Kerkimet Filozofike Fetare

Mësimet e Hadithit Thekalejn nga Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Mësimi i Dymbëdhjetë

“Vijojmë sqarimin e shumë çështjeve të lëna pezull dhe shpjegimin e duhur për shpifjet, që janë bërë gjatë historisë kundër besimtarëve muslimanëve shiitë”.

Prezantuesi: “Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit Mëshirëplotit. Shpëtimi dhe paqja qofshin mbi të dërguarin besnik të Allahut (xh.sh.) mbi Muhammed Mustafain (s.a.u.s.) mbi familjen e tij të pastër dhe mbi bashkëkohësit e tijtë zgjedhur e të nderuar.Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut (xh.xh.) qofshin mbi ndjekësit tanë të nderuar”.

Prezantuesi: “Ju përshëndesim me përshëndetjen më të bukur: “Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu”. Ja ku jemi sërish me ju, në programin tonëtëdymbëdhjetë,me titullin e ri “Argumentimi dhe Zinxhiri i Transmetimit të Hadithit Thekalejn”.Si fillim lërmëni t’iu bëj të ditur se, këtë program do t’ia kushtojmë pjesërisht çështjes, së ardhjes së Imam Mehdiut (a.s.), të birit të bekuar dhe të dëlirë të Muhammedit (s.a.u.s.). Duke u mbështetur në hadithët e vërtetë, pohojmë me bindje të plotë se Imam Mehdiu (a.s.), do të mbushë botën me drejtësi dhe udhëzim, pasi kjo e fundit do të jetë e mbytur dhe e zhytur, në llumin e egërsisë, despotizmit, dhunës, shtypjes dhe tiranisë. Me rastin e afrimit të datës pesëmbëdhjetë, të muajit hënor Shaban, i urojmë ndjekësve tanë të nderuar, besim, begati, fat, lumturi dhe mirëqënie. Le të lutemi së bashku që Allahu (s.u.t.), ta afrojë sa më shpejt ardhjen e Imam Mehdiut (a.s.). E përshëndesim dhe ne nga ana e ndjekëve tanë të nderuar, Zotëri Kemal Hajdarit, të cilit i urojmë shëndet të plotë. Mirë se erdhët në programin tonë Zotëri Sejjid Kemal Hajdari”.

Prezantuesi: “Zotëri për hir të së vërtetës, e përsërisim faktin se versioni i rremë i Hadithit Thekalejn:“Libri i Allahut dhe Sunneti im”, nuk ka asnjë zinxhir të vërtetë transmetimi. Ndërsa tani me synimin e sqarimit të ndjekësve tanë të nderuar, shtrojmë pyetjen: “Vallë cili është mendimi, qëndrimi dhe vlerësimi i dijetarit shqiptar Shejh Albanit, mbi versionin e rremë të Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”?!”

I ftuari: “Para së gjithash, dua t’iu them: “Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allahu (a.u.xh.) prej shejtanit të mallkuar dhe e nis me ndihmën e Allahut Gjithëmëshirshmit Mëshirëplotit. Shpëtimi dhe paqja qofshin mbi robin e zgjedhur të Allahut (xh.sh.), Muhammed Mustafain (s.a.u.s.) si dhe mbi familjen e tij të pastër. Si fillim lërmëni t’iu rikujtoj se kemi sqaruar se pseudodijetarët, analistët, akademikët, oratorët, hatibët, hulumtuesit, imamët, muftitë, thirrësit, moderatorët, me një fjalë “aktorët e mirëfilltë” e tjerë, të cilët mbushin ekranët e stacionëve televizivë, mbledhjet e dijes dhe shkencës dhe në burimet e veprave të tyre, janë orvatur që të cilësojnë të vërtetë, versionin e rremë të Hadithit Thekalejn:“Libri i Allahut dhe Sunneti im”.

“Tani dua të them se pikë së pari, dua të shpalos mendimin tim, mbi disa vepra të shkruara, nga njerëz të cilët cilësohen si nxënës dijeje, të fushës së analizës dhe vërtetimit dhe jo si dijetarë të mirëfilltë. Me fjalë të tjera, me këtë nënkuptoj se, këto vepra të cilat janë të shkruara, nga këta nxënës dijeje, të cilët zotërojnë tituj akademikë si, analist, dekan, dijetar, doktor, mjeshtër, profesor, rektor dhe vërtetues. Por ç’është e vërteta, këta janë thjesht dhe vetëm nxënës dijeje, të fushës së analizës dhe vërtetimit dhe jo dijetarë të mirëfilltë. Gjatë kryerjes së analizës dhe hetimit tim, vura re orvatjet qesharake dhe të pashpresa të këtyre shkrimtarëve uehhabistë, të cilët duke u mbështetur në sqarimet, e dijetarit shqiptar Shejh Albanit, mundoheshin të vërtetonin versionin e rremë, të Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”. Lërmëni t’iu vë në dijeni të faktit se, kur i shtronim pyetjen: “Vallë cili është argumenti juaj, i cili vërteton se zinxhiri i transmetimit, të versionit të rremë të Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Sunnetim im?!”është i vërtetë?!” Këta nxënës dijeje, na pērgjigjen menjëherë dhe pa ngurruar duke thënë: “Shejh Albani ka cituar se ky hadith është i mirë”, ose “Shejh Albani ka kumtuar se ky hadith është i vërtetë”.

“Ne në programet tona paraardhëse jemi orvatur shumë herë, që ta sqarojmë këtë çështje në mënyrën më të bukur. Tani dua të shpjegoj faktin se, si dijetarët muslimanë, si dijetari shqiptar Shejh Albani dhe dijetari tjetër shqiptar Shuajb Arnauti, të cilët ne i kemi pranuar si ekspertët e fushës së hadithit (muhaddithët), nuk nënkupton domosdoshmërisht se ata janë të pagabueshëm, të përkryer, ose të përsosur dhe se sqarimet dhe shpjegimet e tyre, nuk përputhen tërësisht, me mendimet dhe vlerësimet tona. Tani u bëj ftesëndjekësve tanëtë nderuar, që të përqendrojnë vëmendjet e tyre, në çështjen në vijim. Gjatë tërë historisë islame, kishte dijetarë të hershëm, të epokës së parë islame, ndërsa në ditët e sotme, ka dijetarë të tanishëm të epokës bashkëkohore islame, të cilët të paktën janë pranuar, si ekspertë të fushës së hadithit (muhaddithë), nga disa besimtarë muslimanë. E thënë ndryshe, mbështetja jonë ndaj këtyre dijetarëve, duhet të jetë në përpjestim të drejtë me dijen, gjykimin dhe vlerësimin e tyre mbi mbi çështjet. Kur them këtë nënkuptoj faktin se, nëse ata kanë gabuar në gjykimin ose vlerësimin e një çështjeje, atëherë na lind detyra e pashmangshme fisnike, mbi ndreqjen, korrigjimin dhe shprehjen e mendimit tonë të qartë dhe të saktë”.

“Kjo nuk do të thotë se medoemos dhe patjetër, do të mundohemi në ndreqjen dhe sqarimin, e çdo gjykimi ose vlerësimi të tyrin. Në dashtë Allahu (xh.xh.), këtë çështje do ta sqarojmë në mënyrë të hollësishme, në programin tonë të kësaj nate të bekuar. Tani dua t’i tërheq vëmendjen, e ndjekësve tanë të nderuar mbi gjykimet dhe velerësimet e dijetarit shqiptar Shejh Albanit, gjatë kryerjes së vlerësimeve të tij në cilësimin e një hadithi të mirë ose të vërtetë, duke i krahasuar rrjedhimisht, me kriteret dhe normat e shkencës së hadithit. Por fatkeqësisht duhet të pohojmë se Shejh Albani, është gabuar në disa gjykimet dhe vlerësimet e tij mbi hadithët. Tani në këtë çast, dua t’u kërkoj ndjesë ndjekësve tanë të nderuar, sepse çështja që do të trajtoj, është një çështje me përmbajte të lartë shkencore. Si rrjedhojë, një pjesë të mirë të saj, mund të kuptohet vetëm nga analistët, ekspertët, specialistët dhe vërtetuesit e shkencës së hadithit. Tani përpara se të nis sqarimin e hollësishëm të kësaj çështjes, u bëj thirrje ndjekëve tanë të nderuar, që të dëgjojnë me vëmendje, sepse çështja në fjalë është me të vërtetë, shumë interesante dhe e rëndësishme”.

