OKB-ja kritikon Rijadin për sulme ndaj civilëve në Jemen
Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka kritikuar Arabinë Saudite për kryerjen e një sasie disproporcionale të sulmeve ndaj zonave civile në Jemen.
Zeid Rad el-Husein i bëri këto komente gjatë seancës së parë publike të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Jemen të martën.
Huseini tha se ai e ka vërejtur bombardime të rënda nga toka dhe ajri në zonat e Jemenit me një përqëndrim të lartë të civilëve dhe shkatërrimin e infrastrukturës civile, të tilla siç janë spitalet dhe shkollat.
Ai shtoi se një sasi disproporcionale duket të jetë rezultat i sulmeve ajrore të kryera nga avionët Sauditë.
Arabia Saudite filloi sulmet ushtarake kundër Jemenit në fund të marsit, 2015, supozohet për të minuar lëvizjen Ansarullah për të sjellë ish-presidentin e arratisur, Abd Rabbuh Mansur Hadi përsëri në pushtet.
Vazhdon të rritet numri i të vdekurve dhe situata humanitare është e tmerrshme në këtë shtet të varfër të Gadishullit Arab dhe kjo ka ngritur shqetësime në mesin e grupeve të të drejtave të njeriut ndërsa sipas burimeve të Jemenit më shumë se 7,500 njerëz janë vrarë dhe mbi 14.000 të tjerë u plagosën.
Zeid Rad el-Husein, ndërkohë, i bëri thirrje Këshillit të bëjë gjithçka me fuqinë e tij për të ndihmuar frenimin e përdorimit të forcës nga të gjitha palët dhe të bëjë thirrje të gjitha palëve që t’i përmbahen parimeve bazë të ligjit ndërkombëtar humanitar.
Sipas diplomatëve, Takimi i së martës kishte për qëllim për hedhur më shumë dritë mbi konfliktin dhe presion ndaj të gjitha palëve për të kërkuar dhënien fund të krizës nëpërmjet negociatave.
Një armëpushim i ripërtërirë shtatë-ditorë, nën patronazhin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara kanë rënë dakord midis palëve ndërluftuese në Jemen dhe filloi më 15 dhjetor, por armëpushimi është shkelur në mënyrë të përsëritur.
Raundi i parë i bisedimeve të paqes u shtye deri të dielën, ndërsa i dërguari i OKB-së në Jemen, Ismail Ould Shejh Ahmed, tha se të dy palët do të takohen përsëri më 14 janar, 2016.
Në vende të tjera në fjalën e tij, Zeid Rad el-Huseini paralajmëroi këshillin 15-anëtarësh për pasojat e mundshme të një shteti të dështuar në Jemen, duke thënë se ata në mënyrë të pashmangshme do të krijojnë një strehë të sigurtë për grupet radikale dhe fetare ” si Daesh (ISIS).
Grupet e të drejtave kanë kritikuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe dhe shtete të tjera perëndimore për sigurimin me armë për sauditët, të cilat janë përdorur në luftën në Jemen.
Burimi: Press TV