Opozita bllokon kuvendin e kosovës
Opozita e bashkuar nga tri partitë politike tha se ne nuk do të ndalemi gjersa nuk përmbushen kërkesat tona si parti Opozitare. Ndërsa nga ana tjetër Kadri Veseli kryetar i kuvendit thotë se: “ opozita po cenon demokracinë opozitare. Kryeministri Mustafa nuk dëshiron, të i shpalos, korrigjojmë e shqyrtojmë marrëveshjen e nënshkruar në Bruksel, ne jemi duke përgatitur edhe protestat masive dhe se deri sot janë nënshkruan në peticion më se 150.000 nënshkrime për kundër marrëveshjes së Brukselit.
Dy zonjat kryesore të pakicës po e presin në disponim të mirë fillimin e seancës së të enjtes në parlamentin e shtetit. Situatë miqësore është edhe në kampin e shumicës. Me humor te mirë u shfaq edhe kryetari i Kuvendit, kur hyri në sallë. Fytyra e Kadri Veselit nuk u prish as kur opozita iu afrua te foltorja.
Megjithatë, shefi i deputetëve i lejoi përfaqësuesve të opozitës të flasin nga një mikrofon prej ku nuk kishin folur asnjëherë më parë. Deklarimin e deputetëve nga karriget e tyre nuk e pëlqeu Visar Ymeri i Vetëvendosjes, i cili reagoi te kryetari i parlamentit.