“Para së gjithash, dua të theksoj faktin se, e ndiejmë një detyrim moral, sqarimin tim, i cili buron nga edukata dhe kultura ime vetjake, ndaj të tërë analistëve, dijetarëve, doktorëve, mjeshtërve, profesorëve dhe rektorëve sunnitë, ndonëse nuk ndajnë të njëjtat mendime, këndvështrime, dhe pikëpamje të njëjtame tonat. Ajo që dua të them është se, edukata dhe respekti im ndaj këtyre dijetarëve, më shtyn të përdor titullin dijetar, hafidh, imam, mufti dhe shejh, buron nga edukata dhe kultura, me të cilën jemi brumosur nga Ehli Bejti. Edhe njëherë përsëris se, falenderimi i takon vetëm Allahut (s.u.t.), i cili i ka bërë të tërë mulimanët, vëllezër të njëri-tjetrit, duke i lidhur fort pas litarit të Tij. Ne nuk do të sillemi në të njëjtën mënyrë, siç sillen ata me ne, duke vijuar pambarimisht fushatën e akuzimeve, fajësimeve, shpifjeve, përbaltjeve dhe përgënjeshtrimeve ndaj nesh, duke përdorur fjalor banal, të pasur me shprehje fyese dhe sharëse të llojit: “shiitët janë gënjeshtarë dhe mashtrues”, “shiitët janë njerëzit më gënjeshtarë”, “shiitët janë katundarë dhe malësorë”, “shiitët janë bashëpunëtorët e ngushtë të çifutëve” dhe “shiitët janëushtarët e shejtanit të mallkuar”. Unë do të mundohem maksimalisht t’i shmangem këtyre akuzimeve, fajësimeve, ofendimeve, sharjeve, sepse nuk ma lejon edukata dhe kultura ime vetjake. Por përdorimi i titujve të sipërcituar, nuk nënkupton domosdoshmërisht pajtimin, përputhshmërinë dhe mbështetjen tonë, ndaj mendimeve këndvështrimeve dhe pikëpamjeve të tyre. Por nëse nërast se,gjejmë ose zbulojmë një harresë, gabim, mashtrim, shtrembërim ose tradhti, ndaj fakteve dhe të vërtetave shkencore, do të ndërhyjmë me synimin e ndreqjes, qartësimit, saktësimit dhe vërtetimit, të këtyre gabimeve të kryera me dashje ose padashje”.

“Si fillim në parathënien e programit tonë, duhet të pohojmë se Shejh Albani, në veprën e tij me titull:“Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha” (Zinxhiri i Hadithëve të Vërtetë),është një nga mbrojtësit më të zjarrtë, të versionit të vërtetë të Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im”, duke e cilësuar këtë si një hadith të vërtetë. Por ne jemi të mendimit se, Shejh Albani me termin “Farefis”,nënkupton një kuptim më të veçantë se termi “Ehi Bejt”.Në dashtë Allahu (a.u.xh.), këtë çështje do ta sqarojmë në mënyrë të hollësishme, në programin tonë të kësaj nate të bekuar.Shejh Albani, sërish në veprën e tijme titull: “Silsiletu’l-Ehadithi’s-Sahiha” (Zinxhiri i Hadithëve të Vërtetë), në kreun: “Hadithi i Farefisit dhe Disa Burime Transmetimi”, në hadithin me numër 1761 shënon: “O ju njerëz! Unë kam lënë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara, që nëse lidheni fort pas tyre, nuk do të shmangeni kurrë. Këto porosi janë Libri i Allahut dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im”. Më tej Shejh Albani, në faqen 357 të kësaj vepre, i kundërpërgjigjet në këtë mënyrë, pseudodijetarëve të cilët këmbëngulin se, ky version i Hadithi Thekalejn, nuk mund të përdoret si argument:

“Pikë së pari, këta pseudodijetarë kanë anashkaluar faktin se Hadithi Thekalejn, falë dëshmitarëve dhe transmetuesve të tij besnikë,jo vetëm që është ngritur, në kategorinë hadith i mirë ose i vërtetë, por ka lënë në harresë dhe faktin se shumica e zinxhirëve të tij të transmetimit, është ngritur në kategorinë hadith i mirë ose i vërtetë në vetvete. Këtë të vërtetë të pamohueshme, mund ta kuptojë çdo musliman, i cili i hedh një vështrim burimeve të transmetimit të këtij hadithi, që i kam transmetuar në veprën time të lartpërmendur”.

“Pikë së dyti, këta pseudodijetarë kanë anashkaluar rregullin, i cili përmendet në veprën me titull: “Mustalahu’l-Hadithi” (Terminologjinë e Hadithit),nëse ne e mbledhim tërësinë e këtyre zinxhirëve të transmetimit, atëherë duke i zëvendësuar zinxhirët e dobët të transmetimit, me zinxhirë të vërtetë transmetimi, nga hadithët e tjerë atëherë ky hadith, mund të përdoret si argument”. (1)

“Shejh Albani, përpara se të nisë sqarimet dhe shpjegimet e tij vetjake, i ka qortuar rëndë duke i tërhequr veshin, këtyre pseudodijetarëve dhe shkrimtarëve uehhabistë, të cilët këmbëngulin  se, ky version i Hadithit Thekalejn, nuk mund të përdoret si argument. Për më tepër, mbrojtja e zjarrtë e Shejh Albanit është një tregues i qartë, se shumica e dijetarëve më të njohur sunnitë, e kanë pranuar faktin se versioni i vërtetë i Hadithit Thekalejn është: “Libri i Allahut dhe Farefisi im”, sepse është transmetuar nga më shumë se njëzet bashkëkohës të Muhammedit (s.a.u.s.), me zinxhirë të njëpasnjëshëm transmetimi dhe me burime transmetimi të sigurta dhe jo versioni i rremë e tij: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”.Të tëra këta sqarime dhe shpjegime të dijetarit shqiptar Shejh Albanit, vërtetojnë se versioni i vërtetë i Hadithit Thekalejn është: “Libri i Allahut dhe Farefisi im”, sepse është transmetuar me burime transmetimi të mira, të vërteta dhe të sigurta. Përveç kësaj dijetari shqiptar Shejh Albani ka përmendur faktin se Hadithi Thekalejn, falë dëshmitarëve dhe transmetuesve të tij besnikë, është ngritur në kategorinë hadith i mirë ose i vërtetë. Madje Shejh Albani mes të tjerash, falë sqarimeve dhe shpjegimeve të tij, ka bërë të mundur rrëzimin e aludimin e Sejh The’aluthit dhe të disa shkrimtarëve uehhabistë bashkëkohorë, të cilët kanë aluduar se versioni i Hadithit Thekalejn “Libri i Allahut dhe Farefisi im”,është i rremë”.

