Ushtria Izraelite Vrau Një Djalosh Palestinez 13 Vjeçar
“Sipas të përditshmes iraniane“Presstv.ir” (Televizioni i Shtypit Iranian)ditën e djeshme, ushtria izraelitevrau një djalosh 13 vjeçar palestinez, gjatë përleshjeve mes ushtrisë izraelite dhe palestinezëve, në anën jugore të qytetit palestinez të Bires. Ndërsa në ditët e sotme, vijojnë përleshjet mes ushtrisë izraelite dhe palestinezëve, në trojet palestineze të Çisjordanisë”.
“Mjekët thanë se, palestinezi i vrarë Ahmed Sharaka, u qëllua në fyt ditën e djeshme nga ushtria izraelite, në afërsi të qytetit palestinez të Ramallahut, në qendrën e trojeve palestineze të Çisjordanisë”.
“Ndërsa një palestinez i dytë, u qëllua në këmbë nga ushtria izraelite, gjatë përleshjeve të rajonit të Balusë, në anën jugore të qytetit palestinez të Bires. Ndërsa një palestinez i tretë, u qëllua në kokë me plumba çeliku, të mbështjellur me gomë”.
“Sipas mjekëve dy palestinezë të tjerë, u shtruan në spital përkohësisht, sepse patën dhimbje të tmerrshme, nga thithja e tepërt e gazit lotsjellës”.
“Sipas të përditshmes iraniane “Presstv.ir” (Televizioni i Shtypit Iranian)këto ditë ushtria izraelite ka përdorur bulldozerë, për tëlarguar robjekte të mëdha, nga rajonet palestineze, me synimin e zbulimit të protestuesve palestinezë”.
“Ushtria Izraelitë Plagosi 55 Studentë Palestinezë”
“Gjithashtu sipas të njëjtës së përditshme, ditën e djeshmeushtria izraelite, ka plagosur të paktën 20 studentë palestinezë, tetë nga të cilët janë në rrezik serioz jete në Kolegjin e Kaddurit, i cili gjendet në në qytetin palestinez të Tulkerimit, në trojet palestineze të Çisjordanisë”.
“Ndërsa gjatë një pëleshjeje të dytë, ushtria izarelite, ka plagosur të paktën 35 studentë palestinezë, të Universitetit të Kudsit, në qytetin palestineztë Ebu Disit, në anën lindore të kryeqytetit palestinez të Kudsit Sherif”.
“Sipas të përditshmes iraniane “Presstv.ir” (Televizioni i Shtypit Iranian)ditën e djeshme ushtria izraelite, përdori plumba çeliku, të mbështjellur me gomë, granata dore, gaz lotsjellës dhegranatave tymuese kundër protestuesve palestinezë”.
“Gjithashtu sipas të njëjtës së përditshme, javëve të fundit ka patur një rritje të ndjeshme të tensioneve, mes ushtrisë izraelite dhe palestinezëve”.
“Këta tensione, kanë ardhur si pasojë e masave shtrënguese, të regjimit izraelit të Tel Avivit, i cili më 26 gusht, në njërën anë ndaloi hyrjen e palestinezëve në Xhaminë Aksa,e cila gjendet në anën lindore të kryeqytetit palestinez të Kudsit Sherif, ndërsa në anër tjetër lejoi vijimin e kolonëve izraelitë, në rrënimin e Xhamisë Aksa”.
“Këshilli për Çështjet e të Burgosurve, i Autoritetit Palestinez,në një fjalim për shtyp pohoi se ushtria izraelite, ka arrestuar të paktën 650 palestinezë, që nga fillimi i muajit tetor”.
“Zyrtari i lartëpër të drejtat e njeriut, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Zejd Ra’d Husejni më 8 tetor bëri të ditur shqetësimin e tij të madh, mbi rritjet e njëpasnjëshme të tensioneve mes ushtrisë izraelite dhe palestinezëve. Gjithashtu ky zyrtar i lartë u bëri thirrje, ushtrisë izraelite mbi përfundimin sa më shpejt të dhunës së ushtruar ndaj palestinezëve. Zejd Ra’d Husejni e mbylli fjalimin e tij, duke paralajmëruar ushtrinë izraelite që të hiqte dorë, nga përdorimi i plumbave të çelikut, të mbështjellur me gomë, të granatave të dorës, të gazit lotsjellës dhe granatave tymuese, kundër protestuesve palestinezë”.
Burimi: Press TV