Liban

Reportazhi i Enis Nakkashit Për Medya Şafak

Gazetari Hasan Sivri i të përditshmes turke Medya Şafak” (Agimi i Medias), ka bërë një reportazh me strategun dhe udhëheqësin libanez Enis Nakkashin, i cili është një nga emrat më të rëndësishëm të Lëvizjes së Hizbullahut Libanez dhe Boshtit të Rezistencës. Enis Nakkashi në këtë reportazh, sqaroi zhvillimet e fundit të ditëve të sotme, në shtetin sirian dhe në shtetet e tjera, të rajonit të Lindjes së Afërt.

Gazetari Hasan Sivri: “I nderuari zoti Enis Nakkashi. Shumica e pyetjeve tona, kanë të bëjnë drejtpërdrejt, me lëvizjen e fundit të zgjuar politike dhe ushtarake ruse. Ushtria ruse, po zhvillon sulme të njëpasnjëshme ajrore në shtetin sirian. Si fillim dua t’iu pyes, mbi zhvillimin kohor, të këtyre sulmeve ajrore. Natyrshëm shtrohet pyetja: “Vallë përse këto sulme, nisën pikërisht në ditët tona, kur kemi hyrë në vitin e pestë, të konfliktit sirian?!” Gjatë këtyre pesë viteve të fundit, Ushtria Shtetërore Siriane është tërhequr, nga shumë pika nevralgjike dhe strategjike, ndërsa në kohërat e fundit, humbi nga kontrolli dhe prefekturat siriane të Idlibit dhe Xhisr Shugurit. Natyrshëm shtrohet pyetja: “Vallë a ishin diplomatët, politikanët dhe ushtarakët rusë, në pritje të Nënshkrimit së Marrëveshjes Ndërkombëtare Mbi Programin Bërthamor Iranian?!” 

Enis Nakkashi: Nisja e sulmeve të njëpasnjëshme ajrore ruse në shtetin sirian, nuk erdhi si pasojë e Nënshkrimit të Marrëveshjes Ndërkombëtare Mbi Programin Bërthamor Iranian, por kjo e fundit ka krijuar lehtësira në bashkërendimin e lëvizjeve politike dhe ushtarake, mes Federatës Ruse dhe Republikës Islame Iraniane. Qëllimi kryesor i nisjes së sulmeve ajrore ruse në shtetin sirian, është vijimi i ndihmës së madhe ushtarake, të dhënë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Turqisë, të cilat nuk i kanë reshtur ndihmuat, ndaj kryengritësve dhe terroristëve, që luftojnë kundër regimit sirian, të bëheshin dhe më të fuqishëm. Këta dy shtete aleate të Organizatës së Marrëveshjes së Atlantikut Verior, kishin planifikuar vënien në zbatim të këtij plani djallëzor, me anë të së ashtuquajturës Zonë e Ndalim Fluturimitdhe Zonës së Sigurisë.

Shteti sirian tanimë kishte filluar, që të luftonte kundër shteteve të fuqishëm perëndimorë dhe si rrjedhojë, organizatat e ndryshme të terroriste të armatosura, nuk mund të cilësoheshin më si një opozitë siriane. Tanimë këta terroristë, ishin tërësisht në kontrollin e shteteve të huaja. Pra nuk mund të themi se, këta organizata terroriste të armatosura deri në dhëmbë, nga shtetet e fuqishëm perëndimorë, nuk ishin më thjesht kryengritës sirianë, sepse ata e kishin kaluar këtë etapë para shumë kohësh. Duke nisur që nga ushtari, komandanti, koloneli dhe udhëheqësi, tanimë ishin tërësisht në kontrollin, e shteteve të fuqishëm perëndimorë. Pra është mëse i logjikshëm fakti se shteti rus, nuk do ta linte në baltë aleatin e tij sirian.

Strategjia mbrojtëse e Federatës Ruse, tanimë është shumë e hapur dhe e qartë. Shteti rus, synon parandalimin e afrimit të shteteve anëtarë të NATO-s, pranë kufinjve të tij tokësorë. Qeveria ruse, synon parandalimin e mbjelljes së farërave revolucionare, të shteteve perëndimorë brenda trojeve të saj. Ariu rus, ka për qëllim ndalimin me çdo kusht, të dëshirave dhe orekseve, të shteteve të fuqishëm perëndimorë, të cilët kërkojnë ndryshimin e regjimit sirian, me një qeveri vasale properëndimore. Politikanët rusë, e dinë shumë mirë faktin se, shumica e të ashtuquajturëve muxhahidë, janë me nënshtetësi të huaj si çeçenë, ingushë, dagistanezë, tatarë, afganë, pakistanezë, boshnjakë, kosovarë, shqiptarë, turq, italianë, francezë, gjermanë, britanikë dhe amerikanë dhe se një ditë, nëse do të fitojnë kundër regjimit sirian, do të kthehen në shtetet e tyre përkatëse dhe do të mbjellin kaos, rrëmujë dhe trazira.

Në ditët tona, ekuilibrat politikë ndërkombëtarë, kanë ndryshuar rrënjësisht. Tanimë shteti turk, nuk mund të aludojë më, duke ngritur zërin lart në qiell, në emër të mbrojtjes së popullit sirian. Shteti turk, tanimë është bërë pjesë, e planit djallëzor amerikan përça dhe sundo dhe po orvatet që të zgjerojë ndikimin e tij politik, mbi shtetet e rajonit të Lindjes së Mesme. Shteti turk tanimë është bërë palë, e planit të ndyrë të NATO-s, i cili është kundër zbatimit të planeve të shtetit rus, iranian dhe shteteve të rajonit, të cilat bien ndesh me planin e Organizatës së Marrëveshjes së Atlantikut Verior.