“Njëri nga dijetarët e ditëve tona i cili mbron aludimin se  se versioni i Hadithit Thekalejn “Libri i Allahut dhe Farefisi im”,është i rremëështë edhe Vërtetues Adil Ibn Muhammedi. Ky i fundit në veorën e tij me titull: “Sherhu’l-Medhahibi Ehli’s-Sunneti ue’l-Marifeti’sh-Sheraii’d-Dini ue’t-Temessuki bi’s-Suneni” (Shpjegimi i Doktrinave të Ehli Sunnetit dhe Dituria e Ligjeve Hyjnore Fetare dhe Lidhja Pas Sunnetëve) citon: “Zejd Ibn Hasan Enmati transmeton nga Xhafer Ibn Muhammedi, ky i fundit nga i ati, ky i fundit nga Xhabir Ibn Abdullahu, ky i fundit nga Muhammedi (s.a.u.s.): “O ju njerëz! Unë kam lënë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara, që nëse lidheni fort pas tyre, nuk do të shmangeni kurrë. Këto porosi janë Libri i Allahut dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im”. Më pas Vërtetues Adil Ibn Muhammedi, ka shtuar se se pjesa e versionit të Hadithit Thekalejn,“dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im”, ështëdiçka e tepërt dhe si rrjedhojë është e lënë, e mohuar dhe e refuzuar”. (2)

“Më tej Vërtetues Adil Ibn Muhammedi vijon: “Pa dyshimin më të vogël, pjesa e versionit të Hadithit Thekalejn, “dhe Farefisi im që është Ehli Bejti im”, është diçka e tepërt dhe si rrjedhojë është e lënë, e mohuar dhe e refuzuar. Madje edhe Imam Ahmed Ibn Hanbeli, ka theksuar se kjo pjesë e versionit të Hadithit Thekalejn, është diçka e tepërt, as nuk mundtë përdoret si argument dhe as mund të cilësohet si hadith i vërtetë. Ky rregull njihet botërisht në metodologjinë e hadithit. Madje ndonëse kjo shtesë kalon në hadithin e transmetuar, nga Zejd Ibn Erkamit, por nuk është vërtetuar tërësisht. Nëse kjo shtesë do të hiqet, atëherë pjesa e mbetur e hadithit është e vërtetë”. (3)

“Besoj se ndjekësit tanë të nderuar, e ruajnë ende të freskët në kujtesën e tyre, sqarimet dhe shpjegimet e Shejh Albanit mbi këtë hadith. Më tej Vërtetues Adil Ibn Muhammedi vijon: “Ndonëse ky transmetim është transmetimi më i saktë i kësaj shtese, sërish êshtë cilësuar si një transmetim i dobët”. (4)

Lërmëni t’iu citoj faktin se, ne kemi përmendur shpjegimin e dijetarit shqiptar Shejh Albanit, mbi këtë çështje, i cili zbaton rregullin senëse ne e mbledhim tërësinë e këtyre zinxhirëve të transmetimit, atëherë duke i zëvendësuar zinxhirët e dobët të transmetimit, me zinxhirë të vërtetë transmetimi, nga hadithët e tjerë atëherë ky hadith, mund të përdoret si argument. Si rrjedhojë, pohojmë se të tëra mundësistë dhe shtigjet e debatit mbi vërtetësinë e zinxhirit të transmetimit, të versionit të vërtetë të Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Farefisi im”, janë të mbyllura njëherë e përgjithmonë!”

“Tani pyetja serioze, e cila duhet të shtrohet është: “Vallë a e ka përcaktuar Shejh Albani se, versioni i rremë i Hadithit Thekalejn:“Libri i Allahut dhe Sunneti im”,zotëron një zinxhir të vërtetë transmetimi ose nuk e ka përcaktuar?!” Në dashtë Allahu (xh.sh.) këtë çështje të rëndësishme, do ta shtjellojmë nëvijim të programit tonë. Për hir të së vërtetës duhet të citojmë se Shejh Albani, ka përdorur disa burime, me synimin e vërtetimit të versionit të rremë, të Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”.

Burimi i parë është vepra me titull: “Mishkatu’l-Mesabihi” (Drita e Dritave), e Muhammed Ibn Abdullah Hatib Tebrizit, i cili në hadithin nr: 186 thotë: “Malik Ibn Enes transmeton në një hadith të dërguar se, Muhammedi (s.a.u.s.) ka thënë:“O ju njerëz! Unë kam lënë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara, që nëse lidheni fort pas tyre, nuk do të shmangeni kurrë. Këto porosi janë Libri i Allahut dhe Sunneti im”.Ky transmetim është shënuar në veprën “Muatta” (Lehtësimi) të Imam Malikut. (5)

“Këto shpjegimi i përkasin Muhammed Ibn Hatib Tebrizit. Por analisti dhe vërtetuesi i kësaj vepre Shejh Albani shënon: “Ashtu siç shihet qartë ky hadith është mu’dal. Ky hadith kalon dhe në hadithin e transmetuar nga Ebu Hurejre”. (6) “Por Hakim Nishaburi në veprën e tij me titull: “Mustedrek Ale’s-Sahihajni” (Perceptimi Mbi Dy Përmbledhjet e Hadithëve të Vërtetë),kumton se në zinxhirin e transmetimit të këtij hadithi, gjendet Ibn Abbasi dhe si rrjedhojë e ka cilësuar si një hadith të mirë”. (7)

“Si fillim dua të sqaroj se hadithi mudal, nuk mund të përdoret si argument. Pas pak do të sqarojmë, se ç’kuptojmë me hadithin mudal, nga ana terminologjike. Pra ashtu siç shihet qartë, ky hadith i transmetuar nga Imam Maliku, i cili është në versionin e rremë të Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”, është një hadith mudal dhe i dërguar. Tani natyrshëm shtrohet pyetja: “Vallë cila është dëshmia, që e cilëson si të vërtetë zinxhirin e transmetimit të këtij hadithi?!”

“Shejh Albani, si përgjigje tregon transmetimet e Ibn Abbasit dhe Ebu Hurejres si dëshmi. Ndjekësit tanë të nderuar, do të kujtohen se ekspertët e fushës së hadithit (muhaddithët), janë të njëzëri se, hadithi i transmetuar nga Salih Ibn Musa Talhiu, i cili zgjatet deri tek Ebu Hurejre, është një hadith i lënë”.

Tani le të mësojmë se ç’kuptojmë me hadithin mudal, nga ana terminologjike. Imam Sujuti, në veprën e tij me titull: “Tedribu’r-Raui fi’sh-Sherhi Takribi’n-Neueui” (Ushtrimi i Transmetuesit në Sqarimin e Afrimit të Neueuiut), mbi përkufizimin e hadithit mudal shkruan: “Kreu XI. Me termin hadith mudal, nënkuptojmë hadithin të cilit i janë hequr dy ose më shumë transmetues. Hadithi mudal, ndryshe emërtohet dhe si hadith i prerë. Madje juristët muslimanë dhe disa ekspertë të hadithit (muhaddithë), këtë hadith e quajnë dhe si hadith i dërguar”. (8)

“Me fjalë të tjera, mes transmetuesit dhe deri tek Muhammedi (s.a.u.s.) i janë hequr një, dy ose më shumë transmetues. Kjo nënkupton se hadithi mudal është dhe një hadith i dërguar. Me synimin e sqarimit sa më të mirë të gjendjes, për ndjekësit tanë të nderuar, duhet të theksojmë se cilësia e këtij hadithi është se, i janë hequr dy ose më shumë transmetues. Si rrjedhojë shtojmë se ky hadith, as nuk mund të përdoret si argument dhe as si burim referimi. Kjo është arsyeja kryesore se, përse Shejh Albani përdor shprehjen: “Ky hadith ka dëshmitar, i cili mund të fuqizojë vërtetësinë e tij”. Pra e përmbledhim gjendjen duke nënvizuar faktin se hadithi mudal, as nuk mund të përdoret si argument dhe as si burim referimi, sepse është një transmetim i dobët. Dijetari shqiptar Shejh Albani, mbështetet në hadithin e Ibn Abbasit, i cili sipas Hakim Nishaburit është i mirë. Tani kërkoj vëmendjen e plotë, të ndjekësve tanë të nderuar, sepse do të hetojmë hadithin e Ibn Abbasit. Shpresoj që ky hadith t’iu kujtohet, sepse e kemi cituar dhe më parë. Hadithi është si vijon: “Më ka transmetuar Ismail Ibn Muhammed Ibn Fadl Sharani, këtij të fundit i transmetoi gjyshi, këtij të fundit i transmetoi i ati, këtij të fundit i transmetoi Theur Ibn Jezid Dili, këtij të fundit i transmetoi Ikrime Ibn Ebi Xhehli, këtij të fundit Ibn Abbasi se Muhammedi (s.a.u.s.) në Haxhin e Lamtumirës ka thënë: “O ju njerëz! Unë po lë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara, që nëse lidheni fort pas tyre, nuk do të shmangeni kurrë. Këto porosi janë Libri i Allahut dhe Sunneti im”.(9)

