Shpërthim terrorist në një xhami në Jemen
Një shpërthim masiv në një xhami në provincën e Mahvit, në Jemen, ku u vranë disa besmimtarë dhe u plagosën shumë të tjerë gjatë namazit të xhumasë.
Shpërthimi ndodhi në Xhaminë el-Kil në qytetin Shabam në provincën Mahvit.
Numri i saktë i viktimave nuk është ende i njohur dhe asnjë grup ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Në muajin korrik një makinë bombë, për të cilën e morri përgjegjësinë grupi tekfirist terrorist ISIS, vrau katër persona pranë një xhamie të muslimanëve shiite në kryeqytetin e Jemenit, Sana'a.
Fëmijët ishin në mesin e tetë të plagosur në këtë shpërthim.
Terroristët e ISIL-it kanë kryer një varg të sulmeve vdekjeprurëse ndaj objektivave të muslimanëve shiitë në Jemen që nga muaji mars, 2015.
Më 7 korrik, t2015, të paktën një person u vra dhe pesë të tjerë u plagosën në një sulm terrorist të ISIS-it me bombë në një xhami të muslimanëve shiitë në kryeqytet, Sana’a.
Sipas zyrtarëve të sigurisë, një makinë bombë shpërtheu jashtë Xhamisë el-Raoudh në Sana'a-n Juglindore ndërsa besimatarës ishin duke dalur nga xhamia pasi e kishin përfunduar namazin.
Më 20 qershor, 2015, një makinë bombë shpërtheu pranë xhamisë Shiite Kobbat el-Mehdi, në Sana'a, ku u vranë tre persona dhe u plagosun shtatë të tjerë.
Burimi: FNA