyre, edhe pse pezullimi në realitet na qe imponuar, ne e pranuam por pas dy vitesh pezullim dhe mbyllje e shumë aktivitetesh të gjithë e kuptuam se edhe pas të gjithash, nuk kishte absolutisht asnjë shpresë për të bashkëpunuar në anën perëndimore.
Ai vazhdoi: Nëse ne nuk do e kishim bërë këtë (pezullimin) disa do të kishin pohuar se me tërheqje problemet do të zgjidheshin një herë e përgjithmonë dhe çështja bërthamore do të normalizohej. Por, me përvojën e pezullimit të përkohshëm, të gjithë e kuptuan se pala kundërshtare kishte pasur qëllime të tjera, prandaj dhe ne rifilluar punën dhe progresin.
Ajetullah Khamenei gjithashtu ka deklaruar se ai nuk është optimist për negociatat aktuale, për shkak se nuk janë të qarta dhe se a do të sjellin rezultatet që kombi shpreson. Por ne besojmë se kjo përvojë nuk do të sjellë asnjë problem me kusht që kombi të jetë vigjilent dhe të jetë i vetëdijshëm se çfarë po ndodh.
Ai paralajmëroi gjithashtu pjesmarrësit në negociatat bërthamore që të mos mendojnë se ato do të zgjidhin të gjitha problemet ekonomike të Iranit. Sipas disa mediave të huaja që punojnë për të mashtruar opinionit publik sugjerojnë se në qoftë se ne investojmë mbi çështjen bërthamore atëherë të gjitha problemet tona ekonomike si dhe problem të tjera do të zgjidhen.
Ai theksoj edhe një listë ankesash të cilat nuk janë të lidhura me dosjen bërthamore, të tilla si sanksionet që filluan pas revolucionit, të shtënat ndaj pasagjerëve të fluturimit të aeroplanit të 655 dhe aktivitete tjera që Irani akuzon Shtetet e Bashkuara se kanë dorë në të, duke treguar në se dosja bërthamore nuk është asgjë më shumë se një justifikim për Shtetet e Bashkuara ,” shtoi ai.
“Në qoftë se është bërë një rezolutë në dosjen bërthamore, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojë me armiqësinë e saj edhe me dhjetëra arsyetime të tjera të tilla: si me progresin e raketave të Iranit, kundërshtimi ndaj regjimit zionist dhe përkrahjen e Iranit për rezistencë.
Duke ripërsëritur thënien e famshme nga Ajetullah Ruhollah Khomeini “Armiqësia amerikane me Republikën Islamike të Iranit është për shkak se kombi iranian, në refuzimin e dëshirave të tyre, janë të bindur se Amerika nuk ka shans t’u bëjë gjë.