Shba, El-Kaida: Nga Armiqësıa Në Aleatë, Miqësi
Që nga fillimi i krizës në Siri në vitin 2011, raporte të vazhdueshme janë publikuar për praninë e grupeve të El-Kaides, siç është Fronti el-Nusra dhe grupe të tjera Tekfiriste nga shtetet arabe.
Dy vjet pas fillimit të krizës në Siri, amerikanët dhe të tjera kombe ballafaqohen me një pyetje interesante: ku është ndryshimi mes el-Kaides të vitit 2001 dhe të vitit 2011? Përse Shtetet e Bashkuara forrmuan një koalecion kundër el-Kaides në vitin 2001 dhe përse tani po përpiqen të forrmojnë një koalecion të ndihmojnë el-Kaiden?
Ku është arsyeja e këtij paradoksi në politikën amerikane rreth el-Kaides dhe sa është e vërtetë siç thuhet në mediat Perëndimore për natyrën rreth el-Kaides? Përse, el-Kaida në Siri, çfarë kërkon aty? Këto pyetje kërkojnë përgjigje, sepse ka mundësi për sulm ushtarak kundër një vendi, sikur edhe rritjen e retorikës luftarake anti-Siriane.
Në vitin 2001, Shtetet e Bashkuara njoftuan se el-Kaida në vitin 2001 është kryesi, autori i sulmit terrorist të 11 Shtatorit në qytetin e New York-ut. Pastaj, el-Kaida u shndërrue në simbol të terrorizmit dhe Washingtoni e kishte planin gati për miratim në të ashtuquajturen luftë terrorizmit. Në atë kohë shumë shtete për rreth botës, madje edhe Kombet e Bashkuara u pajtuan se terrorizmi duhet të çrrënjoset.
Për t’u përgjigjur kësaj pyetje, së pari duhet shikuar si u krijua ky grup dhe kush janë ndihmësit. El-Kaida është një grup i cili është krijuar, formuar në dhjetëvjetëshin e katër të shekullit njëzetë me ndihmën financiare të Arabisë Saudite dhe Katarit, dhe me ndihmën, përkrahjen ushtarake të Shteteve të Bashkuara, me qëllim që të bllokohet, pengohet ndikimi Rusisë Sovjetike dhe si ofertë për të kontrolluar komunizmin.
Ky grup ka vazhduar ekzistencën derisa u shpartallua Bashkimi Sovjetik. Sipas Zbigniew Brzezinski-t, el-Kaida është një fëmij me përpjekje të përbashkëta i CIA-s dhe Arabisë Saudite në vitet 1980-ta.
Në vazhdim të shpartallimit të Bashkimit Sovjetik, filloj rritja e fuqisë së Talibanëve dhe sjelljet radikale të grupit ndaj besimeve tjera ishin një provokim i opinionit publik.
Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara kanë zhvilluar disa takime me udhëheqësit e e-l-Kaides, duke përfshi edhe Osama Bin Ladenin, me qëllim që grupi në fjalë të ishte nën kontrollin e tyre, por takimet, të shumtën, ishin të pasukseshme, për arsyes se grupi ishte i pakontrollueshëm, sikur që ishin edhe armatimet dhe paratë. Pra, 11 Shtatori ishte skenar dhe e vetmja rrugë për të kontrolluar këtë grup.
Shtetet e Bashkuara dukeshin të dëmtuara në atë kohë dhe një grup i quajtur el-Kaida sulmojë vendin. Situata në atë kohë përgatititi terrenin për formimin e një koalicioni kundër el-Kaides dhe më në fund Shtetet e Bashkuara sulmuan, pushtuan, Afganistanin.
Iraku gjithashtu ishte në shënjestër sepse përkrahte financiarisht el-Kaiden dhe që supozohej se kishte armatim për shkatërrime masive. Për të krijuar baraspeshën ndërmjet Shi’ive dhe Sunnive në Irak, ky grup bëri mizori, krime, shkatërrime, në emër të Shtetit Islamik të Irakut.
Vazhdimi i dhunës në Irak është një skenar i përgatitur nga Shtetet e Bashkuara për të ndalur hovin e fuqisë në rritje muslimanëve Shi’i, dhe këtë shërbim e kryen me zell el-Kaida me grupet tjera në tërë vendin, edhe pse ata pretendojnë se janë kundër Shteteve të Bashkuara.
Në vitin 2011, pakënaqësia ishte e hapur ndërmjet disa bashkësive sunnite siriane në Halep dhe Homs kur disa oficierë të armatës trajtuan disa hoxhallarë sunni, atëherë vëmendja e Shteteve të Bashkuara u përqëndrua tek Siria.
Shtetet e Bashkuara tani janë në një pozicion prej të cilit mund të provokojnë sirianët që ta përmbysin Bashar Assadin dhe qeverinë e tij si armiqësore. Por, opozita në Siri është pjesë e vogël e shoqërisë dhe kur e kuptuan këtë Shtetet e Bashkuara u binden shpejt se Bashar Assadi nuk mund të përmbyset nga kryengritësit brenda Sirisë.
