Putini ofron zgjidhje për krizën e refugjatëve
Është e njohur se gjatë ”takimit të rastësishëm” me Obamën në Petersburg, Putini ofroi Obamës litarin e shpëtimit duke i mundësuar që të heqë dorë nga plani i tij i bombardimit të Sirisë. Obama, por edhe tërë bota, tani prap janë në çorsokak dhe përsëri Putini ofron zgjidhje.
Mediat amerikane, duke komentuar krizën e refugjatëve në Evropë, theksojnë se evropianët(pasi kanë ndjekur politikën e Uashingtonit në Siri) tani vuajnë nga ndjenja e fajësisë, dhe nuk dinë ç’të bëjnë. Ndërsa Putini iu ofron zgjidhjen, nuk ka luftë, nuk ka refugjatë. Ndërsa mediat perëndimore theksojnë se thelbi i propozimit të Putinit është i qartë: të përfundojë lufta amerikane kundër Asadit, Rusia të pranohet si lojtar kryesor, dhe të pajtohen me hegjemoninë rajonale të Rusisë, Iranit dhe Hezbollahut në Lindjen e Afërt.
Sipas sinjaleve që vijnë nga Pentagoni dhe State Departmenti, SHBA-të janë të gatshme të bisedojnë me Rusinë lidhur me luftën e përbashkët kundër ISIS-it. Uashingtoni është i shtrënguar të pranojë pjesëmarrjen e Rusisë në zgjidhjen e konfliktit sirian dhe të fillojë bashkëpunimin me Moskën, vlerësojnë analistët politik. Të gjithë shohin, edhe në Evropë edhe në Lindjen e Afërt, se amerikanët jo vetëm që janë fajtor për shkaktimin e katastrofës së tanishme në Lindjen e Afërt, porse nuk janë në gjendje të fitojnë kundër ISIS-it, kundrejt të cilit luftojnë plot një vit me sulme ajrore.
“SHBA-të tani askënd në botë nuk mund të bindin se janë të aftë të zgjidhin situatën në Siri, dhe se tani janë të shtrënguar të pajtohen me propozimin rus për bisedime me Moskën për operacionet e përbashkëta në rajon”, theksojnë edhe ekspertët ushtarak.
“Los Angeles Times” cek se Moska u bë lojtar i rëndësishëm, përkundër përpjekjeve të SHBA-ve ta izolojë, dhe se tani presidenti Obama dhe ekipi i tij për politikën jashtme edhe njëherë janë gjet në çorsokak.
Pritet që kryetari rus Putin gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, javën e ardhshme, do të propozojë krijimin e koalicionit të ri në luftë kundër ISIS0t dhe se në Nju Jork do të mund të arrihet marrëveshja lidhur me këtë në mes SHBA-ve dhe Rusisë.
Burimi: Sputnik