“Besoj se ndjekësit tanë të nderuar, do ta kenë vënë re se në këtë hadith, nuk gjendet shprehja: “Këta nuk ndahen kurrë nga njëri-tjetri, derisa ata të më kthehen mua në krye të lumit (Keuther)”. Lërmëni t’iu vë në dijeni të faktit se shprehja: “Libri i Allahut dhe Sunneti im.Këta nuk ndahen kurrë nga njëri-tjetri, derisa ata të më kthehen mua në krye të lumit (Keuther)”,gjendet vetëm në hadithin e transmetuar nga Ebu Hurejre, në zinxhirin e transmetimit të të cilit, gjendet gënjeshtari dhe mashtruesi Salih Ibn Musa Talhiu. Tani për hir të së vërtetës, dua të sqaroj ndjekësit tanë të nderuar, se kam hasur në disa vepra ku gjendet shprehja: “Këta nuk ndahen kurrë nga njëri-tjetri, derisa ata të më kthehen mua në krye të lumit (Keuther)”. Me sa duket kjo shprehje, është shtuar më pas në hadithët e transmetuar, nga Ebu Hurejre dhe Ibn Abbasi. Por të tërë ne e dimë shumë mirë faktin se shprehja: “Këta nuk ndahen kurrë nga njëri-tjetri, derisa ata të më kthehen mua në krye të lumit (Keuther)”,gjendet vetëm në hadithin e transmetuar nga Ebu Hurejre. Por duhet të tregohemi të kujdesshëm, që të mos ngatërrojmë të dy kanalet, me dy burimet e transmetimit”.

“Pikë së pari, burimi i parë në të cilin Shejh Albani, është mbështetur në veprën e tij me titull: “Mishkatu’l-Mesabihi” (Drita e Dritave), ka përdorur një zinxhir transmetimi të vërtetë. Ashtu siç kemi bërë të qartë dhe herët e tjera, në zinxhirin e transmetimit të këtij hadithi, gjendet gënjeshtari dhe mashtruesi Ismail Ibn Ebi Uejsi. Dijetari shqiptar Shejh Albani, nuk ka mundur që ta vlerësojë si një hadith “i vërtetë”, prandaj është mjaftuar duke thënë se është një hadith “i mirë”.

“Burimi i dytë në të cilin Shejh Albani, mbështetet duke i vlerësuar hadithët si të mirë ose të vërtetë, është vepra e tij me titull: “Sahihu’l-Xhamii’s-Sagiri” (Përmbledhja e Vogël e Hadithëve të Vërtetë). Shejh Albani transmeton se Muhammedi (s.a.u.s.) në Haxhin e Lamtumirës ka thënë:“O ju njerëz! Unë kam lënë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara, që nëse lidheni fort pas tyre, nuk do të shmangeni kurrë. Këto porosi janë Libri i Allahut dhe Sunneti im. Këta nuk ndahen kurrë nga njëri-tjetri, derisa ata të më kthehen mua në krye të lumit (Keuther)”.(10)

“Këtë hadith e ka transmetuarEbu Hurejre dhe jo Ibn Abbasi. Shprehja “Këta nuk ndahen kurrë nga njëri-tjetri, derisa ata të më kthehen mua në krye të lumit (Keuther)”, nuk gjendet në zinxhirin e transmetimit të hadithit të Ismail Ibn Ebi Uejsit, i cili zgjatete deri tek Ibn Abbasi. Në zinxhirin e transmetimit të hadithit të Ebu Hurejres, gjendet gënjeshtari dhe mashtruesi Salih Ibn Musa. Lërmëni t’iu rikujtoj se ekspertët e fushës së hadithit (muhaddithët), janë të njëzëri se në çdo hadith, në zinxhin e transmetimit të së cilit gjendet Salih Ibn Musa Talhiu, është i lënë. Tani fakti që më habit është se Shejh Albani, e ka cilësuar si të vërtetë, ndonëse i ka ditur të tërë këto qortime. Më pas ky i fundit, ka shënuar se Ebu Bekr Ibn Ibrahim Shafii, në veprën e tij me titull: “Feuaidu’sh-Shehri bi’l-Gajlanijati”, (Dobitë e Sqarimit të Ngjarjeve të Rëndësishme) e ka shënuar këtë hadith nga Ebu Hurejre”. (11)

“Duke u mbështetur në këta fakte, arrijmë në përfundimin se këtë hadith, e ka transmetuar Ebu Hurejre dhe jo Ibn Abbasi. Nëse do t’i hedhur një vështrim veprës së sipërcituar, do të vërejmë se hadithi i shënuar në këtë të fundit është si vijon: “Më ka transmetuar Salih Ibn Musa Talhiu, këtij të fundit i transmetoi Abdulaziz Ibn Rufej, këtij të fundit i transmetoi Ebu Salihu, këtij të fundit i transmetoi Ebu Hurejre, këtij të fundit Ibn Abbasi se Muhammedi (s.a.u.s.) në Haxhin e Lamtumirës ka thënë: “O ju njerëz! Unë po lë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara, që nëse lidheni fort pas tyre, nuk do të shmangeni kurrë. Këto porosi janë Libri i Allahut dhe Sunneti im. Këta nuk ndahen kurrë nga njëri-tjetri, derisa ata të më kthehen mua në krye të lumit (Keuther)”. (12)

“Analisti dhe vërtetuesi i kësaj vepre thotë: “Zinxhiri i transmetimit të këtij hadithi, është jashtëzakonisht  dobët, sepse në këtë zinxhir transmetimi, gjendet gënjeshtari dhe mashtruesi Salih Ibn Musa”. (13)

“Tani fakti që më habit është se Shejh Albani, e ka cilësuar si të vërtetë. Si rrjedhojë duhet t’i kundërpërgjigjemi këtij vlerësimi të gabuar të Shejh Albanit. Unë as nuk mund të mendoj dhe as nuk mund të përfytyroj se si Shejh Albani, nuk e ka ditur se këtë hadith e ka transmetuar Ebu Hurejre, sepse dhe ai vetë e ka përcakruar këtë, duke qenë në dijeni të faktit se në zinxhin e transmetimit të së cilit, gjendet Salih Ibn Musa Talhiu, pra është një hadith i lënë. Natyrshëm shtrohet pyetja: “Vallë si ka mundësi qëShejh Albani, e ka cilësuar si të vërtetë këtë hadith?!” Në dashtë Allahu (s.u.t.), këtë çështje do ta sqarojmë në mënyrë të hollësishme në programin tonë. Fakti më i çuditshëm është se dijetari shqiptar Shejh Albani, në veprën e tij me titull: “Mishkatu’l-Mesabihi” (Drita e Dritave), ka thënë se versioni i rremë i Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”, i transmetuar nga Ibn Abbasi është “i mirë”, ndërsa në veprën tjetër të tij me titull: “Sahihu’l-Xhamii’s-Sagiri” (Përmbledhja e Vogël e Hadithëve të Vërtetë).Shejh Albanika shënuar se versioni i rremë i Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”, i transmetuar nga Ebu Hurejre është “i vërtetë”.

