Kasapi, Ariel Sharon
Ish-Kryeministri kriminel izraelit Ariel Sharon do të varroset të hënën pasditë, njoftuan mediat zioniste.
Vrasësi 85-vjeçar vdiq të shtunën në një spital afër Tel Avivit, si pasojë e një hemorragjie të fortë, pas tetë vitesh në koma.
Ariel Sharon kasapi
lindur në vitin 1928 nga prindër bjellorus, në një vendbanim hebre gjatë mandatit britanik në Palestinë, Sharoni iu bashkuar një milicië zioniste në vitin 1940, për të marrë pjesë në lëvizjen për krijimin e një shteti hebre.
Sharoni ka marrë pjesë në fushatata ushtarake të udhëhequara nga Haganah, e cila hartoi një plan për dëbimin e 750 mijë palestinezëve nga shtëpitë e tyre, në mënyrë që të krijohej një shumicë hebraike në atë që më vonë do të njihej si “Izraeli”.
Pas pavarësisë, Sharoni iu bashkua njësisë famëkeqe 101 të ushtrisë izraelite, ku ka udhëhequr operacione të fshehta ndërkufitare kundër objektivave civile dhe ushtarake në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Në tetor të vitit 1953, Sharoni udhëhoqi një skuadër, e cila bastisi fshatin Qibya, duke hedhur në erë shtëpi dhe duke gjuajtur granata nëmënyrë të rastësishme në lagjet e banuara. Bastijsa, e cila do të quhej “Masakra e Qibyas”, vrau 69 civilë, dy të tretat e tyre gra e fëmijë. Kjo provokoi zemërim ndërkombëtar.
Sharoniu zhvendos më pas në politikë. Ai u bë një forcë e madhe në krijimine partisë së krahut të djathtë Likud. Ai ishte një avokat i hershëm i lëvizjes, e cila mbronte kolonizimin e territoreve të pushtuara në vitin 1967.
Që nga fillimi i lëvizjes për vendbanimet, ai u përpoq të merrte tokat në pronësi të arabëve dhe t’ua jepte ato hebrenjve, me qëlllim që arabët e zhvendosur të mos kishin mundësi të ktheheshin më.
Pas suksesit në zgjedhjet e vitit 1981, Sharoni u caktua si ministër i mbrojtjes, një rol që do ta bënte atë të fitonte famë botërore, e që u pasua me pushtimin e përgjakshëm të Libanit nga Izraeli.
Pushtimi ishte i egër, dhe çoi në vrasjen e 20 mijë libanezëve dhe palestinezëve.
Në episodin më famëkeq të karrierës së Sharonit, ai kryesoi dhe mundësoi masakrën e rreth 3,500 civilëve të paarmatosur palestinezë në Sabra dhe Shatilanë Beirutin jugor nga forcat e milicisëlibaneze të mbështetura nga Izraeli.
Forcat izraelite, të cila kontrollonin zonën, rrethuan kampin dhe ndezën fishekzjarre gjatë natës për të ndihmuar militantët që të lëviznin rrugicave në mënyrë që të masakronin banorët.
Sharoni ishte arkitekti kryesor i lëvizjës që mështeste krijimin e vendbanimeve. Ai përdori postin e tij si ministër i strehimit dhe infrastrukturës kombëtare për të lehtësuar ndërtimin e një aparati të madh vendbanimesh të paligjshme në tokat e pushtuara të Bregut Perëndimor, Rripin e Gazës dhe në Lartësitë Golan në Siri.
Në vitin 1998, Sharoni tha në një takim të partisë së krahut të djathtë Tzomet se “të gjithë duhet të lëvizin, të nxitojnë të kapim sa më shumë kodra, që të mund të zgjerohen vendbanimet, sepse çdo gjë që do të marrim tani do të mbetet e jona... E çdo gjë që nuk do ta kapim do t’u mbetet atyre.”
Në shtator të vitit 2000, në mes zemërimit në rritje në territoret palestineze, mbi të cilat vazhdonin ndërtimet e e vendbanimeve dhe ndarjes së bisedimeve të paqes, Sharoni vizitoi grupin e Al-Aksa në Jeruzalemin e pushtuar, i shoqëruar nga 1.000 forca sigurie.
Vizita çoi në protesta masive, ndërsa represionet e dhunshme izraelite të këtyre protestave ndezën zemërimin e gjerë publik në dështimin e radhës të Izraelit që të respektohej premtimi i tij sipas bisedimeve të paqes për t’i dhënë fund okupimit.
Ditët që pasuan shënuan një përshkallëzim të madh të rezistencës palestineze kombëtare kundër Izraelit, dhe valët e tërbimit dhe të dhunës u lëshuan ndaj ushtarakëve dhe civilëve izraelit që më pas u bë e njohur si intifada e dytë.
Burimi: El Menar