Prej muajit Maj të vitit 2011, kur grupet Tekfiriste u lidhen me el-Kaiden, filluan hyrjet në Siri në grupe apo prej individësh nga Turqia, Jordani dhe nga kufiri i Izraelit. Këta individë aty u formuan në grupe militante. Dy prej këtyre grupeve, duke përfshi edhe Frontin el-Nusra, që zyrtarisht, siç kanë njoftuar, janë bashkuar me el-Kaiden. Pavarësisht nga kjo, mediat e Shteteve të Bashkuara dhe mediat e aleatëve të Shteteve të Bashkuara përpiqen t’i paraqesin këta individ e këto grupe si pjesë e kombit sirian që janë çuar në kryengritje kundër qeverisë qendrore. Megjithatë, gradualisht, raportet e institucioneve kërkimore-hulumtuese, e këtyre shteteve, filluan të kuptojnë, të pranojnë se po dëshmohet që shumica e kryengritësve në Siri janë të huaj, pra, nuk janë sirianë.
Luftëtarët e huaj, të cilët ndihmohen nga të huajt, janë bashkuar me el-Kaiden në Siri, ku po kryejnë akte të ndryshme terroriste, duke masakruar fëmijë, gra, duke i coptuar gjymtyrët. Por, këtë herë duket se jo vetem Bashkësia Ndërkombëtare paraqitet e verbër, e shurdhër, por edhe Shtetet e Bashkuara kërkojnë të formojnë një koalicion për të ndihmuar terrorizmin.
Kjo dëshmohet se komandantët militantë në Siri, Turqi dhe Jordan, duke përfshi edhe disa terroristë, janë trajnuar nga Shtetet e Bashkuara në Jordan. Arabia Saudite dhe Katari vazhdojnë të financojnë kryengritësit dhe ndihma ju vjen edhe nga Izraeli., gjithashtu.
E vërteta është se, Shtetet e Bashkuara për arsye të ndryshme kanë vcndosur të përmbysin qeverinë siriane, qoftë me çfarëdo çmimi, me çfarëdo besuesshmërie.
Tani po duket dhe secili mund ta kupton skenarin rreth vrasjes së Osama Bin Ladenit.
Bin Ladeni, lideri i el-Kaides, është vrarë dhe luftëtarët e tij janë persekutuar në Jemen dhe Mali. Por, tani, el-Kaida “e mirë” është formuar në një model me interesat, objektivat kolonialiste, të Shteteve të Bashkuara. Shtetet e Bashkuara edhe pse e ndihmojnë këtë el-Kaidë të “mirë”, ato dëshirojnë që kjo ndihmë të bëhet në llogari të Kombeve të Bashkuara të UNSC dhe madje edhe nga vetë Kongresi.
Aktualisht, nuk është me rëndësi për Shtetet e Bashkuara se kryengritësit po shkatërrojnë kisha dhe manastire në Siri, duke djegur shtëpitë, banesat të krishterëve, madje duke i pushkatuar. Për amerikanët, tani, është më me rëndësi rënia, përmbysja e Assadit se çdo gjë tjetër.
Prandaj, mund të themi se si CIA, el- Kaida janë një nga mjetet amerikane që përdorën për të ekzekutuar kërkesat e saj në të gjithë botën.
Kurdo që Shtëpia e Bardhë dëshiron, ky grup del në një vend dhe qeveritë perëndimore, nën pretekstin e mbështetjes së atij vendi në kundërvënien ndaj el-Kaidës (si ajo që ndodhi në Afganistan dhe Mali) ose nën pretekstin e mbështetjes së el-Kaidës kundër qeverisë qendrore (pëlqen ajo që po ndodh në Siri në të pranishëm), përzihen në atë vend.
Çfarë është më e rëndësishme dhe duhet të merret në konsideratë është niveli i vetëdijes së Bashkësisë Ndërkombëtare rreth manipulimit të SHBA. Duket se në këtë kohë njerëzit e botës nuk kanë besuar pretendimet amerikane rreth Sirisë, por edhe në një nivel më të lartë, Kongresmenët amerikanë janë edhe në kërkim në çështje me dyshim.
Çfarë është më e rëndësishme dhe duhet të merret në konsideratë është niveli i vetëdijes së Bashkësisë Ndërkombëtare rreth manipulimit të SHBA. Duket se në këtë kohë njerëzit e botës nuk kanë besuar pretendimet amerikane rreth Sirisë, por edhe në një nivel më të lartë, Kongresmenët amerikanë janë edhe në kërkim në çështje me dyshim.
Shënim:
Tahmineh Bakhtiari është një gazetare iraniane, ajo është një eksperte për Lindjen e Mesme dhe Amerikën Latine. Shkrimet e saj janë publikuar në shtyp dhe në shumë revista, gazeta dhe në internet, duke përfshirë këtu edhe të përditshmet Khorassan, Jam-e-Jam, Jomhuri Islami dhe Aftrab-e Yazd. Libri i saj Gjenealogjia esionizmit është botuar në vitin 2001. Bakhtiari ka një diplomë master në marrëdhëniet ndërkombëtare.