Dështoi inqizimi nga pjestarët e ISIS-it në Liqenin e Badovcit, fal vigjilencës së roje
Me 11 korrik 2015 Policia e Kosovës njoftoi se në afërsi të Liqenit të Badovcit kishte arrestuar disa persona të dyshuar për terrorizëm. Fale vigjilencës së rojes së liqenit i cili lajmëroi policin, këta terroristë të ISIS-it u arrestuan dhe Prokuroria speciale me profesionalizëm të rrall arriti ti kuptojë të gjitha planet dashakeqe të këtyre terroristëve që ia duan të keqen e Kosëvës dhe muslimanëve në prëgjithësi
Pas gati gjashtë muajsh hetime, Prokurorja Speciale, Drita Hajdari, ka arritur në përfundimin se në afërsi të liqenit të Badovcit nuk pati helm dhe “qëllimi i vetëm i grupit terrorist ishte që të lexonin një deklaratë betimi për organizatën terroriste ISIS”.
Gati gjashtë muaj pas kësaj ngjarje, Prokuroria Speciale e ka dorëzuar aktakuzën ndaj gjashtë të arrestuarve. Në dokumentin prej 26 faqesh i cili do të lexohet në seancën gjyqësore të paraparë të mbahet më 23 dhjetor, ndër të tjera sqarohen pretendimet e prokurorisë se të pandehurit Besnik Latifi, Gazmend Haliti, Betim Ibërdemaj, Milazim Haxhiaj dhe Enis Latifi kanë kryer veprën penale të përgatitjes së veprës penale terroriste.
Aktakuza sqaron se pesë të pandehurit kanë shkuar tek liqeni i Badovcit me qëllim që të incizojnë një video propaganduese në të cilën kanë pasur për qëllim ta lexojnë betimin ndaj udhëheqësit të organizatës terroriste ISIS.
Nga hetimet e prokurorisë rezultoi se të pandehurit nuk kishin arritur ta filmonin mesazhin e tyre pasi ishin vërejtur nga rojat e liqenit të cilët më pas kishin njoftuar policinë.
Grupi, sipas prokurorisë, ka pasur qëllim që këtë video ta publikojnë në internet me qëllim që të dëshmojnë para botës shtrirjen e të ashtuquajturit Shtetit Islamik në Republikën e Kosovës, thuhet në aktakuzë.
Për ta realizuar videon, sipas aktakuzës, të pandehurit ishin pajisur me një kallashnikov dhe pesë karikatorë, uniforma ushtarake, maska si dhe një flamur të organizatës ISIS.
Në aktakuzë, prokuroria pretendon se ka zbuluar edhe betimin të cilin të dyshuarit për terrorizëm do ta lexonin afër liqenit.
Teksti i shkruar në gjuhën arabe përmban zotimin për dëgjueshmëri dhe zbatueshmëri ndaj urdhrave të luftëtarit të fesë Ebu Bekir Al Husejn El Kurejshi El Bagdati.
Pretendimet e prokurorisë dhe deklaratat e të pandehurve rreth akuzës do jenë pjesë e një procesi gjyqësor i cili do të nisë më 23 dhjetor në Gjykatën Themelore të Prishtinës.