Amerike

47 senatorë amerikanë në anën e lobit Izraelit kundër Iranit

Në foto: Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit, Senatori Robert Menendez gjatë fjalimit para Komitetit Amerikan-Iizraelit për Çështje Publike ( AIPAC ), 5 mars 2013.
Në foto: Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit, Senatori Robert Menendez gjatë fjalimit para Komitetit Amerikan-Iizraelit për Çështje Publike ( AIPAC ), 5 mars 2013.

Komiteti Amerikan Izraelit për Çështje Publike ( AIPAC ) ka publikuar listën e 47 senatorëve të SHBA-ve të cilët kanë rënë dakord për bashkë – sponsorim të një projekt-ligji për të vendosur sanksione shtesë kundër Iranit.

    Projekt-ligji për sanksione, u paraqitë nga Senatorët  Mark Kirk dhe Robert Menendez më 19 dhjetor 2013, që fillimisht kishte mbështetjen e 24 senatorëve, të cilët ishin ndarë në mënyrë të barabartë, 12 senatorë mes demokratëve dhe 12 senatorë nga ana e republikanëve.


    Shtëpia e Bardhë ishte e shpejtë për të dënuar këto masa në atë kohë, duke thënë se presidenti Barack Obama ka për të vënë veton këtij projekt-ligji nëse do të kalojë në Kongres.    
      Senatori Cory Booker, demokrat i sapo zgjedhur nga New Jersey, me të shpejt e shtoi emrin e tij në listë dhe që atëherë, 20 senatorë të tjerë - të gjithë republikanë - kanë shtuar emrat e tyre, sipas Lobelog.com.


      Pesëdhjetë e tre senatorë, duke përfshirë 36 demokratë dhe dy të pavarur, të cilët zakonisht votojnë me grupin e Demokratëve, nuk kanë rënë dakord për të bashkë – sponsorizojnë ligjin për sanksione, duke i bërë ata të jenë në shënjestër të  Komiteti Amerikan Izraelit për Çështje Publike ( AIPAC ),  deri sa të mblidhet Senati në fillim të javës së ardhshme.


     Ajo që është e veçantë në lidhje me këtë listë, megjithatë, është se shumë pak prej 47 bashkë- sponsorëve kanë dëshiruar për të publikuar mbështetjen e tyre për projekt-ligjin për zgjedhësit e tyre përmes mediave lokale ose mjeteve të tjera , shkruan gazetari amerikan Jim Lobe.


   Presidenti Barack Obama dhe Sekretari i Shtetit, John Kerry kanë deklaruar vazhdimisht se kalimi i një projekt-ligj të ri për sanksione do të shkelte jo vetëm shpirtin, nëse jo letrën, të marrëveshjes së përkohshme bërthamore, ajo do të hedhte dyshime serioze mbi “ mirë-besimin” e Washingtonit në bisedime.


    Nisma e re anti - Iran në Senat është në kundërshtim me vlerësimin më të fundit nga ana e Komunitetit të Inteligjencës Amerikane e cila ka ardhë në përfundim se sanksionet e reja do të dëmtojë perspektivat për një marrëveshje të suksesshme të plotë bërthamore me Iranin.


     Teherani ka paralajmëruar se çdo sanksion i ri kundër Iranit do të të jetë vdekje   për gjithë marrëveshjen” e arritur midis Iranit dhe pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së plus Gjermania, në Gjenevë më 24 nëntor 2013.