Kerkimet Filozofike Fetare

Ngjarja e Gadiru’l-Humit, në Këndvështrimin e Juristit Kujdestar

“Sipas të përditshmes turke “Intizar” (Këshillimi) në ditët tona, ngjarja e Gadiru’l-Humit,mund të vlerësohet në dy këndvështrime. Këndvështrimi i parë, i cili i përket doktrinës islame shiite, ndërsa këndvështrimi i dytë, i cili i përket të tëra doktrinave të tjera islame. Nëse kjo ngjarje madhështore, vlerësohet sipas këndvështrimit të dytë,kremtimi i festës së Gadiru’l-Humit, duhet të shndërrohet në një domosdoshmëri fetare islame, në të cilën duhet të ruhet kujtimi i vyer dhe të krijohet ndjenja dhe shpirti i kësaj feste, jo vetëm për besimtarët muslimanë shiitë, por për mbarë botën muslimane”.

“Ne si besimtarë muslimanë, duke u mbështetur në burimet e përbashkëta dhe me të njëjtat cilësi të doktrinës sunnite dhe asaj shiite, arrijmë në përfundimin se ngjarja e Gadiru’l-Humit, ka ndodhur me të vërtetë pas shtegtimit nga kjo botë për nëtjetrën, të dërguarit të Allahut (xh.sh.) Muhammedit (s.a.u.s.) mbi çështjen e përcaktimit, të prijësit të bashkësisë muslimane.Ngjarja e Gadiru’l-Humit, e cila dhe në ditët e sotme, tërheq vëmendjen e shumë besimtarëve muslimanë, në të vërtetë përfaqësondomosdoshmërinë e natyrësnjerëzore, mbi çështjen e “pranisë së autoritetit”. Kjo është arsyeja kryesore se, përse ne do të sqarojmë pikërisht ngjarjen e Gadiru’l-Humit, në këndvështrimin e juristit kujdestar”.

“Ngjarja e Gadiru’l-Humit, është një ngjarje shumë e rëndësishme dhe përcaktuese në historinë islame. Ngjarja e Gadiru’l-Humit, mund të vlerësohet në dy këndvështrime. Këndvështrimi i parë, i cili i përket doktrinës islame shiite, ndërsa këndvështrimi i dytë, i cili i përket të tëra doktrinave të tjera islame. Nëse kjo ngjarje madhështore vlerësohet, sipas këndvështrimit të dytë, kremtimi i festës së Gadiru’l-Humit, duhet të shndërrohet në një domosdoshmëri fetare muslimane, në të cilën duhet të ruhet kujtimi i vyer dhe të krijohet ndjenja dhe shpirti i kësaj feste, jo vetëm për besimtarët muslimanë shiitë, por për mbarë botën muslimane”.

“Ashtu siç cituam më sipër, këndvështrimi i parëi kësaj ngjarje, i përket doktrinës islame shiite, sepse vetë Muhammedi (s.a.u.s.) ka përcaktuar prijësin e besimtarëve muslimanë. “Duke u mbështetur në mendimet e disa bashkëkohësve të Muhammedit (s.a.u.s.) tregojmë se, disa bashkëkohës të tij e pyetën: “O i dërguari i Allahut. A të ka ardhur kjo shpallje, nga Allahu apoështë mendimi yt?!” I dërguari i Allahut Muhammedi (s.a.u.s.) u përgjigj: “Kjo shpallje ka ardhur si nga Allahu, por është dhe mendimi im”. (1). Kjo është arsyeja kryesore se, përse besimtarët muslimanë shiitë këtë hadith, e përdorin si argument të fortë, për dhënien më shumërëndësi të çështjes sëvlerësimit të përcaktimit, tëprijësit të besimtarëve muslimanë,se sa çështjeve të tjera fetare islame. Nuk ka dyshim se deri në ditët e sotme, gjenden me mijëra libra të ndryshëm të shkruar, me synimin e vërtetimit dhe ligjërimit të kësaj ngjarjeje, por qëllimi im nuk është shtimi i diçkaje mbi këtë çështje.Por këndvështrimi i dytë i çështjes, përmban një rëndësi jetike për të dyja doktrinat islame, si atë sunnite dhe atë shiite dhesynimi im është pikërisht sqarimi i duhur i kësaj çështjeje”.

