Liban

Nasrallah: Hizbullahu vazhdon për të përkrahur kauzën palestineze

Sekretari  i Përgjithshëm i Lëvizjes Libaneze  ‘Hizbullah’, Sejjid Hassan Nasrallah përsëriti se do të përkrahë kauzën e popullit palestinez dhe kryengritjen e tyre kundër regjimit të Izraelit, dhe tha:

‘Tel Aviv ka frikë nga lindja e një Intifade të re.

Hizbullahu do të vazhdojë të mbështesë popullin palestinez kundër regjimit okupues ( Izraelit), ndërsa Tel Avivi  tmerrohet nga intifada palestineze, tha udhëheqësi i Lëvizjes Libaneze Hizbullah, duke ju drejtuar popullit libanez gjatë fjalimit në Bejrut të premten.

Ai kritikoi ashpër krerët arabë për mos mbështetjen e kauzës palestineze, dhe tha: Regjimi i Izraelit është vija e frontit  për fuqitë  koloniale, ai paraqet projektin kolonial që synon të gjithë rajonin

Shkalla e rrezikut të Izraelit që paraqet në rajon është ulur tani, tha ai, por regjimi ende konsiderohet si një kërcënim për stabilitetin në Lindjen e Mesme.

Në vërejtjet përkatëse në mesin e tetorit, Sejjid Hassan Nasrallah tha se Palestina është Beteja Qendrore në rajon. 

Rajoni dëshmon për një lëvizje aktive  dhe popullore për të mbrojtur -Xhaminë al-Aksa me atë që duket si Intifada (kryengritja) tretë, ka thënë Sejjid Hassan Nasrallah, gjatë një fjalimi drejtuar popullit që përkujtonte  natën e parë të muajit të shenjtë të Muharremit në Kompleksin Sejjid Shuhada në periferinë jugore të Dahijeh, të Bejrutit, raportoi  faqja  Al-Manar news website e Libanit. 

Populli palestinez nuk kanë zgjidhje, por rezistencë, ata janë udhëheqësit e kësaj beteje, le të vendosin formën e tyre të rezistencës, tha ai, duke shtuar se ata kanë mbështetjen e plotë të Hizbullahut dhe më tej bëri thirrje për një mbështetje në mbarë botën kundër pushtimit nga Izraeli.

Ai gjithashtu përshëndeti popullin palestinez për konfrontimet e tyre të guximshme kundër armikut izraelit  në  Jerusalem, (el-Kudsit), Rripin e Gazës, dhe pjesë të ndryshme në të gjithë Bregun e pushtuar Perëndimor.

Burimi: FNA