Tani qeveria turke, ka përpara saj zgjedhje. Zgjedhja e parë, është nëse vijon me kokëfortësi me qëndrimin e saj, që do të nënkuptonte përshkallëzim dhe më të gjërë të konflikteve, në shtetet e rajonit të Lindjes së Afërt. Në këtë rast Federata Ruse dhe Republika Islame Iraniane do të reagonin menjëherë ushtarakisht. Në ditët e sotme, shohim se ndonëse Deti Kaspik, nuk bart ndonjë rëndësi strategjike, ushtria ruse ka nisur lëshimin e predhave nga ky rajon. Ushtria ruse, me këtë lëvizje ka si pikësynim dhënien e mesazhit të qartë: Nuk ka rëndësi se në cilën anë të globit, po luftojnë trupat tona, ne jemi të gatshëm të luftojmë kurdo dhe kudo.

Si rrjedhojë pohojmë se ushtria ruse, bën të ditur qartë dhe pastër se ushtria ruse, është e gatshme që të luftojë kurdo dhe kudo, jo vetëm me trupat e saj, në portin e prefekturës siriane të Ladhkijes, ose me trupat e saj në aeroportin, në afërsi të qytetit sirian të Kardahasë. Pra si përfundim, presidenti rus Vladimir Putin po thotë troç, duke i sfiduar shtetet e fuqishëm perëndimorë, në nisjen ose në anullimin e Luftës së Tretë Botërore. Shteti turk duhet të bëjë zgjedhjen e tij.

Nëse do t'i rikthehemi veprës me titull: Thellësia Strategjike” e kryeministrit turk Ahmet Davutoğlu, në një paragraf të kësaj vepre, ky i fundit bën fjalë për dyjëzimin e politikës së jashtme turke, mes ndjekjes së politikës së NATO-s, ose politikës turke, e cila do të ecte paralelisht me politikën e shteteve të rajonit. Shteti turk, nuk mund të qëndrojë njëkohësisht dhe pranë NATO-s dhe pranë shteteteve të rajonit të Lindjes së Mesme, ashtu siç nuk mund të jetë njëkohësisht, presidenti turk Rexhep Tajjip Erdoğani, anëtar i Këshillit të Shangait dhe anëtar i Marrëveshjes së Organizatës së Atlantikut Verior. Presidenti turk Rexhep Tajjip Erdoğani, bëri kërkesë homologut të tij rus, pranimin e shtetit turk, në Këshillin e Shangait, por ky i fundit iu përgjigj se as që bëhet fjalë për këtë gjë.
 
Gazetari Hasan Sivri: “Para disa ditësh, kryeministri turk Ahmet Davutoğlu, thirri shtetet anëtare të NATO-s, në njëmbledhje të jashtëzakonshme, pas shkeljes së hapësirës turke, nga avionët ushtarakë rusë”. 

Enis Nakkashi: Kjo është një thirrje mëse normale, sepse shteti turk është shtet anëtar i NATO-s. Pra shteti turk, ka si pikësynim dhënien e mesazhit të qartë: Unë nuk jam i vetëm, por pas meje qëndrojnë shtetet e tjera të NATO-s. Ndërsa shtetet anëtare të Marrëveshjes së Organizatës së Atlantikut Verior, dhanë thjesht dhe vetëm një konferencë shtypi dhe ndërkohë tërhoqën predhat raketat patriot nga shteti turk. Kjo është diçka e papërfytyrueshme, sepse në njërën anë, shtetet anëtare të NATO-s, aludojnë se janë bashkë me shtetin turk, ndërsa në anën tjetër tërhoqën predhat patriot. Pa këta të fundit, hapësira e shtetit turk, mbetet tërësisht e pambrojtur. Nw rast se shtetet anëtarë të NATO-s, kërkojnë nisjen e Luftës së Tretë Botërore, atëherë do të përballen drejtpërdrejtë me Federatën Ruse, me Republikën Islame Iraniane dhe me Republikën Popullore Kineze. Tani unë jam i bindur se shteti turk, me synimin e kryerjes së disa ndryshimeve politike, e ndien të nevojshme, nisjen e Luftës së Tretë Botërore. Pra qeveria turke, e ndjen të domosdoshme, nisjen e Luftës së Tretë Botërore, mbi kryerjen e disa ndryshimeve politike. Por nëse nuk ka ndonjë zgjidhje tjetër, pra nëse shteti turk së bashku me shtetet e tjera, të rajonit të Lindjes së Mesme, ndihen të kërcënuar dhe janë të detyruar të luftojnë, ata do ta bëjnë këtë. Por nëse nisja e luftës, do t'u lihet në dorë partisë në pushtet, ose kryetarit të saj, ai do të bëjë gjithçka të jetë e mundur, për shmangien e luftës. Ndonëse unë nuk e mbështes këtë përfundim, tani që zgjedhjet parlamentare turke, kanë mbaruar populli turk, e ka bërë tanimë zgjedhjen e tij, duke rivotuar Partinë Drejtësi dhe Rimëkëmbje. Por populli turk, është përgjegjës për të ardhmen e tij, nëse do të jetojë në luftë, ose në paqe. Si rrjedhojë, presidenti turk Rexhep Tajjip Erdoğani, tani që iu ndez drita e gjelbër, do t'i detyrojë kurdët, që të pranojnë kërkesën për paqe, duke thyer guackën e luftës dhe duke nisur një etapë të re bisedimesh, me këta të fundit.

Madje unë jam i mendimit se, numri një i diplomacisë turke, do të heqë dorë nga politika e përplasjes dhe në vend të saj do të pranojë politikën e bashkëpunimit me shtetet e rajonit të Lindjes së Mesme, siç janë shteti sirian, irakian dhe iranian. Ne pas zgjedhjeve parlamentare, nuk kërkojmë rishikimin e politikës së jashtme, nga ana e presidentit, ose kryeministrit turk, por kishim besim të plotë se, populli turk do të shprehte vullnetin e tij dashamirës, për një të ardhme në paqe. Por tani jemi të zhgënjyer, sepse populli turk rizgjodhi presidentin e tij, Rexhep Tajjip Erdoğanin, i cili do ta çojë shtetin turk drejt pragut të luftës.