“Burimi i tretë në të cilin Shejh Albani, mbështetet duke e vlerësuar si një hadith të vërtetë, është vepra e tij me titull: “Sahihu’t-Tergibi ue’t-Terhibi” (Përmbledhja e Vërtetë e Hadithëve të Nxitjes dhe të Frikës). Shejh Albani citon: “Më ka transmetuar Salih Ibn Tahiu, këtij të fundit i transmetoi Abdulaziz Ibn Rufej, këtij të fundit i transmetoi Ebu Salihu, këtij të fundit Ibn Abbasi se Muhammedi (s.a.u.s.) në Haxhin e Lamtumirës ka thënë: “O ju njerëz! Tanimë shejtani i ka humbur shpresat nga adhurimi i tij. Por unëpo lë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara, që nëse lidheni fort pas tyre, nuk do të shmangeni kurrë. Këto porosi janë Libri i Allahut dhe Sunneti im”. (14)

“Si përfundim pohojmë me bindje të plotë se Shejh Albani, në tri burime të ndryshme të tij ka shënuar se, versioni i rremë i Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”, është “i vërtetë”. Burimi i parëështë vepra e titull: “Mishkatu’l-Mesabihi” (Drita e Dritave), ku citon se hadithi i transmetuar nga Ibn Abbasi është i mirë. Burimi i dytëështë vepra e ti me titull: “Sahihu’l-Xhamii’s-Sagiri” (Përmbledhja e Vogël e Hadithëve të Vërtetë),ku shënon se hadithi i transmetuar nga Ebu Hurejre është i vërtetë. Ndërsa burimi i tretëështë vepra e tij me titull: “Sahihu’t-Tergibi ue’t-Terhibi” (Përmbledhja e Vërtetë e Hadithëve të Nxitjes dhe të Frikës), ku shpreh se hadithi i transmetuar nga Ibn Abbasi është i vërtetë”.

“Tani besoj se, ashtu si unë dhe ndjekësit tanë të nderuar, me të drejtë shtrojnë pyetjen: “Vallë si ka mundësi qëShejh Albani, e ka cilësuar si të vërtetë këtë hadith, në zinxhirin e transmetimit të të cilit, gjendet gënjeshtari dhe mashtruesi Ismail Ibn Ebi Uejsi!?” Tani pa humbur kohë, le t’i japim përgjigje kësaj pyetjeje. Ne kemi hasur në disa vepra të shkruara, me synimin e gjetjes së dëshmitarit besnik dhe transmetuesit me probleme, mes të cilave kalon pikërisht emri i Ismail Ibn Ebi Uejsit, në të cilat ky i fundit cilësohet si një transmetues besnik. Por këto vepra janë shumë të dobëta, dyshuese dhe të pakta  në numër, në krahasim me veprat të cilat, Ismail Ibn Ebi Uejsi cilësohet si një gënjeshtar, mashtrues dhe tradhtar. Pra duke u nisur nga vlerësimet e ekspertëve të fushës së hadithit (muhaddithëve), do të orvatemi të sqarojmë se përse Shejh Albani, ka parapëlqyer anashkalimin dhe lënien pas, gjetjen e dëshmitarit besnik dhe transmetuesit me probleme. Pra do të shpjegojmë se të tërë, ekspertët e fushës së hadithit (muhaddithët), i kanë vlerësuar hadithët, si hadith i mirë dhe hadith i vërtetë. Jam i mendimit se edhe dijetari shqiptar Shejh Albani, i ka vlerësuar në këtë mënyrë hadithët”.

“Tani do të shohim se, çfarë ka shkruar në veprën e tij me titull: “Tehdhibu’t-Tehdhibi” (Afrimi i Afrimeve), dijetari Ibn Haxher Askalani, mbi Ismail Ibn Ebi Uejsin. Le të mësojmë se, cilët janë ata dijetarë të cilët e kanë cilësuar si një dëshmitar besnik. Emri i tij i plotë është Ismail Ibn Abdullah Ibn Abdullah Ibn Uejs Ibn Malik Asbahi. Ebu Talibi dhe Imam Ahmedi kanë thënë: “Ismaili është i padëmshëm”. (15)

“Pra ashtu siç mund ta shihni, Imam Ahmedi nuk citon se Ismail Ibn Ebi Uejsi është një dëshmitar besnik, por thekson se është i padëmshëm”. (16)

“Ndërsa Uthman Darimi, nga Ibn Maini përcjell: “Ibn Ebi Hejthemi,kumton se ndonëse Ismail Ibn Ebi Uejsi është një dëshmitar besnik, (17) ai ka një kujtesë dhe mendje të dobët”. (18) “Këta janë vlerësimet e dijetarëve, për Ismail Ibn Ebi Uejsin, për sa i përket qëndrimit mbi dëshmitarin besnik”.

“Tani do të kalojmë në vlerësimet e dijetarve, për Ismail Ibn Ebi Uejsin, për sa i përket qëndrimeve mbi transmetuesin me probleme dhe të dobët. Ibn Maini sqaron se, Ismail Ibn Ebi Uejsi dhe i ati Ebu Uejsi janë gënjeshtarë dhe  vjedhës hadithësh. Ibn Xhunejdi thotë se Ismail Ibn Uejsi, është një gënjeshtar, i cili nuk vlen as pesë qindarka. Imam Nesaiu nënvizon se Ismail Ibn Ebi Uejsi është një transmetues me probleme dhe i dobët. Ndërsa Lalekai, ka qortuar qëndrimin e Imam Nesaiut, duke shprehur se qëndrimi i këtij të fundit mbi Ismail Ibn Ebi Uejsin është shumë i rëndë, gjë që e ka shtyrë Imam Nesaiun, ta cilësojë Ismail Ibn Ebi Uejsin si gënjeshtar, duke mos reshtur së marri dhe transmetuari hadithë nga ai. Lalekai vijon më tej duke shtuar se ndoshta Imam Nesaiu, ka dëgjuar, mësuar ose zbuluar disa fakte, mbi Ismail Ibn Ebi Uejsin, të cilët dijetarët ose ekspertët e fushës së hadithit (muhaddithët) nuk i dinin”. (19)

“Pra duke u mbështetur në qëndrimet dhe vlerësimet e ekspertëve të fushës së hadithit (muhaddithëve), mbi Ismail Ibn Ebi Uejsin, arrijmë në përfundimin se ky i fundit është një “makineri gënjeshtrash”, mashtrues, shpikës dhe vjedhës hadithësh, i cili transmeton vetëm hadithë të dobët dhe të lënë. Ibn Hazmi në veprën e tij me titull: “Muhala” (Zgjidhja) citon: “Ebu Feth Ezdi thotë se Sejf Ibn Muhammedi i kishte thënë se Ismail Ibn Ebi Uejsi i kishte transmetuar një hadith të shpikur. Më pas gënjeshtari dhe mashtruesi Ismail Ibn Ebi Uejsi kishte rrëfyer: “Dëgjova Ismail Ibn Uejsin të shprehet: “Unë shpikja një hadith, në rastet kur banorët e Medinës së Ndriçuar kishin mosmarrëveshje”. (20)

“Tani në këtë pikë kritike të programit tonë, natyrshëm shtrohet pyetja: “Vallë përse ekspertët e fushës së hadithit (muhaddithët), kanë thënë se Ismail Ibn Ebi Uejsi është i padëmshëm, “makineri gënjeshtrash”, mashtrues, shpikës dhe vjedhës hadithësh, i cili transmeton vetëm hadithë të dobët dhe të lënë?!” Ndërsa Imam Nesaiu e ka cilësuar Ismail Ibn Ebi Uejsin, si një gënjeshtar, mashtrues, i cili transmeton vetëm hadithë të dobët dhe të lënë. Por tani le të hetojmë se cili ishte Imam Nesaiu?!” Me synimin e njohjes sa më të mirë të Imam Nesaiut, duhet të hedhim një vështrim në veprën me titull: “Sijeru’l-Alami’n-Nubela” (Jetëshkrimi i Lajmëtarëve të Mëdhenj), e Imam Dhehebiut. Ky i fundit shkruan: “Në fillim të shekullit të tretë hixhri, Nesaiu ishte dijetari dhe hafidhi më i madh në mesin e muslimanëve. Ai kishte njohuri të thella mbi hadithët, problemet e tyre dhe transmetuesit e tyre. Nesaiu ishte shumë më i aftë dhe i zoti se sa Ebu Daudi, Tirmidhiu dhe të tërë ekspertët e fushës së hadithit (muhaddithët) së bashku. Megjithatëkishte një qasje ndaj shiizmit”. (21)

