Palestine

Izraeli palestinezët i gjuan me shtëna, Egjipti i përmbyt me ujë

Një kohësisht me sulmet e cionistëve në xhaminë Al Aksa në Jerusalem dhe plagosjen e palestinezëve në Bregun Perëndimor, ushtria egjiptase  ka lëshuar sasi të madhe uji nga deti Mesdhe për të përmbytur tunelet ekzistuese në kufirin e Egjiptit me Rripin e Gazës.
Njashtu kryeministri cionist Benjamin Netanjahu në bisedë telefonike me mbretin e Arabisë Saudite ka biseduar me telefon për situatën në xhaminë Al Aksa në Jerusalem. Mijëra polic izraelit janë të angazhuar në afërsi të xhamisë Al Aksa në qytetin e okupuar të Kudsit(Jerusalemit). Shumë burrave mysliman dje i është ndaluar të kryejnë faljen e namazit të xhumasë në xhaminë Al Aksa me ç’rast ka shkaktuar protestat spontane të cilët kanë sjell dhunë të re. Konfliktet në mes të rinjve palestinez dhe policisë izraelite tek vendet e shenjta në Kudsin e vjetër kanë vazhduar edhe më tutje, me ç’rast janë burgos disa palestinez. Tek konflikti në platonë e njohur si Bregu i Tempullit, sikurse e quajnë çifutët, përkatësisht Haremi Sherif për myslimanët, erdhi gjatë shënimit të vitit të ri çifut 5776 Rosh hashane, e cila nisi të dielën mbrëma.
“Kur policia hyri në kompleks, të rinj e maskuar palestinez kanë ikë në xhami dhe kanë gjuajtur me gurë forcat tona” theksohet në deklaratën e policisë izraelite. Policia ka precizuar se ka “hyrë në vendin e shenjtë në të cilin gjendet xhamia Al Aksa që të sigurojë mbrojtje nga të rinjtë palestinez, që të mos sulmojnë çifutët dhe turistët gjatë vizitës së tyre të mëngjesit. Njëkohësisht të Rripin e Gazës dhjetëra mijëra palestinez kanë demonstruar kundër sulmit izraelit në xhaminë Al Aksa në Kuds(Jerusalem) gjatë fillimit të kësaj jave.

Burimi: irib.ir