Gazetari Hasan Sivri: Pra sipas mendimit tuaj, populli turk gaboi kur rivotoi Partinë Drejtësi dhe Rimëkëmbje?!

Enis Nakkashi: Të them të drejtën nuk e prisja, që kjo parti të fitonte shumicën e votave parlamentare. Tani kjo parti do të bëhet dhe më e fuqishme dhe do të vijojë udhëheqjen e shtetit turk. Besoj se dhe krijimi i qeverisë së re, do të varet nga pjesëmarrja e madhe e Partisë Drejtësi dhe Rimëkëmbje. Por unë mendoj se politikanët e kësaj partie, do të krijojnë përçarje brenda partisë, pas marrjes së mesazhit pas zgjedhjeve. Madje mund të them se, pas rizgjedhjes së tyre si deputetë, mund të shkojnë drejt krijimit të një partie të re. Të tërë ne e dimë shumë mirë faktin se, brenda Partisë së Drejtësisë  dhe Rimëkëmbjes, ka zyrtarë të lartë të cilët nuk i mbështesin politikat e presidentit turk Rexhep Tajjip Erdoğanit. Pra ata po e detyrojnë këtë të fundit, ose të marrë pjesë në nisjen e Luftës së Tretë Botërore, ose të ulet në tryezën e bisedimeve, në të cilët e presin të gatshëm  politikanët rusë dhe iranianë.

Gazetari Hasan Sivri: Nëse do të rikthehemi në sulmet ajrore ruse, si rrjedhojë shtrohen pyetjet: Cili do të jetë ndikimi, i këtyre sulmeve ajrore ruse?!, Çfarë lloj ndryshimesh do të shohim, sepse avionët ushtarakë rusë, po bombardojnë në mënyrë të pamëshirshme sulmet ajrore, organizatat terroriste si ISIS-i, Kaide, Nusra, Ushtria Çlirimtare Siriane dhe të tjera.

Enis Nakkashi: Tani është mëse i vërtetë fakti se, avionët ushtarake rusë, po bombardojnë të tërë terroristët, sepse politikanët rusë, nuk duan të pranojnë asnjë lloj marrëveshjeje politike. Kryeqyteti rus i Moskës, u hapi dyert opozitës siriane muaj të tërë, përpara nisjes së këtyre sulmeve ajrore. Madje diplomacia ruse, u bëri të qartë opozitarëve sirianë, duke u thënë se nëse me të vërtetë, kërkonin një zgjidhje politike, duhet të shkonin në Kremlin. Por asnjë nga këta organizata terroriste, nuk pranuan asnjë lloj zgjidhjeje politike dhe si rrjedhojë shteti rus, i ka nisur sulmet ajrore, po i detyron këta organizata terroriste, që të pranojnë domosdoshmërisht një zgjidhje politike. Madje dhe regjimi sirian, është i gatshëm në zgjidhjen e krizës, ndonëse disa organizata terroriste si ISIS-i, Kaide, Nusra, Ushtria Çlirimtare Siriane nuk do ta pranojnë këtë zgjidhje dhe si rrjedhojë duhen asgjësuar tërësisht. Në javët në vijim ushtria ruse, do të sulmojë me tërë arsenalin e saj ushtarak, organizatat terroriste të lartpërmendura.

Gazetari Hasan Sivri: Pra ju jeni të mendimit se, në javët në vijim ushtria ruse, do të nisë dhe sulme tokësore?!

Enis Nakkashi: Po jeni shumë i saktë! Ushtria ruse, në javët në vijim do të nisë sulme ajrore tokësore, ajrore dhe detare. Ka shumë gjasa që sulmet gjithëpërfshirëse ruse, të zgjerohen deri në kufinjtë e shtetit irakian. Për më tepër dhe Republika Popullore Kineze, do të dërgojë trupa ushtarake, sepse dhe shteti kinez, do të përfshihet në këtë konflikt, ndonëse nuk do të dërgojë trupa të klasit të parë. Por ushtria ruse, është e vendosur që t'i japë fund njëherë e përgjithmonë konfliktit sirian, duke i asgjësuar tërësisht këta organizata terroriste. Pra me këtë nënkuptojmë, anullimin e zhvillimit të lojërave për pushtet, korrjen e suksesit të organizatave terroriste dhe parandalimin e politikave dhunuese dhe përcaktuese, të Organizatës së Marrëveshjes së Atlantikut Verior.

Gazetari Hasan Sivri: Pas nisjes së sulmeve ushtarake ruse, disa mbështetës sirianë, u etiketuan si prorusë. Ju si mendoni, cili është ndryshimi mes sulmeve ushtarake amerikane dhe mes sulmeve ushtarake ruse?!

Enis Nakkashi: Pohoj me bindje të plotë se, mes këtyre dy sulmeve gjenden ndryshime rrënjësore. Federata Ruse ka për qëllim ndjekjen e një politike, në përputhje të plotë, me ligjet ndërkombëtare dhe si rrjedhojë, ata i dërgojnë të tëra çështjet dhe mosmarrëveshjet në Këshillin e Sigurimit, të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Shteti rus, që në fillim të konfliktit sirian, i ka bërë thirrje shtetit amerikan: Nëse do të nisim bashkë sulmet, le t'i kryejmë ata në përputhje të plotë me ligjet ndërkombëtare, të Këshillit të Sigurimit, të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Shteti rus, nuk është përfshirë ende, në epokën pas luftës së shtetit irakian, sepse ky i fundit nuk i ka drejtuar këtë kërkesë shtetit rus. Ndërsa shteti sirian, në njërën anë, i ka drejtuar një kërkesë të tillë shtetit rus dhe ky i fundit, i është përgjigjur. Ndërsa në anën tjetër, shteti sirian, ndonëse nuk i ka drejtuar një kërkesë të tillë shtetit amerikan, ky i fundit ka dy vite që ka nisur sulmet ajrore, në shtetin sirian. Lërmëni t'iu citoj se, nuk ka asnjë ligj ndërkombëtar, i cili ligjëron sulmet ushtarake amerikane, në shtetin sirian.