“Më tej Imam Dhehebiu ka shtuar: “Nesaiu e ka dalluar dhe e ka ngritur lart figurën e Ali Ibn Ebi Talibit, duke mos e lënë në të njëjtën kategori me atë të Muauije Ibn Sufjanit dhe Amr Ibn Asit. Allahu (a.u.xh.) e faltë”. (22)

“Ja pra edhe njëherë tjetër duket qartë, goditja e botëkuptimit emeuist. Nëse Imam Nesaiu do të kishte mbajtur anën e kundërt, pra atë të Muauije Ibn Sufjanit dhe Amr Ibn Asit, atëherë Imam Dhehebiu dhe dijetarët e tjerë me qasje emeuiste, nuk do t’i kursenin fjalët më të mira për të si: “dëshmitar besnik, transmetues pa probleme, besimtar i përkushtuar dhe një musliman i vërtetë”. Por vetëm e vetëm se Nesaiu, mbajti anën e prijësit të katërt të bashkësisë muslimane, Ali Ibn Ebi Talibit (a.s.) Imam Dhehebiu nuk ngurroi që të shtonte shprehjen: “Allahu (a.u.xh.) e faltë”. Ja pra kjo ështe logjika e çalë emeuiste. Tani u bëj thirrje ndjekësve tanë të nderuar, besimtarvë muslimanë, dijetarëve, nxënësve të dijes, mësuesve dhe profesorëve që, kur të lexoni ndonjë vepër, në fillim mësoni se çfarë qasjesh dhe prirjesh fetare zotëron autori i saj. Imam Dhehebiu menjëherë përdori shprehjen: “Allahu (a.u.xh.) e faltë”, vetëm e vetëm se Nesaiu, mbajti anën dhe ushqeu dashuri dhe respekt, ndaj prijësit të katërt të bashkësisë muslimane, Ali Ibn Ebi Talibit (a.s.) dhe nuk mbajti anën dhe ushqeu urrejtje ndaj diktatorit dhe tiranit Muauije Ibn Sufjanit. Pra Imam Dhehebiu përdori fjalë fyese, sharëse dhe ofenduese ndaj Imam Aliut (a.s.)”.

“Besoj se tanië pas tërë këtyre shpjegimeve bindëse dhe sqarimeve kuptimplota, ndjekësit tanë të nderuar, duhet ta kenë të qartë nëse dijetari shqiptar Shejh Albani, i ka hetuar nga ana e dëshmitari besnik ose transmetuesit me probleme të Salih Ibn Musa Talhiut dhe Ismail Ibn Ebi Uejsit. Shejh Albani në veprën e tij me titull: “Mishkatu’l-Mesabihi” (Drita e Dritave), citon se hadithi i transmetuar nga Ibn Abbasi është i mirë, ndërsa në veprën e tij me titull: “Sahihu’l-Xhamii’s-Sagiri” (Përmbledhja e Vogël e Hadithëve të Vërtetë), shënon se hadithi i transmetuar nga Ebu Hurejre është i vërtetë dhe si përfundim, në veprë e tij me titull: “Sahihu’t-Tergibi ue’t-Terhibi” (Përmbledhja e Vërtetë e Hadithëve të Nxitjes dhe të Frikës), shpreh se hadithi i transmetuar nga Ibn Abbasi është i vërtetë”. Shejh Albani ndonësee dinte se, në zixhiritn e transmetimit të hadithit të transmetuar, nga Ibn Abbasi, gjendet Ismail Ibn Ebi Uejsi, njëherë e ka cilësuar si hadith të mirë, ndërsa njëherë tjetër e ka cilësuar si hadith të vërtetë. Unë ende nuk mund të kuptoj gjykimin dhe qëndrimin e Shejh Albanit. Ky i fundit, duke e ditur shumë mirë rregullin, i cili nuk lejon përplasjen e dëshmitarit besnik, me transmetuesin me probleme, e ka anashkaluar qëllimisht dhe tërësisht këtë rregull. Prandaj u bëj ftesë analistëve, akademikëve, oratorëve, hatibëve, hulumtuesve, imamëve, muftive dhe thirrësve të  hapin sytë dhe të shohin të vërtetën, pra të zbulojnë gabimin e rëndë dhe trashanik të kryer, nga dijetari shqiptar Shejh Albani. Duke vepruar sipas logjikës së çalë të Shejh Albanit, atëherë disa transmetime duhet t’i vlerësojmë sipas dëshmitarit besnik, ndërsa disa hadithë të tjerë, duhet t’i vlerësojmë sipas transmetuesit me probleme, ndërsa pjesën e mbetur, duhet t’i vlerësojmë sipas dobësisë, në zinxhirin e transmetimit. Të tërë këta vlerësime të meta dhe mediokre nuk mund të bëhen, sepse bien tërësisht ndesh me normat dhe rregullat e vendosura, nga ekspertë të fushës së hadithit (muhaddithëve). Pra tani duke patur parasysh,gjykimin e mangët të Shejh Albanit, natyrshëm shtrohet pyetja: “Vallë si mund të cilësojmë një hadith, në zinxhirin e transmetimit të ciklit gjendet njëdëshmitar jo besnik, pra një trasnmetues me probleme, duke thënë se ky hadith është i mirë, ose më keq madje ky hadith është i vërtetë!?”

Përgjigje: “Tani dua që ndjekësit tanë të nderuar, të përqendrojnë vëmendjet e tyre, sepse do t’u shpjegoj çështjen sipas këndvështrimit të normave dhe rregullave, të vendosura nga analistët, vërtetuesit dhe ekspertët e fushës së hadithit (muhaddithët), në mesin e të cilëve gjendet edhe vetë Shejh Albani. Këta të fundit theksojnëse, nëse një transmetues është një gënjeshtar, mashtrues, tradhtar, me mendje dhe kujtesë të dobët, pra shkurtimisht nëse është njëdëshmitar jo besnik dhe një transmetues me probleme dhe nëse një dijetar i mirëfilltë si Imam Nesaiu, i ka kryer analizën dhe vërtetimin e duhur, atëherë duhet të shpalosë në shesh tëvërtetën e pamohueshme, si në kendvështrimin e dëshmitarit besnik, ashtu edhe të transmetuesit me probleme”.