“Ngjarja e Gadiru’l-Humit, ka ndodhur në vitin e dhjetë sipas hixhretit (viti 631 sipas kalendarit gregorian) në të cilën Muhammedi (s.a.u.s.) dhe muslimanëte tjerë, të cilët vinin nga të katër anët e Gadishullit Arab, u përgëzuan me shtyllën e katërt islame, atë të kryesjes së ritualit të haxhit. Si rrjedhojë vetë Muhammedi (s.a.u.s.) u sqaroi në mënyrën më të bukur bashkëkohësve të tij, kur vizitoi Shtëpinë e Allahut (xh.xh.) në Tokë (Kaben e Bekuar) çështjet politike, ushtarake, morale, doktrinore dhe konceptet e tjera islame. Muhammedi (s.a.u.s.) ka mbajtur dy fjalime në qytetin arab të Minasë. Të parin e mbajti në ditën e dhjetë ose afërsisht në agimin e ditës së dhjetë, ndërsa fjalimin e dytëe mbajti, në ditët e fundit të haxhit (Ditët e Teshrikut) i cili përbëhet nga dy fjalime të tjera. Në këta fjalime Muhammedi (s.a.u.s.) ka sqaruar në mënyrë të hollësishme çështjet politike, të cilave të tërë muslimanët e botës duhet t’i binden. Por tanimë muslimani bashkëkohor, e percepton shtyllën e katërt islame, pra kryerjen e haxhit vetëm si një adhurim dhe mbështetet në mendimin e përhapur gjërësisht se, në haxh duhet vetëm të falësh namazin dhe t’i lutesh Allahut (s.u.t.) pra duke lënë jashtë tij, tërësinë e çështjeve politike. Në ditët e sotmecitojmëme keqardhje dukurinë e qartë,tëmosmësimit të muslimanit bashkëkohor, të historisë islame dhe biografisë së të dërguarit të Allahut (s.u.t.) Muhammedit (s.a.u.s.)”.

“Këta fjalime të Muhammedit (s.a.u.s.) janë shënuar në dy mënyra të ndryshme, në librat e muslimanëve sunnitë dhe shiitë. Thelbi i çështjes është se, fillimisht Muhammedi (s.a.u.s.) ka sqaruar çështjen e xhihadit (luftës së shenjtë), ndërsa kur po sqaronte çështjen e xhihadit (luftës së shenjtë) kundër idhujtarëve dhe femohuesve ka thënë se, xhihadi do të vijojë derisa fjalia e teuhidit “La Ilahe Ila Allah” do të përhapet në të tërë rruzullin tokësor. Më pas Muhammedi (s.a.u.s.) sqaroi çështjen e bashkimit të muslimanëve si një trup i vetëm, duke theksuar faktin se muslimanët, nuk duhet të luftojnë kurrë kundër njëri-tjetrit. Më tej ai vijoi të sqaronte se,sipas këndvështrimit islam, epoka e xhahilijes (padijes) ishte e dënuar që të zhdukej përgjithmonë, së bashku me vlerat e saj të pakta. Muhammedi (s.a.u.s.) shprehu:“Mbetjet e epokës së padijes, janë nën këmbëte mia”, duke zhvlerësuar tërësisht vlerat e pakta të kësaj epoke. Pastaj Muhammedi (s.a.u.s.) shpjegoi mosmarrëveshjet ekonomike të muslimanëve, të cilat rridhnin që nga epoka e padijes, duke ndaluar njëherë e mirë dhënien e borxhit me kamatë. Muhammedi (s.a.u.s.) pohoi: “Dijeni mirë se të tëra llojet e kamatës, janë nën këmbët e mia. Kamata e parë të cilën e kam anulluar,është kamata e xhaxhait tim Abbasit,i cili ishte një njeri që i kishte dhënë borxh, shumë njerëzve në epokën e padijes dhe e merrte atë me kamatë. Unë tanimë kam anulluardhënien dhe marrjen e borxhit me kamatë. Lërmëni që t’iu rikujtoj se përkushtimi ndaj Allahut (a.u.xh.)është vlera më e lartë islame dhe se asnjë nga ju nuk është më i lartënga tjetri vetëm se, në këndvështrimin e përkushtimit islam që zotëron. Muslimanët e kanë të domosdoshme këshillimin, shpjegimin e çështjeve politike, shprehjen e mendimit të tyre të lirë dhe kumtimin e cilësive fetare dhe morale të udhëheqësve muslimanë. Muslimanët e kanë të domosdoshme qortimin me vend tëudhëheqësve muslimanë”. (2)

