Liban

Kënduesi i shquar libanez i Kur’anit: Keqmenagjimi i zyrtarëve sauditë evident në tragjedinë në Mina

Husein Hamdan, këndues i shquar libanez i Kur’anit
Husein Hamdan, këndues i shquar libanez i Kur’anit

Një këndues i shquar  libanez i Kur'anit  thotë se keqmenagjimi dhe mangësitë e autoriteteve saudite në drejtimin Haxhit janë të qarta, duken në  rrëmujën tragjike në Mina ku u mbytën qindra haxhinj.

Duke folur për  Agjencinë e Lajmeve IQNA, Husein Hamdan ka thënë Arabia Saudite nuk i jep shumë rëndësi Haxhit dhe funksionimit të duhur të ngjarjes vjetore.

Është e qartë se ngjarja tragjike është rezultat i neglizhencës së zyrtarëve Sauditë, deklaroi ai.

Në qoftë se do  të kishte planifikim më të mirë për Haxh, kjo fatkeqësi nuk do të kishte ndodhur,  tha kënduesi i shqur libanez i Kur'anit.

Ai theksoi se organizmat ndërkombëtare islamike, veçanërisht Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OIC) duhet të marrë një vendim të unifikuar dhe serioz për tragjedinë në Mina.

Rreth 2000 haxhinj u mbytën nga rrëmuja të enjten në Mina, pranë Mekës, kur kryen ritet fetare.

Me numrin e të vdekurve në rritje, shumë  haxhinj ende nuk janë gjetur  në incidentin që shënoi fatkeqësinë më të rëndë gjatë Haxhit në 25 vjetët e fundit.

Deri më tani, 226 haxhinj iranianë janë deklarua të vdekur, ndërsa shumë shtetas iranianë që ishin të zhdukur pas tragjedisë janë ende nuk janë jetur.

Husein Hamdan tha se Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OKI) duhet të dërgojë një mision faktmbledhës në Arabinë Saudite për të hetuar mbi shkaqet e tragjedisë.

Umeti arabë dhe muslimanë duhet të marrë qasje të drejtë ndaj incidenteve të tilla për të parandaluar ato që të mos ndodhin në të ardhmen, tha në vazhdim kënduesi i shquar libanez i Kur’anit, Husein Hamdan.

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}

Burimi: IQNA News