Hoxhallaret e Shqipërisë: duhet mallkuar ata që kryejnë akte terroriste
Me rastin e 25- vjetorit të rihapjes së Xhamisë së Plumbit, i organizuar nga komuniteti Mysliman i Shqipërisë, u bashkuan të gjithë së bashku edhe myftinia e Shkodrës për të shprehur dhe kërkuar mallkimin mbi grupet e ISIS-it që janë përdorues të dhunës e që nuk i përkasin fesë Islame.
“ Ditët e sotme, fatkeqësisht, në vende të ndryshme të botës po përjetojmë akte dhune e terrori. Komuniteti Musliman Shqiptar i dënon bindshëm aktet e terrorit kudo që ndodhin, në Siri, Irak, Palestinë e së fundmi në Francë. Askush nuk ka të drejtë në emër të çfarëdo ideologjie, të marrë jetën e një njeriu që e ka falë Zoti. Mbi të gjitha, askush nuk ka të drejtë ta atashojë terrorin me fenë e paqes, me fenë islame. Jo në emër të myslimanëve, jo në emër tonë, ne nuk është mirë të mallkojmë muslimanët, por nëse duhet të bëjmë një mallkim, duhet mallkuar të gjithë ata persona që kryejnë akte terroriste, e mbi të gjitha ata persona që përdorin terroristët për veprat e tyre të liga dhe qëllimet e tyre dashakeqe. T’i lutemi Zotit të na sjellë paqe mirësi, qetësi, begati kudo në botë” tha Buçaj.
Gjithashtu Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari në nderim të viktimave ka kënduar disa versete Kuranore për shpirtrat t e tyre. Besimtarët Musliman janë përshëndetur edhe nga Arqipeshkvi i Shkodres, Pult Imzot Angjelo Musafra.