Për më tepër shteti rus, thekson se përcaktimi i udhëheqësve të një shteti, i takon vullnetit të popullit. Si rrjedhojë, shteti rus nuk shprehet, as mbi qëndrimin dhe as mbi largimin e presidentit sirian Beshar Esedit nga pushteti, sepse beson fuqishëm se përcaktimi i udhëheqësve të një shteti, i takon vetëm vullnetit të popullit. Si rrjedhojë Federata Ruse dhe Republika Islame Iraniane, këmbëngulin se qëndrimi ose largimi nga pushteti, i presidentit sirian Beshar Esedit, i përket vetëm vullnetit të popullit sirian. Duke u nisur nga kjo këto dy shtete të fuqishme lindore, shpreh prerazi: Ne duhet të orvatemi të punojmë fort, në drejtim të vënies në jetë, të mendimit të kriijimit të qeverisë së bashkimit kombëtar, e cila tani për tani kundërshtohet nga të tëra palët, dhe më pas duhet të shkohet drejt zgjedhjeve së parlamentare. Lërmëni t'iu rikujtojmë faktin e hidhur se, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ishin të mendimit se pa rrëzuar regjimin sirian, është i pamundur zhvillimi i zgjedhjeve të lira parlamentare. Por shteti egoist amerikan, ashtu siç bën gjithmonë harronte një dukuri shumë të rëndësishme. Kjo sjellje kryeneçe, solli dhe një ndjenjë pakënaqësie të lartë, në mesin e popullit sirian.

Politikanët rusë pikë së pari, u bëjnë thirrje zyrtarëve sirianë, mbi respektimin e ligjeve ndërkombëtarë pikë së dyti, u bëjnë thirrje mbi respektimin e vullnetit të popullit dhe pikë së treti, u bëjnë thirrje mbi mospërdorimin e mjeteve të dhunës.

Në ditët tona, shteti turk zotëron fuqinë e duhur, mbi armatimin, financimin dhe furnizimin e organizatave terroriste në shtetin sirian dhe më pas mund të ngrejë zërin lart duke fajësuar shtetin rus se, po vret popullin e pafajshëm sirian. Por shteti turk duhet ta ketë shumë të qartë se, askush nuk i beson më këto propoganda të ndyra dhe të rreme mediatike. Shtetet e fuqishëm perëndimorë, nën udhëheqjen e Xhaxha Semit po orvaten me anë të hedhjes së farërave, të së ashtuquajtura revolucione mbi vënien në zbatim, të grushteve të shtetit të përdorura në vitet 1950, në shtetet e rajonit të Lindjes së Afërt. Si rrjedhojë kjo nënkupton vënien nën rrezik, të tërësisë së shteteve të rajonit të Lindjes së Afërt.
 
Gazetari Hasan Sivri: Pak muaj më parë gjatë reportazhit tonë, ju përmendët se koalicioni ndërkombëtar ushtarak nën udhëheqjen e Sh.B.A.-së, i cili kishte për synim asgjësimin e ISIS-it me anë të sulmeve ajrore, po orvatet që t'i rivizatojë kufinjtë e shteteve të rajonit të Lindjes së Afërt. Por në ditët e sotme dhe avionët ushtarakë rusë, po qarkullojnë në qiejt e shtetit sirian. Vallë a nënkupton kjo dukuri, rivizatimin e kufinjve të shteteve të rajonit të Lindjes së Afërt, nga shteti rus?! Tani si ka ndryshuar konkurrenca ajrore, mes dy superfuqive botërore?!

Enis Nakkashi: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po orvaten që me anë të sulmeve ajrore të rivizatojnë kufinjtë e shteteve të rajonit të Lindjes së Mesme. Ndërsa Federata Ruse, po orvatet që të bëjë tërësisht të kundërtën, pra me anë të sulmeve ajrore, t'i mbrojë këta kufinj të paprekur. Shteti rus, po jep hapur dhe qartë mesazhin se, askush nuk mund t'i copëtojë trojet siriane dhe se organizatat e armatosura terroriste, nuk mund të udhëheqin shtetin sirian. Ky është ndryshimi rrënjësor, mes dy superfuqive botërore, sepse pala perëndimore synon rivizatimin e kufinjve të shteteve, të rajonit të Lindjes së Afërt, ndërsa pala lindore synon mbrojtjen e tërësisë tokësore të këtyre shteteve.
 
Gazetari Hasan Sivri: Vallë mendoni se shteti amerikan, do të reagojë kundër sulmeve ajrore ruse?! Vallë si mendoni se, ç'hapa do të ndërmarrë shteti amerikan?!

Enis Nakkashi: Shteti amerikan, ka disa mundësi veprimi para tij. Mundësia e para është, arsyetimi i mbrojtjes së opozitës së brishtë siriane, duke armatosur këtë të fundit. Pra konflikti sirian, mund të përshkallëzohet dhe shteti amerikan, mund të rikthehet në Këshillin e Sigurisë, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe të nisë bisedimet, mbi çështjen e përcaktimit të organizatave terroriste. Por unë nuk jam i mendimit se, shteti amerikan do t'i qaset këtij mendimi. Shteti amerikan, nuk do të pranojë vendimin e Këshillit të Sigurimit, sepse ky pranim do të nënkuptonte, kufizimin e fuqisë së saj në shkallë botërore. Shteti amerikan në vitin 2001 sulmoi shtetin afgan dhe në vitin 2003 sulmoi shtetin irakian, pa patur miratimin e bashkësisë ndërkombëtare. Shteti amerikan, në këtë mënyrë arsyetoi dhe mbrojtjen e civilëve libianë, ndërsa më pas nisi sulmet ajrore, të cilat rrënuan tërësisht shtetin libian. Kjo është arsyeja se shteti amerikan, do të vijojë armatimin e organizatave terroriste.

