Siria

Konfuzion në mesin e kundërshtarëve të huaj dhe vendas të Bashar al-Asad

Viti 2013 përfundoi me shumicën e raporteve që tregojnë se dështimet e përsëritura të të gjithë kundërshtarëve të brendshëm dhe të jashtëm të presidentit sirian Bashar al-Asad. Po kështu, kundërshtarët e qeverisë siriane kanë filluar 2014-ën me konfuzionin mbi strategjitë dhe taktikat e miratuara nga mbështetësit e tyre të huaj.

Një arsye e fortë për çështjen në fjalë është vërejtjet e bëra nga kreu i të ashtuquajturit Koalicionit Kombëtar Sirian (KKS), George Sabra, në një intervistë me kanalin libanez LBC, i cili tha se ekipi i udhëhequr prej tij, është ende duke shqyrtuar nëse për të marrë pjesë në ndonjë takim ndërkombëtar me qëllim për të diskutuar krizën siriane. Ndërkohë nuk është më një parakusht pjesëmarrja e opozitës.

Nga ana tjetër, mbështetësit rajonal dhe ndërkombëtarë të kundërshtarëve të Asadit gradualisht po pranojnë mbeturinat e përpjekjeve të tyre të grumbulluara në tre vjet për të përmbysur Asad.

Në këtë rast ajo ç’ka mund të theksohet në vërejtjet e bëra nga ana e Emirit të Katarit, Sheik Tamim bin Hamad Al Thani, është se aktualisht Presidenti sirian Bashar al-Asad është në një pozitë të fortë.

Emiri i Katarit njoftoi se pjesëmarrja në konferencën e Gjenevës 2 qe një vendim thelbësor për të gjitha grupet opozitare të Sirisë, sepse koha për përmbysjen e qeverisë siriane ka kaluar.

Zyrtarët amerikanë gjatë këtyre javëve të fundit, me të theksuar për gjetjen e një zgjidhje politike për krizën në Siri, kanë humbur çështjen e përmbysjes së Bashar al-Asadit nëpërmjet ndërhyrjes ushtarake – në këtë mënyrë kanë humbur mundësinë që ata të dëmtojnë frontin e rezistencës.

Për të hetuar arsyen që fshihet pas pas  opozitës siriane, së pari ne duhet të shikojmë thellë në rrënjët dhe formimin e saj gjatë gjithë kohës.

 

Kur filloi kriza siriane?

Në qytetin e Dara'a-së, forcat siriane arrestuan 15 fëmijë pasi kishin shkruar kundër qeverisë parrulla provokative në muret e shkollës së tyre më 26 shkurt, 2011. Ata u liruan disa ditë më vonë.

Megjithatë më 15 mars 2011, një përdorues i pa identifikuar, bëri thirrje në Facebook për protesta kundër presidentit Bashar al-Asad në faqen e tij. Pas thirrjes së shpërndarë, protestat kishin nisur në qytetet e Homs, Dara'a dhe Damaskut. Njerëzit në këto protesta kërkonin lirinë dhe luftën kundër korrupsionit.

 

 

 

Në atë kohë, ato media që mbështesnin kundërshtarët e Asadit na dolën me një histori: se familjet e 15 fëmijëve, të cilët ishin arrestuar në shkurt, ishin fyer dhe poshtëruar. Kjo histori, autenticiteti i të cilës asnjëherë nuk u konfirmua, i zemëroi disa shoqata të të drejtave të njeriut, të cilët kërkuan një shpjegim nga qeveria siriane.

Mbështetësit e qeverisë së Asadit e konsideruan këtë veprim si një konspiracion për të përhapur kaos në vend dhe për të shkatërruar rezistencën dhe për të çuar në një gjendje tërësisht të favorshme për regjimin sionist. Qe fundi i marsit 2011, kur për herë të parë opozita kërkoi rrëzimin e Bashar al-Asad në faqen e tij në Facebook. Një kërkesë e mirëpritur nga Izraeli, SHBA, nga disa vende evropiane si dhe nga  Turqia, Egjipti, Arabia Saudite, Katari, dhe Jordania.

Mediat e këtyre vendeve fillimisht u përpoqën që të përshkruanin të ashtuquajturën kryengritje si vazhdimin e kryengritjeve popullore në Lindjen e Mesme të njohur si pranvera arabe. Por parimet dhe objektivat e Pranverës Arabe kanë qenë anti-Izrael dhe anti -SHBA, ndërsa në Siri, ka qenë pikërisht e kundërta e lëvizjeve [ Pranverës Arabe ], dhe si përfundim doli në dobi të regjimit sionist.