“Këtë rregull të vendosur, nga ekspertët e fushës së hadithit (muhaddithët), Hafidh Ibn Haxher Askalani, në veprën e tij me titull: “Nuketu ala’n-Nuzheti’n-Nadhari fi Teudihi’n-Nuhbeti’l-Fikr” (Një Vëzhgim në Këndvështrimin e Sqarimit të Konceptimit të Mendimit), e sqaron kështu: “Nëse një dijetar i mirëfilltë, e ka zbuluar të vërtetën e dëshmitarit besnik, atëherë i njëjti dijetar duhet të zbulojë dhe transmetuesin me probleme”. (23)

“Më tej Hafidh Ibn Haxher Askalani vijon: “Më tepër përparësi ka dëshmitari besnik se, sa transmetuesi me probleme”. Një pjesë e dijetarëve, e ka kuptuar dhe ka vepruar në këtë mënyrë. Por ky rregull zbatohet vetëm në rastet, kur dëshmitari besnik dhe transmetuesi me probleme njihet botërisht. Themi se dijetari i fushës së hadithit, nuk mund të zbatojë këtë rregull, pra si rrjedhojë nuk mund të kryejë asnjë analizë dhe vërtetim, mbi një transmetues të drejtë dhe pa probleme”. (24)

“Tani unë po shtroj pyetjen, që duan të shtrojnë dhe ndjekësit tanë të nderuar: “Vallë a pranon dhe e zbaton këtë rregull dijetari shqiptar Shejh Albani, ose jo?!” Kyi fundit në veprën e tij me titull: “Silsiletu’l-Ehadithi’d-Daife ue’l-Meudua” (Zinxhiri i Transmetimeve të Hadithëve të Dobët dhe Çështjet e Tyre), ggf thotë: “Këto shprehje tregojnë se ndonëse një transmetues e ka mësuar përmendësh çëhtjen, ai gënjen jashtëzakonisht shumë, sepse gënjeshtra është shkaku kryesor i kryerjes së analizës së transmtuesie me probleme”. (25)

“Ja pra këtu ngrihet hija e dyshimit mbi çështjet se: “Vallë përse Shejh Albani, e ka sqaruar vetëm çështjen e transmetuesit me probleme dhe ka anashkaluar, sqarimin e çështjes së dëshmitarit besnik?!” “Vallë përse Shejh Albani, nuk e ka zbatuar këtë rregull, mbi këtë çështje?!” “Vallë përse Shejh Albani, e ka sqaruar çështjen e transmetuesit me probleme, në rastin e Ismail Ibn Ebi Uejsit, por qëllimisht ka anashkaluar dhe lënë pas dore, sqarimin e çështjes së dëshmitarit besnik?!” Besoj se tanimë pas shpjegimeve dhe sqarimeve tona, ndjekësit tanë të nderuar e kanë të qartë se, Shejh Albani nuk është mbështetur aspak në ndërgjegjien dhe përgjegjësinë fetare, kur ka kryer analizat dhe vërtetimet e tij. Pra ashtu siç e kemi theksuar dhe më parë dua të shpjegoj faktin se, si dijetarët muslimanë, si dijetari shqiptar Shejh Albani dhe dijetari tjetër shqiptar Shuajb Arnauti, të cilët ne i kemi pranuar si ekspertët e fushës së hadithit (muhaddithët), nuk nënkupton domosdoshmërisht se ata janë të pagabueshëm, të përkryer, ose të përsosur dhe se sqarimet dhe shpjegimet e tyre, nuk përputhen tërësisht, me mendimet dhe vlerësimet tona. Ja pra vlerësimi i gabuar i Shejh Albanit, mbi këtë çështje e vlerëson më së miri thënien e sipërcituar. Në njërën anë tanimë e kemi kuptuar se dijetari shqiptar Shejh Albani, është gabuar rëndë në vlerësimin e tij, duke i cilësuar si të mirë dhe të vërtetë, hadithët e dobët mbi versionin e rremë, të Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”. Ndërsa në anën tjetër shohim se Imam Nesaiu, është eksperti i vërtetëi fushës së hadithit, i cili ka kryer në mënyrën më të mirë, analizën dëshmitarit besnik dhe vërtetimin e transmetuesit me probleme”.

Prezantuesi: “Kemi në linjë vëllain tonë Uadin, nga Mbretëria e Bashkuar. Urdhëroni”.

Uadi: “Es-selamu alejkum. Unë dua të shtoj dy gjëra, mbi çështjen e trajtuar në këtë program. Pikë së pari, tanimë në treg gjendet një kryevepër me pesë vëllime, e dijetarit Mukbil Ibn Abduluedait. Unë dua të cek faktin se në veprën e lartpërmednur, dijetar Mukbil Ibn Abduluedai, mbi versionin e rremë të Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”, citon: “Ky është një transmetim i dobët, sepse në burimin e parë të zinxhirit të transmetimit të tij, gjenden Ismail Ibn Ebi Uejsi dhe i ati Ebu Uejsi, të cilët janë gënjeshtarë dhe tradhtarë. Ndërsa në burimin e dytë të transmetimit gjendet Salih Ibn Musa Talhiu, i cili gjithashtu është cilësuar si një “makineri gënjeshtrash”. Pra unë mendoj se Shejh Albani ka tradhtuar ndërgjegjien dhe përgjegjësinë fetare, sepse jo vetëm që nuk ka vepruar duke u mbështetur në ta, por ka fshehur dhe të vërtetën mbi këtë transmetim. Pikë së dyti Beshshar Auuad Marufi, i cili është vërtetuesi i  veprës me titull: “Muatta” e Imam Malikut, së bashku me Imam Sujutin kanë pohuar se versioni i rremë, i Hadithit Thekalejn: “Libri i Allahut dhe Sunneti im”, është një transmetim i dobët, sepse në zinxhirin e transmetimit të tij, gjendet Ismail Ibn Ebi Uejsi”.

Prezantuesi: “Kemi në linjë vëllain tonë Hasanin, nga Mbretëria e Bahrejnit. Urdhëroni”.

Hasani:“Es-selamu alejkum.Dua të falenderoj nga thellësia e zemrës, të nderuarin dhe të respektuarin Ajetullah Kemal Hajdarin, i cili na ndriçon mendjet me mësimet e tij, në këta programe të cilat i ndjekim me shumë vëmendje. Unë do të këshilloja zhvillimin e një bashkëbisedimi, me dijetarin sunnit Adnan Arurin, në mënyrë që të dyja palët si besimtarët sunnitë ashtu edhe besimtarët shiitë, ta shihnin dhe ta dëgjonin njëkohësisht”.

I ftuari: “Qëllimi ynë parësor në këtë program, është sqarimi dhe shpalosja e së vërtetës. Pra kur e vërteta lakuriqe të dalë tërësisht në shesh, shumica e muslimanëve do të na japin të drejtë, përveç një pakice së cilës Allahu (xh.sh.) ua ka vulosur zemrat. Ne i sqarojmë faktet dhe të vërtetat, pa patur nevojën e përmendjes së emrave. Lërmëni t’iu theksoj se në programin e natës së sotme, ne sqaruam një gjykim dhe vlerësim të gabuar të dijetarit shqiptar Shejh Albanit, i cili nuk është mbështetur aspak në ndërgjegjien dhe përgjegjësinë fetare, kur ka kryer analizat dhe vërtetimet e tij. Unë jam i gatshëm t’i përgjigjem qortimeve të dijetarvë sunnitë, në rast se dhe ata i përgjigjen qortimeve tona. Unë gjithashtu besoj fuqishëm në faktin se 95 % e bashkësisë së muslimanëve në rruzullin tokësor, do t’ipranojëgjykimet dhe vlerësimet e mia”.

“Për më tepër dua të shtoj se pseudodijetarët, të cilët duan të bashkëbisedojnë me ne, fillimisht duhet të kenë njohuri të plotë të veprave të tyre, pastaj mund të bashkëbisedojnë me ne. Si përfundim lërmëni t’iu rikujtoj se kemi sqaruar se pseudodijetarët, analistët, akademikët, oratorët, hatibët, hulumtuesit, imamët, muftitë, thirrësit, moderatorët, me një fjalë “aktorët e mirëfilltë” e tjerë, të cilët mbushin ekranët e stacionëve televizivë dhe mbledhjet e dijes, që të kenë guximin dhe të dalin e të bashkëbisedojnë me ne, duke na sjellur argumentë dhe fakte. Vetëm atëherë kur një dijetar i mirëfilltë sunnit, të ketë guximin e bashkëbisedimit me ne, atëherë dhe unë do të dal me kënaqësi të bashkëbisedoj me të”.

Prezantuesi: “Ju falenderojmë nga zemra edhe ne nga ana e ndjekësve tanë të nderuar, i Nderuari Zoti Kemal Hajdari. Allahu qoftë i kënaqur nga ju. Do të shihemi përsëri bashkë, në programin tonë pasardhës me titull: “Utruhetu’l-Mehdeuijje” (Çështja e Ardhjes së Imam Mehdiut)”. Es-Selamu Alejkum ue Rahmetullahi ue Berekatuhu”.