Gazetari Hasan Sivri: Në ditët e sotme, shumë shtete të globit, po përfshihen në konfliktin sirian. Vallë ju si mendoni se, së bashku me përshkallëzimin e konfliktit sirian, konflikti po shkon drejt vështirësimit ose lehtësimit?!

Enis Nakkashi: Në pamje të parë konflikti sirian, duket se po vështirësohet, ndërsa në praktikë duket se po lehtësohet. Tanimë konflikti sirian, është shndërruar në një arenë përplasjesh mes superfuqive botërore. Prandaj shteti turk, duhet të bëjë zgjedhjen e tij dhe si rrjedhojë, ose do të marrë pjesë në Luftën e Tretë Botërore, ose do të ulet në tryezën e bisedimeve. Duke u nisur nga kjo, konflikti sirian ka hyrë në një epokë shumë të rrezikshme.

Gazetari Hasan Sivri: Pra sipas mendimit tuaj, tani pritet që të nisë Lufta e Tretë Botërore?!

Enis Nakkashi: Po shumë e saktë! Politikani rus me prejardhje ruse Brzezhinski, javën e kaluar citoi se, Lufta e Parë Botërore, nisi si pasojë e atentateve dhe komploteve të thjeshta. Etapa në të cilën, konflikti sirian ka hyrë në ditët e sotme, është më e rrezikshme se gjendja e nderë, para Luftës së Parë Botërore. Unë pjesërisht mendoj se është kështu. Ata të cilët, në fillim të konfliktit sirian thanë se, regjimi sirian do të rrëzohet u kam kthyer përgjigje se, kjo është e pamundur, por ajo që është mundur është nisja e luftës rajonale, ose nisja e Luftës së Tretë Botërore, sepse dëshira e shteteve të fuqishëm perëndimorë, nuk do të realizohet. Pra këtyre njerëzve, u kam thënë se gaboheni rëndë, nëse aludoni se regjimi sirian do të rrëzohet, me anë të atentateva dhe komploteve, por ajo që është mundur është nisja e luftës rajonale, ose nisja e Luftës së Tretë Botërore. Tani nuk e di nëse këta njerëz, do të nisin Luftën e Tretë Botërore, ose do të ulen në tryezën e bisedimeve.

Gazetari Hasan Sivri: Ministri i jashtëm saudit shprehu se, presidenti sirian Beshar Esadi, do të largohet nga pushteti, ose zgjidhja e vetme në tryezën e bisedimeve, është nisja e sulmeve ushtarake.

Enis Nakkashi: Vallë a po e zbatojnë sauditët këtë plan, në shtetin jemenas?! Jo sepse përvoja e hidhur, rëndon në supet e sauditëve. Sauditët para nisjes së sulmeve, në shtetin jemenas, menduan se do t'i përmbushnin pikësynimet e tyre, në një ose dy javë, në një ose dy muaj. Tanimë kemi hyrë në muajin e shtatë, të konfliktit jemenas dhe sauditët nuk kanë përmbushur asnjë pikësynim. Qeveria dhe presidenti jemenas, i larguar nga pushteti Mensur Hadiu, tanimë qëndron në qytetin jemenas të Adnit. Tanimë qyteti jemenas i Adnit, është i ndarë mes dy palës, e cila mbështet presidentin jemenas të larguar Mendur Hadiun pra organizatave terroriste të Elkaides dhe ISIS-it dhe palës së popullit jemenas, i cili kërkon lirinë e plotë të shtetit jemenas. Natyrshëm shtrohet pyetja: A është ky vendimi i sauditëve, sepse deri tani nuk kanë përmbushur asnjë pikësynim. Familja mbretërore saudite, synon kontrollin e plotë të politikës së brendshme dhe të jashtme, të shteteve të Gjirit Pers. Por një synim i tillë është i papranueshëm.

Nesër një ditë të bukur: Unë mund të shpreh qëndrimin tim hapur, duke thënë se unë e urrej me gjithë shpirt mbretin saudit. Pas kësaj, mund të nis armatimin e organizatave terroriste, me synimin e asgjësimit fizik të këtij njeriu, brenda shtetit të tij. Unë nuk mund të konceptoj se si ushtria saudite, dërgon ushtarë në shtetet e rajonit të Gjirit Pers, me synimin e futjes në sferën e ndikimit të tyre, të këtyre shteteve. Nëse ndjekim këtë logjikë, atëherë dhe populli arab palestinez, libanez, sirian, irakian dhe bahrejnas duhet të dërgojnë ushtarë, brenda trojeve të Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Gazetari Hasan Sivri: Disa analistë politikë për lëvizjen e zgjuar politike dhe ushtarake, kanë përdorur termin Afganistanizëm. Vallë cili është ndryshimi, mes sulmeve sovietike në shtetin afgan dhe mes sulmeve ruse në shtetin sirian?!

Enis Nakkashi: Ka ndryshime rrënjësore mes këtyre dy sulmeve. Në atë epokë ushtria sovietike, ishte e vetme në sulmet e saj në shtetin afgan, sepse ky i fundit e kishte izoluar ushtrinë sovietike, në malet e thepisura afgane. Pra ushtria sovietike, mbështetej vetëm nga Partia Komuniste Afgane dhe nuk kishte mbështetje nga popujt dhe shtetet e rajonit të Azisë së Mesme. Por në ditët e sotme gjendja ka ndryshuar sepse ushtria ruse, në sulmet e saj në shtetin sirian, mbështetet nga shtetet e rajonit të Lindjes së Mesme, si Republika Islame Iraniane dhe Republika Arabe e Sirisë. Tanimë sulmet e ushtrisë ruse në shtetin sirian, mbështeten gjërësisht nga avionët ushtarakë rusë, Trupat e Mbrojtjes Kombëtare, Ushtria Shtetërore Siriane dhe Lëvizja e Hizbullahut Sirian.

