Izrael

Protestat masive në Izrael

Me dhjetëra mijëra afrikan kanë dale në rrugët e Tel Avivit ditë më parë, për të protestuar kundër politikës izraelite të arrestimit të emigrantëve të shumtë të cilët shpallen si kërkues ilegal të punës. Protestat e emigrantëve janë mbajt edhe më parë në Izrael, por këto që ishin kanë qenë më të mëdha gjer tani. “Mbi 30.000 protestues kanë marshuar në mënyrë të qetë nëpër Tel Aviv”, ka deklaruar zëdhënësja e policisë izraelite Lubra Samri.

 

         Protestuesit janë tubuar në sheshin qendror të qytetit duke thirur slogane si:” Të gjithë neve jemi refugjatë”, “ Po lirisë, jo arrestimit”. Në disa qytete të Izraelit kanë filluar të mbahen edhe greva të solidaritetit.
Organizatorët e protestës kanë shpërndarë fletëpalosje në të cilin shkruanin: “Lirojeni të gjithë refugjatët nga burgjet dhe ndal politikës së arrestimit”. Do të thotë, ka të bëjë me ligjin  e ri i cili ka hyrë në fuqi para tri javësh, sipas së cilës policia izraelite mund të arrestojë çdo person i cili gjendet në Izrael, ndërsa nuk posedon vizën valide. Të arrestuarit mund të mbahen në kohë të pacaktuar në paraburgim. Gjer tani 300 vetë janë arrestuar nga koha e hyrjes së ligjit në fuqi.

 

Nga viti 2006, sipas pushtetarëve izraelit, në Izrael kanë hyrë rreth 60.000 emigrantë nga Eritreja, Sudani dhe shtetet tjera afrikane. Gardhi kufitar i ngritur në kufirin me Egjiptin ka zvogëluar numrin e emigrantëve, por ata të cilët gjenden në Izrael mund të përfundojnë në burgjet të tipit të hapur të cilët janë ngritur në hapësirën jugore të shkretëtirës izraelite.

Kryeministri Benjamin Natanjahu ka deklaruar se emigrantët janë:

” kërcënim të pamjes shoqërore të kombit izraelit”, ndërsa ish ministri i punëve të brendshme, Eli Yishai, i ka quajtur”infiltrues” prezencën e të cilëve i kanë nxit” organizatat anticioniste për drejtat e njeriut”.

 

Fakti se shumë organizata për të drejtat e njeriut kundërshtojnë deportimin e emigrantëve prapa në shtetet e tyre, pasi që jeta e tyre mund të jetë e rrezikuar. Shumë afrikan në Izrael nuk janë vetëm emigrant, por kërkojnë azil.”Kemi ikur nga persekutimet, diktaturat, luftës qytetare dhe gjenocidit” ka thënë një pjesëmarrës në demonstratë , i cili vinte nga Eritreja dhe kërkonte azil në Izrael. Në mes emigrantëve afrikan, sidomos nga Etiopia, ka edhe shumë hebrenj. Por ardhja e tyre në Izrael është një temë kontroverse, pasi që një pjesë e izraelitëve nuk i pranojnë si hebrenj, ndërsa të tjerë kritikojnë qeverinë për shkak të ndihmës së pamjaftueshme të ofruar këtyre njerëzve të cilët dëshirojnë të jetojnë në Izrael.

        
Burimi: AFP dhe RT