Udhëheqësit muslimanë në Angli paralajmërojnë për nivele shqetësuese të Islamofobisë
Këshilli Musliman i Britanisë ka paralajmëruar rritjen nivelit të Islamofobisë në Britani të Madhe, pas videos të fundit që tregon abuzimet anti-muslimane në transportin publik që janë postuar në internet dhe forcat policore në Angli dhe Uells u urdhëruan për t’i trajtuar sulmet e tilla sikur antisemitizëm.
Mikdaad Versi i Këshilli Musliman të Britanisë ka thënë: Si një e tërë, ne duhet të kuptojmë se Britania e Madhe është një shoqëri shumë tolerante, me Londrën një nga qytetet më kozmopolite në botë, dhe fatmirësisht këto lloje të sulmeve janë relativisht të rralla. Por ato janë në rritje, raportoi gazeta The Guardian.
Rritja e Islamofobisë ka arritur nivele të cilat janë shumë shqetësuese. Shumica e muslimanëve e di që dikush ka vuajtur një formë të abuzimit, qoftë online, fizikisht apo verbalisht. Ne jemi tani në një situatë shumë të rëndë se sa kemi qenë në vitin e kaluar.
Skandali që dëshmojnë videot ka theksuar vështirësitë e përpilimit të të dhënave të besueshme mbi sulme me motive fetare, veçanërisht kur abuzimi i tillë ndodhë në internet. Në një sulm, një grua ishte filmuar duke bërtitur kundër abuzimit të dy grave muslimane, njëra prej të cilëve ishte shtatzënë.
Një grua 36-vjeçare nga veri-perëndim i Londrës më pas u arrestua dhe u deklarua fajtore për shkak të ofendimit të rëndë në baza racore.
Në të njëjtën javë, një djal 25-vjeçar u dorëzua vetë në polici, pasi në video doli se një njeri ulëriste me abuzime Islamofobe ndaj një pensionisti në Tottenham, në veri të Londrës.
Videot, të cilat janë të gjerësisht të shpërndara në mediat sociale, u shfaqën menjëherë pasi Policia Metropolitane publikojë statistikat që tregojnë se sulmet anti-muslimane në Londër ishin rritur 70-të për qind në 12 muaj deri në korrik, nga 478 incidentet në vitin e kaluar tani janë 816.
Megjithatë, pamja themelor është se krimi me motive fetare është shumë i rrallë në Britani të Madhe, që ndikojnë në 0.1 për qind tek të rriturit, sipas statistikave të Home Office.
Në total, 52,528 krimet e urrejtjes janë regjistruar nga policia në Angli dhe Uells në 2014-15, një rritje prej 18 për qind në vitin e kaluar. Nga ato, 3.254 ishin të motivuara fetarisht. Kjo është vetëm 6 për qind e numrit të përgjithshëm të krimeve të urrejtjes - por kjo shifër kishte një rritje prej 43 për qind në vitin e kaluar.
Regjistrimi i të dhënave nga policia, ndërsa ende është jo i plotë, mund të ndihmojë të shpjegojë rritjen. Por ngurrimi i viktimave për të raportuar sulmet mund të nënvlerësojnë statistikat e vërteta.
Statistikat nga Anketa Krimit për Angli dhe Uells (CSEW), një sondazh ballë për ballë viktimizimit, vlerësoi se ka pasur 222.000 krime të urrejtjes në vit midis viteve 2012 dhe 2015. Rreth një e gjashta (38,000 në vit) të këtij vlerësimi ka lidhje me krimet e motivuara nga urrejtja fetare.
Në mesin e grupeve të cilët janë cak i sulmeve me motive fetare, muslimanët janë grupi më i madh. Sipas shifrave të CSEW, 0.8 për qind e muslimanëve janë viktima të krimeve të urrejtjes, krahasuar me 0.3 për qind të hindusëve, 0.1 për qind të të krishterëve dhe 0.5 përqind e grupeve të tjera fetare.
Sipas Tell Mama, një organizatë që monitoron sulmet anti-muslimane, femrat kanë më shumë gjasa të jenë në shënjestër, për shkak të veshjes së tyre.Femrat e mbuluara me shami kanë më shumë gjasa të përjetojnë abuzime të përgjithshme, tha Fiyaz Mughal nga organizata Tell Mamma.”Femrat e mbuluara me shami përballen dhe vuajnë më shumë nga incidentet më aggressive, duke i tërhequr zvarrë me gjithë mbulesat e tyre.
Ai shtoi se gratë muslimane u përballën gjithashtu me nivele të larta të abuzimit në internet, për shkat të besimit dhe gjinisë së tyre janë në shënjestër për poshtërim. Është kjo ndërlidhshmëri e paragjykimit.
Një raport i fundit për organizaten Tell Mama, Ne Kemi frikë Për Jetën Tonë, bazuar në intervista rreth sulmeve Islamofobe, zbulojë një grumbull të madh të incidenteve në vijim të cilat shkaktojnë ngjarje të tilla si të shtënat e Charlie Hebdo në Paris, në muajin janar dhe sulmi terrorist Tunizi në muajin qershor.
Sipas Mughal-it, ka pasur edhe rritje në sulmet anti-muslimane që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me krizën e refugjatëve, ku qindra e mijëra njerëz po largohen nga persekutimi dhe konflikti në Lindjen e Mesme dhe Afrikë duke u përpjekur për të gjetur strehim të sigurt në Evropë.
Vlen të theksohet se në fillim të këtij muaji, Kryeministri Britanik, David Cameron ka urdhëruar forcat e policisë për të regjistruar të dhëna mbi krimet e urrejtjes anti-muslimane dhe për të trajtuar ato si sulme serioze anti-semitike, një veprim i mirëpritur nga organizatat MCB dhe Tell Mamma.
Burimi: The Guardian