Gazetari Hasan Sivri: Nëse do t'i rikthehemi mundësisë së nisjes së luftës, si e shpjegoni faktin e lëshimit të predhave nga ushtria ruse, në një largësi 1500 km. në një rajon si Deti Kaspik, me synimin e goditjes së organizatës terroriste të ISIS-it?!, Vallë sa i rëndësishëm është ky mesazh?!

Enis Nakkashi: Ushtria ruse po jep mesazhin hapur dhe qartë se, është e gatshme që të luftojë kurdo dhe kudo. Pra para shteteve të tjera shtrihen dy zgjedhje. Zgjedhja e parë është përfshirja në këtë luftë, e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por kjo nuk është një shfaqje ushtarake e njohur nga kjo e fundit. Ushtria amerikane nuk është e gatshme, në përfshirjen në këtë luftë. Ushtria ruse po jep mesazhin hapur dhe qartë se, është e gatshme që të luftojë në çdo kohë dhe në çdo vend të rruzullit tokësor, pra duke përdorur bazat ushtarake në Detin Kaspik dhe në Detin e Zi. Për më tepër ushtria ruse, krahas përdorimit të avionëve ushtarakë Sukhoi, do të përdorë dhe avionët ushtarakë, të cilët i godasin objektivat në një largësi 4.000 km. Organizata e Marrëveshjes së Atlantikut Verior, duhet t'i vlerësojë zhvillimet e fundit ruse. Kohërat e fundit diplomatët rusë, gjatë një konferencë shtypi thanë se, nëse shtetet e fuqishëm perëndimorë, do të vijojnë armatimin e organizatave terroriste në shtetin sirian, me armatime dhe predha bashkëkohore, do ta cilësojnë si një kërcënim për shtetin rus. E thënë ndryshe nëse ushtria amerikane, do të vijojë armatimin me armatime dhe predha bashkëkohore, duke i kaluar këta të fundit, nga kufiri turk në shtetin sirian, ushtria ruse do të reagojë menjëherë. Të tërë ne e dimë shumë mirë faktin se si një avion ushtarak rus, nxorri jashtë loje dy avionë ushtarakë turq. Pra zgjedhja përfundimtare, i mbetet sërish shtetit turk.

Gazetari Hasan Sivri: Vallë si do të ndikohen marrëdhëniet iraniano-ruse, pas nisjes së sulmeve ajrore ruse?! Para pak muajsh, nisën të përhapeshin thashetheme të rreme si, iranianët kanë nën kontroll shtetin sirian dhe se tanimë rusët janë tërhequr. Madje këta thashetheme arritën kulmin, kur u tha se kryeqyteti rus i Moskës, e shiti tanimë aleatin e saj sirian të Damaskut. Por lëvizja e zgjuar politike dhe ushtarake ruse e ditëve tona, vërtetoi tërësisht të kundërtën. Vallë ju si e shpjegoni këtë bashkërendim politik dhe ushtarak, mes shtetit rus dhe atij iranian?!

Enis Nakkashi: Bashkërendimin politik dhe ushtarak, mes shtetit rus dhe atij iranian, e shpjegoj me pjesëmarrjen e Republikës Islame Iraniane, në Këshillin e Shangait. Ndonëse shteti iranian, nuk është shtet anëtar i Këshillit të Shangait, merr pjesë në këtë të fundit, falë ndikimit të madh rus. Por kur tërësia e embargove dhe sanksioneve të vendosura, do të hiqen në muajin e dhjetor, ndaj Republikës Islame Iraniane, atëherë kjo e fundit do bëhet anëtare zyrtare, me të drejta të plota në Këshillin e Shangait. Ky i fundit njihet si një organizatë, e cila kundërshton vendimet e NATO-s. Këshilli i Shangait, është një organizatë, e cila ka për qëllim mbrojtjen dhe sigurimin e shteteve të tjera anëtarë të saj, si shtetit afgan, azerbajxhanas, irakian, libanez dhe sirian, ndaj planeve djallëzore dhe të ndyra të NATO-s. Pra bashkërendimi politik dhe ushtarak, mes shtetit rus dhe atij iranian, shpjegohet me pjesëmarrjen e Republikës Islame Iraniane, në Këshillin e Shangait.

Gazetari Hasan Sivri: Vallë çfarë nënkupton, lëvizja e zgjuar politike dhe ushtarake në shtetin sirian, për Boshtin e Rezistencës dhe Lëvizjen e Hizbullahut Libanez dhe Sirian?!

Enis Nakkashi: Qëndrimet e shtetit rus, bënë të qartë se, ky i fundit është aleat zyrtar i Lëvizjes së Hizbullahut, pasi ky i fundit ka kërkuar ndërhyrjen e këtij të fundit. Ushtria ruse, bashkëpunon në fusha të ndryshme, me Lëvizjen e Hizbullahut. Pra si rrjedhojë, ushtria ruse pikë së pari, ndihmon në armatimin e Rezistencës Siriane dhe pikë së dyti ndihmon në armatimin e Lëvizjes së Hizbullahut. Mua më kujtohet shumë mirë se, pas sulmeve çifute mbi shtetin libanez, në vitin 2006 disa të dërguar të Lëvizjes së Hizbullahut, vizituan kryeqytetin rus të Moskës. Gjatë takimit pala ruse, iu drejtua Lëvizjes së Hizbullahut, duke i thënë: Ne nuk ju cilësojmë si një grup, lëvizje, ose parti në kufirin e shtetit libanez, por si një organizatë të fuqishme, në rajonin e Lindjes së Afërt. Ndërsa në ditët e sotme, nëse do t'i hedhim një vështrim, shtrirjes gjeografike të Lëvizjes së Hizbullahut, do të vërejmë se kjo e fundit, është shndërruar në një fuqi ushtarake, në rajonin e Lindjes së Afërt.