“Pastaj i dërguari i fundit i Allahut (xh.sh.) Muhammedi (s.a.u.s.) sqaroi në pika të përgjithshme çështjet politike dhe shoqërore të botës muslimane dhe ceku Hadithin Thekalejn (Dy Porositë e Paçmuara): Muhammedi (s.a.u.s.) në çdo rrethanë dhe në çdo mjedis ka thënë: “O ju njerëz! Unë kam lënë në mesin tuaj Dy Porosi të Paçmuara, që nëse lidheni fort pas tyre, nuk do të shmangeni. Këto porosi janë Libri i Allahut dhe Ehli Bejti im që është Farefisi im”. Më tej ai duke bashkuar të dy gishtërinjtë e tij vijoi: “Njëlloj siç nuk ka asnjë ndryshim mes këtyre dy gishtërinjve e mi”. Më tej shtoi: “Nuk janë si këta gishtërinj”. Më pas duke treguar gishtin tregues me gishtin e mesit shprehu: “Unë nuk e shoh Librin e Allahut dhe Farefisin tim njërin më të gjatë se tjetrin, përkundrazi i shoh si dy gishtërinjtë tregues, të cilët nuk kanë asnjë ndryshim mes tyre”. (3)

“Pas sqarimit të këtyre çështjeve politike dhe shoqërore, Muhammedi (s.a.u.s.) solli në rendin e ditës çështjen e Farefisit të tij Të Pastër. Ai pas kryerjes së shtyllës së katërt islame, atë tëritualit të haxhit, u nis menjëherë në Medinën e Ndriçuar. Mëpas disa farefise medinase, u ndanë nga ata jemenase, në pikën e ndarjes së tri rrugëve. Muhammedi (s.a.u.s.) ndaloi në vendin e quajtur Gadiru’l-Humi, kusipas të pranishmëve temperatura ishte aq e lartë, sa nëse do të vendosnin mish të gjallë, në rërërat përcëlluese të shkretëtirës së Nexhdit, ai do të piqej i gjallë nën rrezet diellore. “Muhammedi (s.a.u.s.) gjendej nën hijen e një peme, në vendin e quajtur Gadiru’l-Humi. Më pas Muhammedi (s.a.u.s.) duke kapur për dore Aliun (a.s.) dhe duke e ngritur dorën e tij lart doli para muslimanëve. Më pas ai tha: “Cilido që më ka mua zotëri edhe ky (Aliu) është zotëriu i tij”, shpjegon sipas disa bashkëkohësve të Muhammedit (s.a.u.s.) tregohet se ky i fundit dhe Ali Ibn Ebi Talibi (a.s.) e ngritën dorën aq lart sa iu dukën dhe sqetullat e tyre, me synimin që ta shihnin të tërë muslimanët ë pranishëm. Ky është thelbi i çështjes”.

