Kulturë

Seanca Kur’anore për Muharrem po zhvillohen në xhamitë e Kuvajtit

Me rastin e Muharremit dhe përvjetorit të martirizimit të Imam Hussejnit  (a.s.), një seri e sesioneve Kur'anore është mbajtur në xhami të ndryshme në Kuvajtit. 

Sipas Agjencisë së Lajmeve Qaf, programet Kur'anore janë organizuar për të përkujtuar shehadetin e Imam Hussejnit (a.s.) në margjinat e ceremonive të zisë të cilat u zhvilluar në xhami.

Salih Al-Xhahromi, Talal Al-Barik, Vasili Bureza, Abbas Al-Baloushi, Sadiku Mirza, Hamdi Shibli, Zejd el-Bakli, Muhammed el-Mehdi  dhe Abdullah Al-Khajjat, janë disa nga kënduesit e shquar të Kur’anit  nga Kuvajti që këndojnë ajete nga Kur’ani i Shenjtë në seanca.

Ceremonitë e xisë janë  duke u zhvilluar nga 15 tetori 2015(fillimi i muajit hënor të Muharremit) nga muslimanët shi’itë dhe të tjerët në pjesë të ndryshme të botës.

Ata mbajnë zi përvjetorin e martirizimit të Imam Hussejnit (a.s,) dhe shokëve të tij besnikë, që rënë shehidë në Qerbela, në vitin 680 pas Hz. Isait (a.s.), Krishtit.