Amerike

Emërtimi i Iranit boshti i së keqes” ishte gabim

George W Bushi plak, ish presidenti amerikan ka thënë se këshilltarët
e djalit të tij në Shtëpinë e Bardhë kanë ndërtuar ”perandorinë e vet 
personale”, dhe ka shtuar se radhitja e Iranin në të ashtuquajturin”boshti i së keqes”ishte gabim. Në bisedë me Jon Meachamon, biografin e tij, Bushi 
plak ka thënë se Dick Cheney ka ndërtuar” perandorin e vet personale” dhe 
ka sjell ndikim të madh të”linjës së fort;” në Shtëpinë e Bardhë të George W 
Bushit të ri, duke insistuar në zbatimin e forcës gjatë gjithë botës. Donald 
Rumsfeld ishte”tipi arrogant” dhe nuk ka kuptuar të tjerët që kanë menduar 
”duke shërbyer për së keqi kryetarit”konsideron Bushi, Megjithatë, ai e 
lavdëron presidencën e djalit të vet, dhe shtoi se në të vërtetë ai ishte 
përgjegjës për dhënien e autorizimeve Chenyt dhe Rumsfeldit. Vlerësimet e 
mprehta të Bushit, të përfshira në biografinë e tij të cilin do ta botojë 
Random House javën e ardhshme, kanë nxjerr në sipërfaqe ndjenjat për të 
cilët shumë vetë një kohë të gjatë kanë besuar se i mbante në veten e tij. 
Është e mundshme që pikërisht kjo pjesë e librit, në të cilin vlerëson 
vështrimin e vet të administrimit të djalit të tij dhe këshilltarëve të tij, do t’i 
tërheq më së shumti vëmendje. “Ishte gabimi i madh të lejohet Dick Chenyt 
të fus një lloj të State Departmantit të vet”, ka thënë Bushi. “Mendoj se e 
kanë tepruar, por ky nuk ishte gabimi i Chenyt, por gabimi i vet kryetarit”. 
Për këtë ka menduar për djalin e vet.” Brengosem për ndonjë retorik e cila 
ishte prezente aty, një pjesë e saj ndoshta ishte edhe retorika e kryetarit, por një pjesë e retorikës së tillë vinte nga njerëzit që e rrethonin atë”, ka 
deklaruar Bushi plak. 
“Retorika e nxehtë shumë lehtë depërton në kryetitujt, por ajo nuk 
zgjedh problemet diplomatike”. I pyetur që të jetë më i çartë, Bushi plak ka 
cituar fjalimin e djalit të vet nga viti 2002, kur ka fol për”boshtin e së keqes” 
e cila përfshinte Irakun, Iranin dhe Korenë Veriore.”Konsideroj se mund të 
dëshmohet historikisht se kjo nuk i ka kontribuar asgjësë”, ka përfunduar 
Bushi plak.