“Duke u mbështetur në këta fakte, arrijmë në përfundimin se, kjo ngjarje nuk i përket vetëm besimtarëve muslimanë shiitë, por i përket mbarë besimtarëve muslimanë, sepse vetë Muhammedi (s.a.u.s.) nuk donte që të përcaktonte menjëherë si prijës të muslimanëve, pas shtegtimit të tij nga kjo botë Ali Ibn Ebi Talibin (a.s.). Qëllimi i Muhammedit (s.a.u.s.) ishte kujdestaria, rëndësia e madhe fetare dhe lidhjet e thella morale të prijësit të katërt të besimtarëve muslimanë, Aliut (a.s.) ndaj bashkësisë muslimane. Qëllimi i përsëritjes së shpeshtë së Hadithit Thekalejn, të dërguarit të Allahut (xh.xh.) Muhammedit (s.a.u.s.) në çdo rrethanë dhe mjedis si në fjalimine tij në Mina dhe në vendin e quajtur Gadiru’l-Humi, shfaq qartë sepërmendja e Kur’anit Famëlartë,së bashku me Farefisin e tij të Pastër,është krijimi i një lidhjeje të pashkëputur mes tyre. Thënia e Muhammedit (s.a.u.s.):“Cilido që më ka mua zotëri edhe ky (Aliu) është zotëriu i tij”, shpjegon se ai është njeriu i plotë musliman, i cili është shëmbëlltyrë, për bashkësinë muslimane dhe për brezat pasardhës. Shpjegimi i Muhammedit (s.a.u.s.) i shëmbëlltyrës më madhështore, të këtij personaliteti musliman siçështë Aliu (a.s.) në mënyrë konkrete dhe të qartë, duke e paraqitur këtë të fundit, në mesin e bashkësisë muslimane, tregon se çdo musliman duhet të edukohet me vlerat islame njëlloj siç u edukua njeriu i plotë musliman Aliu (a.s.). Ky i fundit zotëron pastërti morale, dije fetare, përkushtim, drejtësi, adhurim, perceptim të thellë të çështjeve islame, flijime të mëdha heroike, jetësimi i vlerave islame dhe flijimi i tyre për të mirën e bashkësisë msulimane, janë shembuj frymëzimi për brezat pasardhës. Synimi i Muhammedit (s.a.u.s.) duke kapur për dore Aliun (a.s.) ishte sebashkëkohësit e tij dhe brezat e muslimanëve, të cilët do të vinin më pas, mund të krijojnë lidhje të pashkëputura me të kur dhe si të duan. Lërmëni t’iu rikujtoj faktin se, ai nuk u bë prijësi i bashkësisë muslimane, mënjëherë pas shtegtimit të Muhammedit (s.a.u.s.) nga kjobotë për në tjetrën, por ai u bë prijësi i bashkësisë muslimane njëzet e pesë vite pas shtegtimit të Muhammedit (s.a.u.s.) nga kjo botë. Ali Ibn Ebi Talibi (a.s.) u bë njëri nga katër prijësit e drejtë, i cili udhëhoqi bashkësinë muslimane. Ai ishte prijësi i Muhammedit (s.a.u.s.) disa bashkëkohës të Muhammedit (s.a.u.s.) e pranojnë Aliun (a.s.) menjëherë si prijës të bashkësisëmuslimane, ndërsa disa të tjerë e pranojnë atë, si prijësin e bashkësisë muslimane, njëzet e pesë vite pas shtegtimit të Muhammedit (s.a.u.s.) nga kjo botë.Ndërsa disa tëtjerë e pranojnë atë, si njeriun e plotë musliman, i cili është shembëlltyra e bashkësisë muslimane dhe për brezat pasardhës. Lidhja e muslimanëve me Aliun (a.s.) është e përjetshme dhe duhet të qëndrojë si një lidhje intelektuale, doktrinore, emocionuese, shoqërore dhe praktike”.

