Autoriteti i lartë fetar libanez: Ashurja, një shkollë sublime
Një autoritet i lartë fetar libanez e përshkruar Ashuren si një shkollë sublime që manifeston të gjitha vlerat Islame.
Duke folur për Agjencinë IQNA, Sejjid Xhafer Fadlallah tha se edhe pse kryengritja e Imam Hussejnit (a.s.) dhe ngjarja e Ashures ka ndodhur në një periudhë të kufizuar kohe, lëvizja përmban të gjitha vlerat dhe mësimet e Islamit.
Ai shtoi se të gjithë besimtarët, pa marrë parasysh se cilës fe apo sekt, duhet të përfitojnë nga virtytet dhe mësimet e kësaj shkolle frymëzuese.
Dijetari i lartë Islam i Qendrës Hulumtuese të Sheriatit në Bejrut theksoi gjithashtu se predikuesit dhe eulogiststët duhet t’i përdorin ceremonitë e zisë të Ashures si një mundësi për rritjen e Unitetit Islamik.
Kryengritja e Imam Hussejnit (a.s.) u përqendrua në temën e Teuhidit (Monoteizmit) dhe u zhvillua për të luftuar padrejtësinë dhe shtypjen, theksoi më tej Sejjid Xhafer Fadlallah.
Ai vuri në dukje se çështja e përhapjes së drejtësisë dhe luftimin e padrejtësisë është diçka që i tërheq pasuesit e të gjitha besimeve.
Autoriteti i lartë fetar vazhdoi duke thënë se ceremonitë e zisë të Ashures nuk duhet të kufizohet në elegjitë, por objektivat e kryengritjes të Imam Hussejnit (a.s.) duhet të qartësohent për besimtarët që mbajnë zi.
Muslimanët shi’itë dhe të tjerët në pjesë të ndryshme të botës, kanë filluar t’i mbajnë ceremonitë e zisë që nga e enjtja, për të përkujtuar përvjetorin e Shehadetit të Imam Hussejnit (a.s.) dhe shokëve të tij në muajin e Muharremit.
Imam Hussejni (a.s.) dhe një grup i vogël i pasuesve të tij dhe anëtarët e familjes u martirizuan nga tirani i kohës së tij - Jezid bin Muavija.
Ata u martirizuan në betejën e Qerbelasë në Ashure- ditën e dhjetë të Muharremit që është muaji i parë musliman, sipas Kalendarin Hënor të Hixhrit.
Ceremonitë e zisë të Muharremit arrijnë kulmin në mesditën e Ashures.
Burimi: IQNA News