Gradualisht qeveritë të ngacmuar nga zhvillimet në Siri vendosën të mbështesnin opozitën. Por në fillim të krizës ata nuk e dinin se cilat grupe duheshin mbështetur. Nga njëra anë, ishin grupet laike dhe pro - perëndimore, mbështetja e të cilave do të dëmtonte natyrën e Pranverës Arabe.

Nga ana tjetër, grupet jo-muslimane etnike si kurdët dhe të krishterët, të cilët nuk luajtën asnjë rol në protestat anti -qeveritare dhe ishin kryesisht mbështetësit e Asadit.

Përveç këtyre grupeve, kishte dhe suni anti -alevi dhe selefitë, të cilët kapën interesin e agjencive amerikane të zbulimit dhe të aleatëve të tyre. Këta njerëz kishin një identitet islam dhe kishin më shumë konsistencë në kryengritjet popullore në Lindjen e Mesme.

Megjithatë, ata bënë një gabim strategjik në llogaritjet e tyre, e cila ishte se shumë nga sunitë kanë pasur ndjeshmëri të madhe para rezistencë dhe arritën më në fund në përfundimin se çdo lloj trazire dhe kaosi në Siri do të jetë në dobi të Izraelit.

Pas kësaj, agjencitë e zbulimit të SHBA-ve dhe Arabisë Saudite me ndihmën e shumë vendeve të tjera u përpoqën për të transferuar vëmendjen tek al -Kaeda dhe militantët e saj në Siri dhe për t'i pajisur ata me para dhe armë në emër të të qenit një opozitë anti-Asad. Shefi shërbimeve sekrete saudite, Princi Bandar bin Sultan Al-Saud, ka luajtur një rol të rëndësishëm në koordinimin e këtyre militantëve në Siri.

Në fillim militantët e huaj të mbështetur kapën disa qytete kryesore dhe krahinat e tyre dhe me ndihmën e armëve të huaja vranë shumë njerëz në Siri, shpërngulën miliona nga shtëpitë e tyre. Ata shkatërruan infrastrukturën e Sirisë dhe dëmtuan ekonominë e vendit me miliarda dollarë.

Megjithatë, natyra e vërtetë e këtyre grupeve u ekspozuar shpejt pas therjes brutale të popullit sirian nga disa nga anëtarët e tyre, të cilët ishin shtetas të vendeve të tjera. Mizoritë e tyre nuk mbeten të fshehura nga kamerat dhe u raportuan menjëherë në mbarë botën.

Pas kësaj , gradualisht opozita e brendshme u dekurajua dhe menduan se ata janë bashkuar me të huajt për të shkatërruar vendin e tyre, dhe ngadalë u ngrit konfuzioni në mesin e tyre.

Arabia Saudite u përpoq për të bashkuar këto grupe duke organizuar një operacion flamur të rremë, dhe të bindur se disa nga grupet do të bëjnë një sulm me armë kimike në një nga bazat e tyre, por ky komplot u ekspozuar shpejt.

Aleancat dhe koalicionet në mes të grupeve të opozitës gradualisht janë zbehur dhe përfundimisht janë ndarë  - një situatë e favorshme për qeverinë siriane për të pastruar vendin nga militantët e huaj.

Pas presionit publik ndaj Shteteve të Bashkuara, e cila konsiderohet një nga mbështetësit kryesorë të opozitës së huaj, Uashingtoni më në fund pranoi se për të zgjidhur krizën siriane duhet më parë të kërkohet për një zgjidhje politike.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara po përballen me një pyetje serioze nga ana e popullit të vet  - pse dollarë nga taksat amerikane po shpenzohen për të ndihmuar al-Kaedën? Dhe në qoftë se është vërtetë kështu, cili është arsyetimi për qeverinë e SHBA-ve për shpenzimet në të ashtuquajturën luftën e saj kundër terrorizmit gjatë dekadave të fundit.

Në përgjithësi, mund të thuhet se natyra e ekspozuar e militantëve të al-Kaedës ka dekurajuar jo vetëm kundërshtarët e vërtetë të qeverisë siriane, por ka ekspozuar edhe standarde të dyfishta të SHBA-ve dhe disa aleatëve të saj në trajtimin e al-Kaedës dhe se pretendimet e tyre ishin gënjeshtra.

Tahmineh Bakhtiari është një gazetare dhe eksperte e çështjeve të Lindjes së Mesme dhe Amerikës Latine. Shkrimet e saj janë publikuar në gazeta të ndryshme dhe shumë revista online si psh.: The Khorassan Daily, Jam-e Jam, Jomhuri Islami si dhe Aftrab-e Yazd.libri i saj  “Preardhja e Sionizmit” u publikua në vitin 2001. Bakhitari ka një Master në Marrëdhenie Ndërkombëtare.