“Në këtë këndvështrim, prijësi i katërt i bashkësisë muslimane Aliu (a.s.) nuk i përket vetëm besimtarëve muslimanë shiitë, por i përket mbarë bashkësisë muslimane. Lidhja e muslimanëve me Ali Ibn Ebi Talibin (a.s.) me Muhammedin (s.a.u.s.) me Farefisin e tij të Pastër dhe me bijtë e Aliut (a.s.) dhe Fatimes (a.s.)  duhet të qëndrojë gjithmonë dhe e përjetshme, si një shembëlltyrë e njeriut të plotë musliman, pra një burim frymëzimi për ne. Kjo është pika e parë e çështjes. Pika e dytë e çështjes është, shpallja e lidhjes së fortë mes Kur’anit Famëlartë dhe Farefisit të Pastër të Muhammedit (s.a.u.s.) e cila vë në pah rëndësinë e madhe që kanë këto dy porosi të paçmuara. Por fatkeqësisht disa pseudodijetarëuehhabistë, e kanë prishur formën e vërtetë të Hadithi Thekalejn, duke thënë se forma e vërtetë e tij është:“Libri i Allahut dhe Sunneti im”. Ja pra rruga e vetme e shpëtimit është, njohja e mirë e qendrave të kapitalit dhe fuqisë islame, pra mësimi i drejtë i dhe lidhja e fortë pas spirancës së vetme shpëtuese, rrugës së ndriçuar, parzmores dhe përkrenares së hekurt, e cila do të shpëtojë bashkësinë muslimanë, nga shmangia është pikërisht Farefisi i Pastër i Muhammedit (s.a.u.s.). Kjo është diçka e domosdoshme, që duhet bërë në botën muslimane të ditëve të sotme. Sepse tëtërë muslimanët e botës, e kanë të domosdoshme njohjen e mësimeve të Muhammedit (s.a.u.s.) të përcjellura nëpërmjet rrugëve dhe mënyrave të Shkollës së Ehli Bejtit. Nuk ka rëndësi nëse besimtarët muslimanë, e besojnë si një prijës të drejtë Aliun (a.s.) dhe djemtë e tij si prijës të bashkësisë muslimane ose jo. Por lërmëni që t’iu rikujtojse besimtarët shiitë, i japin më shumë rëndësi të çështjes së vlerësimit të përcaktimit, të prijësit të besimtarëve muslimanë, se sa çështjeve të tjera fetare islame. Por ne u bëjmë thirrje vëllezërve tanë sunnitë, të cilët nuk zotërojnëkëtë lloj doktrine se, nuk duhet t’i shkëpusin lidhjet intelektuale, logjike, doktrinore, emocionuese, shoqërore dhe praktike me familjen e Muhammedit (s.a.u.s.) Aliut (a.s.) dhe Farefisit të tij Pastër. Prandaj themi se ngjarja madhështore e Gadiru’l-Humit, në një këndvështrim të dytë, i përket tërë besimtarvë muslimanë, sepse na lidh drejtpërdrejtë me Muhammedin (s.a.u.s.) Ali ibn Ebi Talibin (a.s.) dhe me Farefisin e tij të Pastër.”