 

Burimet e Referuara:

 

1.      Dijetari Shqiptar Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Mustalahu’l-Hadithi” (Terminologjia e Hadithit), vëll.4, fq. 355, 356, 357, 358 Shtëpia Botuese “Ibn Xheuzi”, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

2.      Ebu Hafs Umer Ibn Ahmed Ibn Uthman Ibn Shahini, “Sherhu’l-Medhahibi Ehli’s-Sunneti ue’l-Marifeti’sh-Sheraii’d-Dini ue’t-Temessuki bi’s-Suneni” (Shpjegimi i Doktrinave të Ehli Sunnetit dhe Dituria e Ligjeve Hyjnore Fetare dhe Lidhja Pas Sunnetëve), fq. 41, 42, Vërtetimi nga Adil Ibn Muhammedi, Shtëpia Botuese “Kurtuba-Kordova”, Xhidde, Mbretëria e Arabisë Saudite.

3.      Ebu Hafs Umer Ibn Ahmed Ibn Uthman Ibn Shahini, “Sherhu’l-Medhahibi Ehli’s-Sunneti ue’l-Marifeti’sh-Sheraii’d-Dini ue’t-Temessuki bi’s-Suneni” (Shpjegimi i Doktrinave të Ehli Sunnetit dhe Dituria e Ligjeve Hyjnore Fetare dhe Lidhja Pas Sunnetëve), fq. 41, 42, Vërtetimi nga Adil Ibn Muhammedi, Shtëpia Botuese “Kurtuba-Kordova”, Xhidde, Mbretëria e Arabisë Saudite.

4.      Ebu Hafs Umer Ibn Ahmed Ibn Uthman Ibn Shahini, “Sherhu’l-Medhahibi Ehli’s-Sunneti ue’l-Marifeti’sh-Sheraii’d-Dini ue’t-Temessuki bi’s-Suneni” (Shpjegimi i Doktrinave të Ehli Sunnetit dhe Dituria e Ligjeve Hyjnore Fetare dhe Lidhja Pas Sunnetëve), fq. 43, Vërtetimi nga Adil Ibn Muhammedi, Shtëpia Botuese “Kurtuba-Kordova”, Xhidde, Mbretëria e Arabisë Saudite.

5.      Muhammed Ibn Abdullah Hatib Tebrizit, “Mishkatu’l-Mesabihi” (Drita e Dritave), vëll. 1, fq. 66, Hadithi Nr: 186, Vërtetimi nga Dijetari Shqiptar Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, Shtëpia Botuese Islame, Botimi i Tretë, (viti i botimit 1405 hixhri / viti 1984 sipas kalendarit gregorian), Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

6.      Me hadith mudal nënkuptojmë, hadithin të cilit mes transmetuesit dhe deri tek Muhammedi (s.a.u.s.) i janë hequr një, dy ose më shumë transmetues”.

7.      Me hadith mudal nënkuptojmë, hadithin të cilit mes transmetuesit dhe deri tek Muhammedi (s.a.u.s.) i janë hequr një, dy ose më shumë transmetues”.

8.      Imam Sujuti, “Tedribu’r-Raui fi’sh-Sherhi Takribi’n-Neueui” (Ushtrimi i Transmetuesit në Sqarimin e Afrimit të Neueuiut), vëll. 1, fq. 324, Paraqitja dhe Përmbledhja nga Doktor Shejh Ahmed Mubed Abdulkerimi, Botimi i Parë, (viti i botimit 1424 hixhri / viti 2003 sipas kalendarit gregorian), Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

9.      Hakim Nishaburi, “Mustedrek Ale’s-Sahihajni” (Perceptimi Mbi Dy Përmbledhjet e Hadithëve të Vërtetë), vëll. 1, fq. 93.

10.  Dijetari Shqiptar Shejh Muhammed Albani, “Sahihu’l-Xhamii’s-Sagiri”(Përmbledhja e Vogël e Hadithëve të Vërtetë), vëll. 1, fq. 615, Hadithi Nr: 3232 Shtëpia Botuese “Ibn Xheuzi”, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

11.  Dijetari Shqiptar Shejh Muhammed Albani, “Sahihu’l-Xhamii’s-Sagiri”(Përmbledhja e Vogël e Hadithëve të Vërtetë), vëll. 1, fq. 615, Hadithi Nr: 3232 Shtëpia Botuese “Ibn Xheuzi”, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

12.  Imam Ebu Bekr Ibn Ibrahim Shafii, “Feuaidu’sh-Shehri bi’l-Gajlanijati” (Dobitë e Sqarimit të Ngjarjeve të Rëndësishme), fq. 510, Hadithi Nr: 632

13.  Imam Ebu Bekr Ibn Ibrahim Shafii, “Feuaidu’sh-Shehri bi’l-Gajlanijati” (Dobitë e Sqarimit të Ngjarjeve të Rëndësishme), fq. 510, Hadithi Nr: 632

14.  Dijetari Shqiptar Muhammed Nasiruddin Albani, “Sahihu’t-Tergibi ue’t-Terhibi” (Përmbledhja e Vërtetë e Hadithëve të Nxitjes dhe të Frikës), fq. 124.

15.  Kjo shprehje përdoret për zbulimin e transmetuesit me probleme, hadithët e transmetuar të të cilit hetohen dhe shqyrtohen me hollësi.

16.  Hafidh Ibn Haxher Askalani, “Tehdhibu’t-Tedhhibi” (Afrimi i Afrimeve), vëll. 1, fq. 157.

17.  Kjo shprehje përdoret për zbulimin e transmetuesit me probleme, hadithët e transmetuar të të cilit hetohen dhe shqyrtohen me hollësi.

18.  Hafidh Ibn Haxher Askalani, “Tehdhibu’t-Tedhhibi” (Afrimi i Afrimeve), vëll. 1, fq. 157.

19.  Hafidh Ibn Haxher Askalani, “Tehdhibu’t-Tedhhibi” (Afrimi i Afrimeve), vëll. 1, fq. 157.

20.  Hafidh Ibn Haxher Askalani, “Tehdhibu’t-Tedhhibi” (Afrimi i Afrimeve), vëll. 1, fq. 157.

21.  Imam Dhehebiu, “Sijeru’l-Alami’n-Nubela” (Jetëshkrimi i Lajmëtarëve të Mëdhenj), vëll. 14, fq. 133.

22.  Imam Dhehebiu, “Sijeru’l-Alami’n-Nubela” (Jetëshkrimi i Lajmëtarëve të Mëdhenj), vëll. 14, fq. 133.

23.  Hafidh Ibn Haxher Ahmed Ibn Ali Askalani, “Nuketu ala’n-Nuzheti’n-Nadhari fi Teudihi’n-Nuhbeti’l-Fikr” (Një Vëzhgim në Këndvështrimin e Sqarimit të Konceptimit të Mendimit), vëll. 1, fq. 56 dhe fq. 58, Analiza nga Ali Ibn Husejn Ibn Abdulhamid Halebiu, Shtëpia Botuese “Ibn Xheuziu”, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

24.  Hafidh Ibn Haxher Ahmed Ibn Ali Askalani, “Nuketu ala’n-Nuzheti’n-Nadhari fi Teudihi’n-Nuhbeti’l-Fikr” (Një Vëzhgim në Këndvështrimin e Sqarimit të Konceptimit të Mendimit), vëll. 1, fq. 56 dhe fq. 58, Analiza nga Ali Ibn Husejn Ibn Abdulhamid Halebiu, Shtëpia Botuese “Ibn Xheuziu”, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.

25.  Dijetari Shqiptar Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Silsiletu’l-Ehadithi’d-Daife ue’l-Meudua” (Zinxhiri i Transmetimeve të Hadithëve të Dobët dhe Çështjet e Tyre), vëll. 1, fq. 93

 

Vijon...