Kosova

Opozita e Kosovës nuk përfill këshillimet Amerikane

Zëdhënësi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Drewry, rreth situatës së krijuar në Kuvendin e Kosovës, ka deklaruar se Kuvendi është një institucion i rëndësishëm, që të funksionojë për të mirën e shtetit, prandaj duhet punë dhe kompromis në mes pozitës dhe opozitës.

 

 Për tri seanca radhazi, opozita ka pamundësuar vazhdimin e rregullt për shqyrtimet e përcaktuara në mbledhjet e Kryesisë së Kuvendit. Sipas Drewryt, opozita nuk e ka përmbushur synimin e vet legjislativ. Por kjo, sipas tij, nuk do të thotë se nuk ka pasur debat kuptimplotë.

“Ata që nuk e pëlqejnë politikën e koalicionit qeverisës duhet të punojnë që t’ia shpjegojnë qëndrimet e tyre elektoratit dhe të marrin shumicën e votave në zgjedhjet e vitit 2018. Atëherë do të ishin në pozitë të përcaktojnë vetë agjendën”, tha zëvendës ambasadori Amerikanë.