Sejjid Hassan Nasrallah: Terrorizmi është duke u shkatërruar
Sekretari i Përgjithshëm i Rezistencës Islamike Libaneze ‘Hizbullah’ ka deklaruar se Lëvizja Hizbullah dënon ashpër krimet e grupit terrorist ISIS në Francë dhe deklaroi se ne solidarizohemi me popullin francez.
Sejjid Hassan Nasrallah të shtunën në mbrëmje deklaroi se sulmet e fundit terroriste në Francë dhe në Liban kanë vërtetuar se terroristët në kryerjen e krimeve nuk njohin kurrfarë kufiri, prandaj për të luftuar kundër tyre nevojitet një bashkëpunim i përbashkët.
Autorët kryesorë të shpërthimeve terroriste të së enjtes në mbrëmje në jug të Bejrutit aktualisht janë nën arrestimin e forcave të sigurisë së brendshme të Libanit dhe ata kanë pohuar bashkëpunimin e tyre me grupin terrorist takfirist ISIS.
Sejjid Hassan Nasrallah paralajmëroi se disa faktorë po bëjnë përpjekje që të paraqesin popullin palestinez si armik të egjiptianëve, sirianëve dhe libanezëve, ndërkohë që palestinezët nuk mund të konsiderohen përgjegjës për krimet të cilët po kryejnë terroristët takfiristë.
Grupet terroriste takfiriste sidomos ISIS-i kanë jetë të shkurtë dhe vazhdimisht në Siri dhe Irak po pësojnë dëme të mëdha.
Grupi terrorist ISIS nuk ka kurrfarë pozite as në kohë të luftës dhe nuk do të ketë kurrfarë pozite as në kohë të paqes, -theksoi ndër të tjera Sejjid Hassan Nasrallah.