Gazetari Hasan Sivri: Pas nisjes së sulmeve ajrore ruse, u përhapën thashetheme, mbi një bashkërendim të mundshëm ushtarak, mes shtetit rus dhe atij çifut. Vallë cili është mendimi juaj, mbi këtë bashkëveprim?! A do të dëmtojë ky i fundit, Rezistencën Siriane?!

Enis Nakkashi: Mund të them me bindje të plotë se, nuk ka asnjë bashkëveprim ushtarak, pas nisjes së sulmeve ajrore ruse. Por lërmëni t'iu sqaroj se, ushtarakët çifutë u frikësuan dhe u tronditën shumë nga këta sulme. Arsyeja ishte se në njërën anë çifutët synonin, të merrnin pjesë në konfliktin sirian, ndërsa në anën tjetër kërkonin të mësonin, rrezen e predhave ruse. Por presidenti rus Vladimir Putin, i qetësoi çifutët duke theksuar se, ata nuk janë në objektivat e radarëve rusë dhe se ushtria ruse gjendet këtu, për mbrojtjen e shtetit sirian. Më tej ai bëri të qartë se, shteti çifut nuk ka asnjë të drejtë, mbi ndërhyrjen në shtetin sirian.

Gazetari Hasan Sivri: Para pak kohësh analistët politikë aluduan se, ushtria ruse kishte rrëzuar në mënyrë elektronike mbi Detin Mesdhe, një avion pa pilot çifut. Më pas gjithashtu ushtria ruse, kishte detyruar të kthehej pas, një tjetër avion pa pilot çifut. Ushtria ruse, e kishte rrëzuar avionin e parë pa pilot çifut, gjatë epokës kur ushtria ruse, po ndërtonte bazën ajrore dhe detare, në qytetin sirian të Ladhkijes. Ushtria çifute kishte për synim, fotografimin e punimeve dhe vendndodhjen e ushtrisë ruse, por dështoi keqazi. Ndërsa avionin e dytë pa pilot çifut, e kishte detyruar të kthehej pas, duke i bërë të qartë ushtrisë çifute se, nuk kishte asnjë lloj të drejte, mbi ndërhyrjen në shtetin sirian.

Pas këtyre rrëzimeve të avionëve pa pilot çifutë, një gjeneral izraelit shprehu se, Lëvizja e Hizbullahut Sirian ka të drejtë, të ndërhyjë në shtetin sirian, mbi të ardhmen e këtij të fundit, ndërsa ne fatkeqësisht nuk kemi asnjë të drejtë.

Enis Nakkashi: Unë mund t'i kuptoj shqetësimet e shtetit çifut, mbi të ardhmen e shtetit sirian, sepse para epokës së konfliktit sirian, Lëvizja e Hizbullahut Sirian, nuk ishte shtrirë brenda kufinjve të shtetit sirian. Ndërsa në ditët e sotme shohim se, Lëvizja e Hizbullahut, ushtro veprimtari ushtarake, si në shtetin libanez, ashtu dhe në shtetin sirian. Pra shqetësimi i shtetit çifut, mbi shtetin sirian, mund të shihet shumë qartë, sepse mund të pësojë një humbje të njëjtë, me atë që pësoi në vitin 2006, në shtetin libanez.

Gazetari Hasan Sivri: Disa analistë politikë, aludojnë se kontrolli i shtetit sirian, është ndarë në dy pjesë. Shteti rus, kontrollin pjesën veriore të trojeve siriane, ndërsa shteti iranian, kontrollon pjesën jugore të trojeve siriane. Vallë ç'lloj ndryshimesh do të shohim tani e tutje?!

Enis Nakkashi: Sipas mendimit tim, nuk mund të ketë ndonjë ndryshim të madh, sepse trupat iraniane dhe Lëvizja e Hizbullahut, ishin në trojet sirine dhe para nisjes së dulmeve ajrore ruse. Atentatet dhe bombardimet në Kodrat Siriane të Xheuelanit, dëshmojnë hapur këtë fakt të pamohueshëm. Ne e kemi cituar dhe më parë se, fronti ynë kundër shtetit çifut, i cili gjendet në qytetin libanez të Nakurës, zgjatet deri në kufirin e shtetit jordanez. Ky front i Lëvizjes së Hizbullahut Libanez, ka të bëjë me sigurinë e shtetit sirian. Unë mendoj se shteti rus, nuk është kundra këtij fronti.

Gazetari Hasan Sivri: Në ditët e sotme, në brigjet e portit sirian të prefekturës siriane të Ladhkijes, krahas avionëve ushtarakë rusë S-300, gjendet dhe një luftanije aeroplanmbajtëse ruse.

Kjo luftanije aeroplanmbajtëse ruse, e cila bart avionët ushtarakë rusë S-300, mund të mbulojë tërësinë e hapësirës ajrore, në shtetin sirian. Kohërat e fundit, politikanët sirianë, kanë blerë armatim zëvendësues, me avionët ushtarakë S-300.

Për më tepër po të them disa të dhëna të reja. Ushtria ruse, pajtohet tërësisht me dërgimin e armatimit, drejt Lëvizjes së Hizbullahut. Madje ata tolerojnë, çdo lloj dërgimi armatimi, drejt Lëvizjes së Hizbullahut.

Vallë sipas jush, ariu rus do të qëndrojë gjatë, në shtetin sirian?!

Enis Nakkashi: Ushtria ruse, ka ndërtuar një bazë ushtarake, në prefekturën siriane të Tartusit. Por së shpejti ushtria ruse, do të ndërtojë dhe një bazë tjetër ushtarake, në shtetin sirian, sepse kjo bazë ushtarake nuk mjafton, në mbulimin e tërësisë së hapësirës siriane.

