Turqia ka më shumë se 120. 000 hafizë të Kur'anit
Shefi i Zyrës për Arsimin Fetar, e lidhur me Organizatën Dijanet të Turqisë, njoftoi se vendi ka më shumë se 120.000 hafizë të Kur'anit të Shenjtë.
Sipas faqes të internetit Zamanarabic website, Benjamin Albrag tha se numri i hafizëve të Kur'anit sipas shënimeve zyrtare nga viti 1976 deri në vitin 2015 në Turqi është 120.080.
Ai shtoi se ka 15.000 Qendra të Kur'anit në Turqi dhe 61.500 nxënës të shkollave mësojnë gjithashtu Kur'anin përmendësh
Zyrtari për Arsimin Fetar vuri në dukje se deri tani 6.150 studentë turq kanë marrë certifikata që dëshmojnë se kanë mësuar përmendësh Kur’anin në vitin 2015.
Turqia është një vend me shumicë muslimane me mbi 98 për qind të popullsisë së saj i përkasin besimit Islam.
Burimi: IQNA News