Pikët kontestuese të marrëdhënieve të reja turko-izraelite
Pas pesë vitesh ndërprerjesh të marrëdhënive, Izraeli dhe Turqia janë pajtuar që gjërat të kthejnë në gjendje normale, pasi që janë dakorduar rreth memorandumit për mirëkuptim i cili përfshinë shumicën e pikëve , sipas burimeve izraelite, gjersa edhe më tutje shtrohet çështja e bllokadës së Gazës, duke marrë parasysh se Ankaraja ka kërkuar përfundimin e saj.Sikurse që parasheh memorandumi për mirëkuptim, burimet izraelite cekin se Izraeli do të themelojë një fond kompensues për viktimat e sulmit në anijen turke”Mavi Marmara” në shumën prej 20 milion dollarësh, gjersa Ankara nga ana tjetër, do të ndalojë aktivitetin e krahut ushtarak të Hamasit në territorin e vet. Edhe pse kërkesa e njohur turke për debllokadën e Rripit të Gazës edhe më tutje është pikë kontestuese në mes të dy palëve, kanali televiziv izraelit Kanal 10 ka kumtuar, sipas burimeve lokale, se ekzistojnë propozimet e ndryshme për zgjidhjen e problemit të bllokadës politike të Gazës, e cila i është implementuar që nga viti 2007 nga ana e Izraelit.
Kanali 10 sqaron se të dyja palët janë pajtuar lidhur me disa pika, sikurse kompensimi në të holla viktimave turk, ripërtritjen e plotë të marrëdhënieve diplomatike si dhe sjellja e ligjit në parlamentin turk me të cilën do të ndërpriten paditë kundër usharëve dhe oficerëve izraelit, si dhe premtimin që Turqisë do ta dëbojë liderin Saleh al Arourin nga Stambolli dhe do të kufizojë aktivitetin e kësaj lëvizjeje në vend. Pas kësaj, dy vendet në bazë të marrëveshjes, do të shqyrtojnë mundësin e bashkëpunimit në fushën e gazit natyror dhe blerjes së saj nga Izraeli, i cili me gassjellësin nëpërmjet territorit të Turqisë do të eksportohej edhe në Evropë. Ministri izraelit i energjetikës Yuval Htainc ka përshëndetur memorandumin e mirëkuptimit dhe konsideron se zbulimi i gasit nga Izraeli me të madhe ka kontribuar afrimit të Tel Avivit dhe Ankarasë, e cila tregon interes të madh për importin e tij. Nachman Shai(Unioni cionist), anëtar i Knesetit(parlamenti izraelit) dhe anëtar i Komitetit për punë të jashtme dhe siguri, konsideron se ekziston mundësia e madhe që Turqia dhe Izraeli së shpejti në tërësi do të ripërtrijnë marrëdhënet e tyre të plota diplomatike.Shai, thekson se ndryshimet e mëdha që kanë ndodh në Lindjen e Afërt kanë nxitë Turqinë dhe Izraelin në mirëkuptim, përveç interesit të përbashkët të cilën të dyja shtetet e shohin në gasin natyror, duke shtuar se”sa i përket çështjes së Gazës, pres që do të arrihet marrëveshja shumë e rëndësishme për pakon e lehtësirave për Gazë, në vend se të qaset debllokadës së saj”.Në përputhje me këtë, Shai pajtohet me zyrtarin politik izraelit i cili ka theksuar se kërkesa e Turqisë për debllokadën e Gazës është më problematike për Izraelin në aspekt se paraqet pikën kyçe të mos pajtimit në mes dy shteteve.
Zyrtari anonim izraelit ka deklaruar për radion ushtarake izraelite se Izraeli nuk ka qëllim të shfuqizojë bllokadën detare të Rripit të Gazës, por Izraeli shqyrton mundësinë që Turqia të pajtohet me hapa të tjera me qëllim të lehtësimit të bllokadës. Ish ambasadori izraelit në Ankara Alon Liel nuk ishte i befasuar me arritjen e marrëveshjes me Turqinë lidhur me anijen”Mavi Marmara” pas dërgimit të mëparshëm të faljes, ai konsideron me siguri ekzistimin e pikës e cila nuk zbulon ardhmërinë e bllokadës së Rripit të Gazës, dhe ka thënë se Hamasi bën shtypje në Ankara”për të drejtuar atë që përsëri të rishqyrtojë raportet dhe peshën e rrethimit të Gazës”. Liel thotë se gjëja më komplekse, më e rëndësishme dhe befasuese e besa edhe dramatike në këtë marrëveshje paraqet fillimi i bisedimeve lidhur me ndërtimin e gassjellsit nga Izraeli drejt Turqisë.Thekson se dy shtetet kanë nevojë të lidhin marrëveshje për gasin pasi që lidhjet në mes Rusisë dhe Turqisë janë përkeqësuar, prej të cilës vie 60% të gasit të importuar, si dhe nevojës së Izraelit të gjejë zgjidhje të nevojshme për sasit e mëdha të zbuluara të gasit në bregdetin e tij. Për këtë shkak Lieli konsideron se ekziston mundësia e madhe se Izraeli dhe Turqia do të vazhdojnë bisedimet me të cilët do të kthejnë në vendin e vet interesat e bazuara reale të përbashkëta politike dhe ekonomike.Përkundër kësaj, ish ministri i jashtëm izraelit Avigdor Liberman ka tërhjek vërejtjen se marrëveshja me Turqinë do të sjell dëmin e madh politik, duke e përshkruar si oportunist dhe jotaktik. Ai poashtu frikësohet se marrëveshja me Turqinë do të dëmtojë lidhjet e Izraelit me Rusinë, Greqinë, Qipron dhe Egjiptin pasi që”vështirë është paramendosh se Erdogani do të tërhiqet nga kërkesat e tia për Gazën, ndërsa çdo lehtësi e ofruar në këto çështjet do të bien në llogari të Egjiptit”.
Por, ish minsitri izraelit Yossi Beilin përkrah një marrëveshje të tillë duke deklaruar se Turqia është shtet i madh me popullatë myslimane, anëtare e NATO-së dhe se”me Turqinë kemi armiq të përbashkët, që marrëveshjes i jep rëndësinë e saj strategjike për të ardhmen e sigurtë të Izraelit”.
Burimi: Al Jazeera