Sipas një deklarate të bërë nga një gjeneral rus, shteti rus ka këmbëngulur në faktin se do të bëjë gjithçka e mundur, derisa Ushtria Shtetërore Siriane, të marrë nën kontroll tërësinë tokësore, të shtetit sirian. Pra me fjalë të tjera, ushtria ruse do t'i qëndrojë pranë, Ushtrisë Shtetërore Siriane, derisa t'i asgjësojë tërësisht organizatat terroriste, të cilat luftojnë kundër regjimit sirian. Pra pohojmë se ariu rus i jep rëndësi parësore, kësaj çështjeje dhe si rrjedhojë do të vijojë të qëndrojë në shtetin sirian.

Gazetari Hasan Sivri: Vallë si do të ndikojnë sulmet ajrore ruse, në shtetin sirian, mbi planet politike të shtetit turk?!, Vallë çfarë masash do të ndërmarrë shteti turk, tanimë që ushtria ruse ka nisur një valë të pamëshirshme sulmesh ajrore, kundër organizatave terroriste dhe po i detyron këta terroristë, të kërkojnë shpëtim pranë shtetit turk?!

Enis Nakkashi: Tanimë shteti turk, po përballet me një problem shumë të madh. Këta terroristë, të cilët kërkojnë shpëtim pranë shtetit turk, kur do të duan të kthehen në shtetet e tyre përkatëse, do të krijojnë një problem shumë të madh. Si rrjedhojë kur Bashkimi Europian, do të kërkojë ekstradimin e këtyre terroristëve, do të përballet me një problem shumë të madh. Vallë si do t'i pranojë shteti turk, këta terroristë të cilët i ka armatosur, financuar dhe mbështetur. Nëse shteti turk, me të vërtetë synon ndryshimin e qëndrimit të tij, do të mbyllë kufinjtë e tij, dukuri që do të çonte në asgjësimin fizik, të tërë këtyre terroristëve. Por nuk besoj se shteti turk, do ta ndërmarrë këtë masë drastike. Përkundrazi shteti turk, vijon mbledhjet dhe armatimin e këtyre terroristëve, sepse shteti turk mendon se, lufta e të ashtuquajturëve muxhahidë do të vijojë deri në fund. Duke u mbështetur në këta fakte, arrijmë në përfundimin se, mundësia e nisjes së Luftës së Tretë Botërore, është e lartë. Në këtë drejtim shteti rus dhe ai iranian, nuk do të hedhin hapa pas.
 
Gazetari Hasan Sivri: Tanimë shteti turk, po përballet dhe me të ashtuquajturën Rozhava (Tërësia e Trojeve Kurde). Pas humbjeve të zgjedhjeve paraardhëse, Partia Drejtësi dhe Rimëkëmbje, i rinisi sulmet ajrore kundër organizatës terroriste Partia Komuniste Kurde. Kjo është arsyeja se, përse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Federata Ruse, të cilët janë shtete armike me njëri-tjetrin, po orvaten mbi krijimin e marrëdhënieve të mira me kurdët.

Enis Nakkashi: Të tërë ne e dimë shumë mirë faktin se, politikanët amerikanë dhe rusë po zhvillojnë një garë të rëndë, mbi krijimin e marrëdhënieve të mira me kurdët. Por sipas meje këtë garë do ta fitojnë rusët. Dua të shtoj se, për sa kohë që do të vijojë politika armiqësore turke, ndaj organizatës terroriste të PKK-së, kjo e fundit do të luajë një rol kyç, si në shtetin turk dhe atë sirian. Unë jam i mendimit se rusët, janë më afër krijimit të marrëdhënieve të mira me kurdët, sepse nga ana gjeopolitike, janë më afër se amerikanët. Si rrjedhojë shteti turk, duhet t'i bëjë mirë llogaritë me çështjen kurde, sepse vijimi i luftës me kurdët, nuk i shërben interesave të tij.
 
Gazetari Hasan Sivri: Si përfundim, si mendoni se do të jetë i hapi pasardhës që do të ndjekin superfuqitë botërore, mbi kryeqytetin sirian të Damaskut.

Enis Nakkashi: Mendoj se tani për tani, superfuqitë botërore, po mendojnë mbi epokën pas përfundimit të konfliktit sirian. Prandaj të tëra palët duhet të mendojnë, për një plan afatgjatë dhe gjithëpërfshirës, nëse me të vërtetë synojnë, rivendosjen e demokracisë dhe paqes, në shtetet e rajonit të Lindjes së Afërt. Ashtu siç e kam thënë më përpara, pikë së pari të tëra palët duhet të tregojnë respekt, mbi larminë e doktrinave fetare dhe kulturore, traditave dhe zakoneve të popujve të rajonit dhe duhet të mendojnë mbi përpilimin e një plani gjithëpërfshirës.

Ndërsa pikë së dyti të tëra palët, duhet të synojnë krijimin e një strategjie politike gjithëpërfshirëse, e cila do të çonte në rivendosjes së demokracisë dhe paqes, në shtetet e rajonit të Lindjes së Afërt. Pra kjo nënkupton se, shteteve të këtij rajoni, nuk duhet t'i detyrohet një program fetar, ekonomik, politik, ose ushtarak, i përpiluar nga shtetet e fuqishëm perëndimorë, duke vendosur në vendin e tyre, sepse nuk janë kavje laboratori, por njerëz me mish e me shpirt. Nëse superfuqitë botërore, do të arrijnë t'ia dalin mbanë, atëherë të tërë popujt e rajonit të Lindjes së Afërt, do të jetojnë në begati, harmoni, paqe të plotë me njëri-tjetrin.
 
Gazetari Hasan Sivri: Ju falenderoj nga thellësia e zemrës, zotëri Enis Nakkashi, për reportazhin tonë.

Enis Nakkashi: Gjithashtu dhe unë ju falenderoj shumë.

Burimi: Medya Şafak