“Ngjarja e Gadiru’l-Humit, nuk është vetëm një ngjarje historike islame, por është një ngjarje gjithëpërfshirëse islame. Muhammedi (s.a.u.s.) i cili ishte orvatur, madje kishte luftuar kundër idhujtarisë, besëtytnive, fanatizmave kundër epokës së padijes, nëse do të kishte lënë bashkësinë muslimane, pa ndonjë udhëzim në dhjetë vitet vijuese, kjo do të nënkuptonte se, ai nuk e kishte kryer si duhet detyrën e tij. Rrënjët e epokës së padijes, ishin ngulitur aq thellë në mendjen edhe zemrën e arabëve sa, qëpastrimi i plotë i tyre kërkonte vite e vite të tëra. Nga ana e jashtme dukej se çdo gjë ishte në rregull, sepse muslimanët besonin sinqerisht në Allahun (a.u.xh.), por natyrisht shkalla e besimit të tyre ndryshonte. Disa nga bashkëkohësit e Muhammedit (s.a.u.s.) ishin shndërruar në muslimanë një, dy ose gjashtë muaj para shtegtimit të tij nga kjo botë. Arsyet kryesore të këtij shndërrimi, ishin fuqia ushtarake e Muhammedit (s.a.u.s), joshja nga plaçkae luftës dhe ngrohja e zemrave duke marrë para, që shpërndante vetë Muhammedi (s.a.u.s.). Ata nuk ishin të tërëmuslimanë me besim të thellë, ashtu siç ishin muslimanët e epokës së parë. Pastrimi i plotë i rrënjëvë të thella të epokës së padijes dhe udhëzimi i tërëve në fenë islame, ishin masat e ndërmarra për epokën e dhjetë viteve vijuese, pas shtegtimit të Muhammedit (s.a.u.s.) nga kjo botë për në tjetrën. Nëse këta masa nuk do tëndërmirreshin, atëherëkjo do të nënkuptonte se, ai nuk e kishte kryer si duhet detyrën e tij. Ashtu siç thuhet në ajetin e tretë të Sures Maide: “Në ditën e sotme, përsosa për ju fenë tuaj, plotësova dhuntinë Time mbi ju dhe zgjodha Islamin fe për ju!” Ky ajet ështënjë tregues i qartë i kësaj gjendjeje. Pra kjo nënkupton dhuntinë islame, dhuntinë e udhëzimit, dhuntinë e shfaqjes së udhës së drejtë, përcaktimit të rrugës shpëtuese, pas shtegtimit të Muhammedit (s.a..u.s.) nga kjo botë në tjetrën, si një detyrë e natyrshme dhe njerëzore. Muhammedi (s.a.u.s) u shpjegoi muslimanëve bindjen dhe nënshtrimin ndaj cilësive intelektuale, doktrinore, emocionuese, morale, revulocionare, shoqërore, ushtarake dhe praktike të të prijësit të katërt të bashkësisë musliamne Aliut (a.s.)”.

 

“Për më tepër kjo shpallje, nuk ishte as urdhëri i Muhammedit (s.a.u.s.) por ishte një urdhri dhe përzgjedhja hyjnore, ashtu siç ishin dhe fjalimet e tjera të Muhammedit (s.a.u.s.). Ky ishte urdhëri i qartë i Allahut (xh.sh.) ndaj Muhammedit (s.a.u.s.) ndërsa ky i fundit ishte zbatuesi i këtij urdhëri. Ja pra kjo është rëndësia gjithëpërfshirëse islame e ngjarjes së Gadiru’l-Humit, një kusht tregues i qartë mbi të ardhmen e sigurtë dhe në rrugë të drejtë të mbarë bashkësisë muslimane. Natyrshëm shtrohet pyetja: “Çfarë do të thotë kjo?!” Kjo do të thotë cilësitë fetare dhe morale, përkushtimin, shkallën e lartë të besimit, qëndrimin e patundur mbi fenë islame, largimin nga tërësia e gjërave të kota nga rruga e drejtë hyjnore, guximin dhe trimërinë në rrugën e Allahut (xh.xh.), zotërimin e shkallës së lartë të dijes fetare dhe veprimin me të, sjelljen me mençuri dhe zgjuarsi dhe sjelljen e patundur me fuqinë e vullnetit të lirë. Kjo është një sjellje e vërtetë, konkrete dhe simbolike në të njëjtën kohë. Këto ishin cilësitë e prijësit të katërt të bashkësisë muslimane Ali Ibn Ebi Talibit (a.s.). Por në të njëjtën kohë këto janë dhe cilësitë fetare dhe morale që duhet të zotërojë një prijësi bashkësisë muslimane gjatë tërë jetës së tij. Kjo është një dukuri, e cila kryhet me përzgjedhjen hyjnore. Ja pra kjo është e vërteta e ngjarjes madhështore të Gadiru’l-Humit”.

 

Burimet e referuara:

1.      Imam Taberiu, “Ihtixhaxhu ala’l-Ehli’l-Lexhaxhi” (Nevoja mbi Sqarimin e Brezave), vëll. 1, fq. 82

2.      Ibn Kethiri, “Siretu’n-Nebeuijje” (Biografia e Muhammedit (s.a.u.s.)), vëll. 2, fq. 412

3.      Hafidh Sehauiu, “Usulu’l-Kafi” (Stili i Mjaftueshëm), vëll. 2, fq. 415

Burimi: İntizar.web.tr