Izrael

Netanjahu me kreun ushtarak në Moskë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka udhëtuar në Moskë i shoqëruar me shefin e gjeneral shtabit ushtarak izraelit Gadija Ajzenkota dhe komandantin e shërbimit sekret ushtarak Gercija Galevi, shefin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare Jisij Koen, sekretarin ushtarak Elezer Toledan dhe këshilltarin me marrëdhënie me media Boaz Bismutin.
Qëllimi i udhëtimit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahut dhe delegacionit më të lartë ushtarak izraelit, të cilët kësaj radhe shkojnë pa përfaqësuesit e mediave, janë bisedimet për prezencën e forcave ruse dhe armatimit në Siri dhe frikën nga konflikti direkt i forcave ushtarake izraelite dhe ushtrisë ruse. Lufta qytetare në Siri dashtë e padashtë e ka prekur edhe Izraelin. Ka filluar me granatimin e territorit ndërkufitar në rajonin e rrafshnaltës së Golanit. Benjamin Netanjahu do të paraqet kryetarit të Rusisë Putinit listën e kërcënimeve që sjellin Izraelit furnizimet e mëdha të armatimit bashkëkohor rus për ushtrinë siriane, duke përfshirë edhe mundësinë e posedimin eventual të këtij armatimi tek Hezbollahu.
Netanjahu do të përcjell Putinit se Izraeli nuk do të bie dakord në kufizimin e mundësisë të sulmeve ushtarake në territorin sirian në përgjigje eventuale të granatimit të territorit izraelit nga territori i Sirisë.
Komentuesi i gazetës izraelite ”Harec” Amos Harel  cek se qëllimi i vizitës së Netanjahut Moskës është, jo vetëm shmangia maksimale e mundësisë eventuale të ballafaqimeve të pilotëve ushtarak luftarak izraelit dhe rus në qiellin mbi Sirinë, por edhe të  ngacmojnë Shtëpinë e Bardhë, duke i dhënë me dije  Washingtonit se Tel Avivi nuk i beson Shteteve të Bashkuara të Amerikës se i mbron interesat e Izraelit në sferën e sigurisë.

Burimi: Sputnjik